Aktualitet

Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, kush janë dy bashkëpunëtorët e tij që po ashtu u vunë në pranga-Çkemi News
Aktualitet

Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, kush janë dy bashkëpunëtorët e tij që po ashtu u vunë në pranga-Çkemi News

  Pas një hetimi mbi një vjeçar, mëngjesin e sotëm ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë në pranga nga agjentët e BKH. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se po ashtu janë arrestuar po me urdhër të SPAK edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Ata akuzohen se kanë abuzuar me fondet e BE për SASPAK, në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte Ilir Beqaj. Beqaj, pasi ka dhënë gjeneralitetet në drejtorinë e Tiranës, është transferuar në ambientet e paraburgimit pranë komisariatit numër 3, bashkë me personat e tjerë. Ndërkohë ende një shifër të faturave fiktive nga të paktën 4 subjekte.
Historiani u vetëhelmua me fotoksinë para SPAK, Pal Troshaj kishte denoncuar në Top Channel para 4 vjetësh skemën e mashtrimit dhe zhvatjen me kredinë 500 mijë lekë-Çkemi News
Aktualitet

Historiani u vetëhelmua me fotoksinë para SPAK, Pal Troshaj kishte denoncuar në Top Channel para 4 vjetësh skemën e mashtrimit dhe zhvatjen me kredinë 500 mijë lekë-Çkemi News

Pal Troshaj, 63-vjeçari i cili i dha fund jetës me fotoksinë para ambienteve të SPAK, kishte denoncuar në 2020 në Inside Story historinë e tij dhe si ishte mashtruar përmes mikrokredive. 63-vjeçari nga Lezha, i njohur si historian, tregonte se kishte marrë 5 milionë lekë të vjetra kredi te një shoqëri që quhej në atë kohë “Oportuny”, që më pas u kthye në NOA. Edhe pse ishte i rregullt me pagesat, ai tregon se pasi NOA e bleu këtë kompani, i telefonuan dhe i thanë se i ka borxh 4.8 milionë lekë, së bashku me komisionet që ata pretendonin. Troshaj thotë se kurrë nuk iu dha një dokument prej tyre, por tentonin që ta zhvasnin përmes mashtrimit, ndërsa arritën deri aty sa i bllokuan shtëpinë. Në atë kohë ai thoshte se nuk arritën që t’i...
Lajmi Fundit; Masë sigurie për Erion Veliajn? Vjen reagimi urgjent nga SPAK-u: Ja e vërteta… -Çkemi News
Aktualitet

Lajmi Fundit; Masë sigurie për Erion Veliajn? Vjen reagimi urgjent nga SPAK-u: Ja e vërteta… -Çkemi News

SPAK ka reaguar me urgjencë lidhur me publikimin e një lajmi “të pavërtetë” mbrëmjen e djeshme ku media pranë PD-së spekuluan duke shkruar se janë bërë disa arrestime në bashkinë e Tiranës, madje është vendosur edhe masë sigurie për kryebashkiakun Erion Veliajn. Gjatë një reagimi për mediat, Prokuroria e Posaçme sqaron se nuk ka ndodhur ndonjë operacion gjatë natës së djeshme, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Njoftimi nga SPAK: “Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat: SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të n...
VIDEO/ Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi! Zbardhen emrat-Çkemi News
Aktualitet

VIDEO/ Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi! Zbardhen emrat-Çkemi News

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë. Në prangat e policisë ranë Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev 46 vjec nga Rusia. Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme. Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre. G...
Fondi “Besa” i Ilir Metës kapet me 2670 kredi fiktive; pastrim i 42 milionë Euro korrupsioni e droge -Çkemi News
Aktualitet

Fondi “Besa” i Ilir Metës kapet me 2670 kredi fiktive; pastrim i 42 milionë Euro korrupsioni e droge -Çkemi News

Më 3 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës bëri publik hetimin dhe masat e arrestit, për skandalin e kredive fiktive në fondin “Besa”, por ky është rasti i gjashtë i brenda 4 viteve të fundit, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kohore, janë bërë mbi 20 mijë denoncime për mashtrime dhe vjedhje nëpërmjet kredive me dokumente false. P.sh, më 22 gusht 2019, prokuroria arrestoi 7 drejtues e zyrtarë të fondit “Besa”, të cilët, nëpërmjet kredive false kishin vjedhur 3.7 milionë Euro; ndërsa nëpërmjet kredive fiktive me letra brenda arkës, kishin pastruar 13.5 milionë Euro, që nuk ekzistonin fare si hyrje në portofolin financiar të këtij fondi. Por në të gjitha rastet e krimit të mashtrimeve, vjedhjeve e pastrimit të miliardave ilegale nëpërmjet kredive false e fiktive, policia dhe prokuroria...
Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër-Çkemi News
Aktualitet

Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër-Çkemi News

Më herët pasdite, një banesë e rrënuar në Myrtia Pyrgos, në Ilia , u përfshi nga flakët, pak minuta, para se të niste kortezhi i varrimit të 11-vjeçares Vasiliki, e cila tronditi gjithë Greqinë. Vdekja e vogëlushes ka ardhur nga daja i saj 37-vjeçar, kur nuk pranoi të kënaqte orekset e tij të sëmura seksuale.   Megjithatë, ajo që bie në sy është se ky nuk ishte një vendbanim. Sipas informacioneve të faqes ilialive.gr , banesa e djegur ishte vendi ku jetonte në fshat me familjen, vrasësi i 11-vjeçares. Mediat vendase raportojnë se një grup personash të panjohur kanë vënë në shënjestër shtëpinë e 37-vjeçarit si një akt hakmarrjeje për vrasjen dhe tentativën për përdhunim të 11-vjeçares. Zemërimi dhe urrejtja e të afërmve dhe miqve të familjes së 11-vjeçares ësht...
Ç’na duhet ne një injorant si Beleri? Të thyejë qafën në Greqi kur të mbarojë dënimin-Çkemi News
Aktualitet

Ç’na duhet ne një injorant si Beleri? Të thyejë qafën në Greqi kur të mbarojë dënimin-Çkemi News

  11 Qershor 2024, 09:26BlogNga Spartak Ngjela   Të gjithë filogrekët bërtasin për Belerin si Eurodeputet. Po ne shqiptarëve çfarë na duhet? Nga burgu do të dalë kur të mbarojë dënimin. Pasi të mbarojë dënimin, le të thyejë qafën në Greqi. Përse na duhet neve këtu? Do na japë mend një injorant?! Po ku kupton dot me logjikë politika greke! Ata janë të trembur nga firka e Shqipërisë etnike. E kanë frikën te Çamëria. Nuk e shpëtojnë dot. Historia e Shqipërisë do të shkojë në vendin e saj. Grekët të durojnë... se do kenë shumë halle si pushtues tokash shqiptare. Prisni dhe shikoni. Shqipërinë etnike sot nuk e duan vetëm shqiptarët, por tani atë po e thërret edhe historia.
Del foto/ Ky është 37-vjeçari që vrau mbesën e tij të mitur, i rezistoi tentativës për ta përdhunuar-Çkemi News
Aktualitet

Del foto/ Ky është 37-vjeçari që vrau mbesën e tij të mitur, i rezistoi tentativës për ta përdhunuar-Çkemi News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11 vjeçe, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte. Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por sot i është gjetur trupi. Sipas raportimeve thuhet se autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen. Ndërkohë rezulton se autori, që ende nuk i dihet origjina, ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.