Bota

Pele, në ditët e fundit të jetës? Grup mjekësh për t’i lehtësuar dhimbjet
Bota

Pele, në ditët e fundit të jetës? Grup mjekësh për t’i lehtësuar dhimbjet

Lajme jo të mira për shëndetin e legjendës së futbollit botëror, Pele. Tri herë kampioni i Botës me Brazilin, tashmë 82-vjeç, është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë. Nga Brazili raportojnë për Pelenë, i cili u shtrua në spital javën e kaluar, janë marrë masat për t’i lehtësuar dhimbjen në një repart të “kujdesit paliativ në fund të jetës”. Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, Brazil, të martën e kaluar, pasi ka simptomat e nga “ënjtjes së përgjithshme” dhe “dështimit të zemrës”. Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetë...
Ariu që hëngri çantën me kokainë të rënë nga avioni trafikantëve do të kthehet në një ‘film’ në SHBA (fotot)
Bota

Ariu që hëngri çantën me kokainë të rënë nga avioni trafikantëve do të kthehet në një ‘film’ në SHBA (fotot)

  Një ati i zi legjendar stomaku i të cilit u gjet plot me kokainë të lëshuar nga një avion trafikantësh, pritet të kthehet në një yll kinematografie. Ndodhia e regjistruar në Georgia, SHBA, u kthye në një legjendë kur droga e forte ra nga avioni trafikantëve në vitin 1985 për t’u kthyer në ushqimin e ariut fatkeq. Asokohe raportohej se asnjë gjitar nuk mund të konsumonte aq shumë kokainë e më pas të mbijetonte, çka rrjedhimisht rezultoi e vërtetë pasi bisha ngordhi pak pas “gostisë”. Miliona dollarë kokainë u lëshuan përtokë nga avioni me të cilin udhëtonte një oficer policie i kthyer në trafikant drogash, i identifikuar tashmë si Andrew Thornton, 40. Çanta 40 kilogramëshe me kokainë u lëshua nga avioni tip Cessna teksa Thornton po kthehej nga një u...
Poshtë komunizmi”/  Protestuesit kundër masave të Covid përleshen me policinë në Kinë
Bota

Poshtë komunizmi”/  Protestuesit kundër masave të Covid përleshen me policinë në Kinë

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e tretë dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit. Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj koronavirusit, gati tre vjet pas fillimit të pandemisë. Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuar rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës. “Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të lëviz lirisht, por nuk mundem. Politika jonë mbi COVID-19 është një lojë dhe nuk është e bazuar në shkencë ose realitetin”, tha një protestues ...
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg
Bota

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg

  Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg 32-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve më 1 janar 2021. Ndaj tij, Apeli la në fuqi akuzën e “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”, pasi ai vrau Lavdi Zvezhdën teksa ai po zihej me motrën e tij në banesë. Si ndodhi ngjarja? Inaugurimi i shtëpisë së re të Klajdi Shundit dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat u kthye në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021, te zona e “5 majit” në Tiranë.     Në dosjes hetimore, që Top Channel disponon prokurori Albert Demirneli thekson se konflikti verbal e ktheu festën mes krushqish, pasi ata u grinden me njëri-tjetrin nëse traditat e mikpritjes por edhe menunë , i kisht...
Nëna e pesë fëmijëve vet me thikë pedofilin që abuzoi me djemtë kur zbuloi se kishte ndërruar identitet për t’u fshehur në komunitet (fotot)
Bota

Nëna e pesë fëmijëve vet me thikë pedofilin që abuzoi me djemtë kur zbuloi se kishte ndërruar identitet për t’u fshehur në komunitet (fotot)

Një nënë e pesë fëmijëve në Britani vrau me thikë një pedofil të moshuar që kishte abuzuar me tre djemtë e saj, kur mësoi se autoritetet i kishin dhënë atij një identitet të ri për të fshehur abuzimet e mëparshme dhe për t’u integruar në komunitet. Sarah Sands kishte shkuar në shtëpinë e 77 vjeçarit Michael Pleasted, të cilin e kishte fqinj në lindje të Londrës, dhe e qëlloi tetë herë me thikë në 2014. Pleasted kishte abuzuar me tre nga fëmijët e saj dhe djem të tjerë në zonën komunitare, pasi ishte dënuar më parë për më shumë se 20 sulme seksuale ndaj të miturve. Më vonë u kuptua se ai kishte ndryshuar emrin nga Robin Moult për të fshehur të kaluarën, dhe për të vazhduar abuzimin. Ai ishte lejuar të merrte një pasaportë të re dhe patentë drejtimi, si dhe spastrim të...
Tërmeti në Indonezi/ Fëmijë shkolle të vrarë teksa numri i viktimave rritet në 268 (fotot)
Bota

Tërmeti në Indonezi/ Fëmijë shkolle të vrarë teksa numri i viktimave rritet në 268 (fotot)

  Shumë nga të vrarët e të plagosurit në tërmetin madhor në ishullin indonzian të Xhava ishin fëmijë, thanë sot grupet e shpëtimit teksa numri i viktimave u rrit tragjikisht në 268. 14 vjeçari Aprizal Mulyadi, ishte në shkollë kur tërmeti goditi dhe ai u bllokua në dhomë, ndërsa thotë se “këmbët m’u bllokuan nën rrënoja”.   Ai tregon më tej se u shpëtua nga shoku i tij Zulfikar, i cili vdiq më vonë pasi u bllokua edhe vetë nga rrenojat. Më shumë se 1000 njerëz janë plagosur, thonë zyrtarët atje. Në njoftimin e sotëm (e martë) qendra kombëtare e emergjencave tha se 151 njerëz janë të humbur. Zyrtarët shtonin se 22,000 shtëpi janë dëmtuar dhe se 58,000 të evakuar janë strehuar në vendndodhje të ndryshme në rajon. Tërmeti i magnitudës 5.6 goditi dje rajonin malor, duke shk...
Tërmeti në Indonezi/ Thellohet tragjedia me 268 të vdekur, një pjesë e tyre janë nxënësit e shkollave
Bota

Tërmeti në Indonezi/ Thellohet tragjedia me 268 të vdekur, një pjesë e tyre janë nxënësit e shkollave

Indonezia u trondit ditën e djeshme nga një tërmet i cili qeri më tani ka shkaktuar 268 viktima, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ishin nxënës shkollash. Lëkundjet e tokës shkatërruan shkollat, ndërsa nxënësit mbetën të bllokuar nënë rrënoja. Deri më tani janë të plagosur mbi 1000 persona dhe të zhdukur 151 të tjerë. Mediat vendase kanë raportiur se rreth 22,000 shtëpi ishin dëmtuar dhe se më shumë se 58,000 u strehuan në vendbanime të ndryshme. Tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi rajonin malor ditën e djeshme, u pasua me rrëshqitje dheu që varrosën fshatra të tëra pranë qytetit Cianjur të Java-së Perëndimore. Gjatë momentit që ra tërmeti, me një thellësi prej 10 kilometrash, nxënësit ndodheshin ende në shkollë.     Qindra policë dhe ekipet e kërkim-shp...
Krijohet kompleti i‘realitetit virtual’ që vret qëllimisht njerëzit, nëse vdes kopja e tyre ‘avatar’ (fotot)
Bota

Krijohet kompleti i‘realitetit virtual’ që vret qëllimisht njerëzit, nëse vdes kopja e tyre ‘avatar’ (fotot)

Palmer Luckey, krijuesi i seteve ‘moderne’ të realitetit virtual Oculus, me shpikjen e tij të fundit kërkon të vrasë qëllimisht njerëzit. Sistemi i titulluar ‘NerveGear’, ka si qëllim të lidhë ngushtësisht jetën virtuale të njerëzve  me atë reale, madje duke u dhënë fund atyre në të njëjtën kohë, edhe pse mbetet per t’u pare se si do te përkufizohet çështja nga ana ligjore. Kështu, nëse dikush vdes në lojën e realitetit virtual ose gjatë eksperiencës së mbajtjes të sistemit në kokë, atëherë ata do të vriten dhe në jetën reale në të njëjtën kohë, pikërisht nga kompleti i lojës qe mbajnë “veshur” ne koke, tha zoti Luckey. Kjo do të bëhet duke detektuar një hije të veçantë të ngjyrës së kuqe që tregon se një person ka vdekur, që do të thotë se krijuesit mund ta integroj...