Bota

Porta e Ferrit’/ Gropa gjigante 30m e gjerë hapet në pistën e rezortit të famshëm të skive në Rusi (fotot)
Bota

Porta e Ferrit’/ Gropa gjigante 30m e gjerë hapet në pistën e rezortit të famshëm të skive në Rusi (fotot)

Një gropë gjigante më shumë se 30 metra e gjerë është shembur pranë një rezorti të famshëm skish në Rusinë qendrore, në pronësi të një kompanie të lidhur me manjatin Roman Abramovich. Shembja në dëborë ndodhi pranë minierës Sheregesh në rajonin siberian të Kemerovo, të njohur për rezortin e frekuentuar të skive. Banorët e katër shtëpive pranë shembjes së pazakontë u zhvendosën nga frika e zgjerimit të saj, por deri tani nuk raportohet për lëndime. Incidenti ndodhi në minierën e hekurit në pronësi të një kompanie ndërkombëtre të lidhur me milionerin ruso-britanik Roman Abramovich. Në pamjet nga vendngjarja tregohet gropa masive pranë rrugës së makinës dhe një shtëpi që thuajse është përfshirë nga shembja. Një zëdhënës i qeverisë lokale të Tashtagol tha: “Shembje ...
Anije, raketa dhe mortaja, mediat serbe: Mali i Zi po forcon dhe modernizon ushtrinë
Bota

Anije, raketa dhe mortaja, mediat serbe: Mali i Zi po forcon dhe modernizon ushtrinë

“Mali i Zi planifikon të ndajë pak më pak se dhjetë milionë euro vitin e ardhshëm për prokurimin dhe mirëmbajtjen e armëve dhe pajisjeve, që është sa 15 për qind e buxhetit ushtarak”, kështu shkruajnë mediat serbe ndërsa i kanë kushtuar një artikull mbrojtjes në Mal të Zi. Më tej artikulli vijon: Alokimet totale mund të jenë dukshëm më të larta nëse zbatohen planet për dy borxhe të mëdha kreditore me vlerë 80 milionë euro për blerjen e anijeve patrulluese, raketave antitank dhe mortajave. Buxheti ushtarak i Malit të Zi në vitin e ardhshëm do të jetë rreth 67.4 milionë euro, nga të cilat 9.9 milionë do të shpenzohen për blerjen e armëve të reja dhe mirëmbajtjen e investimeve të atyre ekzistuese. Kjo paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me periudhën e vetëm pesë viteve më parë, kur buxh...
Ariu që u mbaj i mbyllur në një kafaz në restorantin shqiptar mbërrin në shtëpinë e tij të re
Bota

Ariu që u mbaj i mbyllur në një kafaz në restorantin shqiptar mbërrin në shtëpinë e tij të re

  CNN ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar se ariu i cili u mbaj për 20 vite i mbyllur në kafaz është dërguar në një vend të sigurt. Ai ka qëndruar i mbyllur në kafaz në një restorantin në Shqipëri, por tashmë është shpëtuar nga Four Paws International. Marku ka mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij të re, një strehë kafshësh në Austri. Sipas organizatës ai është mbajtur në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët.     Postimi i plotë: “Të ashtuquajturat “arinjtë e restoranteve” janë mbajtur historikisht në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët, sipas grupit të shpëtimit të kafshëve Four Paws International. Pas më shu...
Presidenti dëbohet nga zyra dhe akuzohet për ‘rebelim’ pas tentativës së grusht-shtetit (fotot)
Bota

Presidenti dëbohet nga zyra dhe akuzohet për ‘rebelim’ pas tentativës së grusht-shtetit (fotot)

Dina Boluarte ben betimin pas largimit te Castillo   Presidenti i Perusë Pedro Castillo është arrestuar sot për ‘shkelje të rendit kushtetues’, tha prokurori, ndërsa presidentja e re Dina Boluarte ka bërë betimin. Castillo u akuzua për “rebelim” kur njoftoi se do të mbyllte Kongresin dhe do të instalonte një “qeveri speciale” – disa orë para se një votë inkriminuese të mbahej ndaj tij. Prokurori publik konfirmoi dje se Castillo është arrestuar për tentativë grusht-shteti teksa kishte tentuar të arratisej nga pallati presidencial. Më herët gjatë ditës policia njoftonte se “ish presidenti” Castillo ishte arrestuar, pak pas votës së Kongresit (parlamentit) të vendit për ta larguar nga posti. Vota u mbajt kur Castillo urdhëroi vendosjen e shtetrrethimit ...
Revista Nature: Një objekt misterioz po dërgon valë gjigante radiofonike në hapësirë!
Bota

Revista Nature: Një objekt misterioz po dërgon valë gjigante radiofonike në hapësirë!

  Astronomët kanë zbuluar një objekt “vërtet të çuditshëm” 4000 vite dritë larg nga Toka, thuhet në një studim të publikuar nga revista Nature, sipas të cilit, ai zhduket nga pamja çdo një minute dhe lëshon një shpërthim gjigant valësh radiofonike tre herë në një orë. Për herë të parë, objekti misterioz u pikas nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty, kur po vëzhgonte qiellin në Australinë Perëndimore. “Është emocionuese që burimi të cilin unë e identifikova vitin e kaluar, rezultoi një ishte diçka kaq e veçantë” tha O’Doherty në një deklaratë për shtyp. Ky objekt i paidentifikuar pulsues, për të cilin astronomët thonë se është ndryshe nga çdo gjë tjetër që kanë zbuluar deri më sot, dërgon një rreze masive rrezatimi dhe çdo 20 minuta, bëhet një...
Dolph Lundgren dërgoi Sylvester Stallone aksidentalisht në ‘kujdes intensiv’ gjatë filmimit të ‘Rocky IV’ (fotot)
Bota

Dolph Lundgren dërgoi Sylvester Stallone aksidentalisht në ‘kujdes intensiv’ gjatë filmimit të ‘Rocky IV’ (fotot)

Aktori legjendar Sylvester Stallone ka luajtur në disa nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, edhe pse aty i ka qëlluar “të hajë një apo dy grushte”. Në një prej këtyre roleve Stallone ka luajtur boksierin Rocky Balboa në serialin e filmave Rocky. Po në filmin e katërt të serisë, çështjet u bënë pak intensive dhe disi serioze me kolegun aktor Dolph Lundgren, që ishte në “rolin e antagonistit”. Në serinë Rocky IV, Lundgren luan rolin e rivalit kryesor të Rocky i njohur si rusi-sovjetik Ivan Drago. Teksa Stallone donte ta bënte dyluftimin të dukej sa më real në ekran, ai, i cili ishte dhe në rolin e regjizorit kishte instruktuar  Lundgren të godiste disa grushte vërtet të forta. Dhe rrjedhimisht një prej tyre goditi plotësisht Stallone, duke e dërguar në s...
Shefi i OBSH-së: Neglizhimi i Covid 19 mund të krijojë një variant edhe më vdekjeprurës
Bota

Shefi i OBSH-së: Neglizhimi i Covid 19 mund të krijojë një variant edhe më vdekjeprurës

Neglizhimi i Covid 19 këtë vit po krijon kushtet perfekte që të shfaqet një variant i ri vdekjeprurës, tha të premten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Komentet e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shënuan një ndryshim në ton vetëm disa muaj pasi ai tha se bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë. Agjencia globale e shëndetit vlerëson se rreth 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj SARS-COV-2 qoftë për shkak të infeksionit të mëparshëm ose vaksinimit. “Mungesat në testim… dhe vaksinim po vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për të shfaqur një variant të ri që mund të shkaktojë më shumë viktima”, tha Tedros. Infeksionet me Covid 19 janë në nivele rekord në Kinë...
Protesta në Kinë, fundi i epokës së Xi Jinping duket gjithnjë e më i mundshëm
Bota

Protesta në Kinë, fundi i epokës së Xi Jinping duket gjithnjë e më i mundshëm

  Imazhet që shpërndahen nëpër botë janë të mbresëlënëse: Për herë të parë që prej protestave për demokraci të vitit 1989, në Republikën Popullore të Kinës është krijuar një rezistencë kundër politikës së Partisë Komuniste dhe pushtetmbajtësit të saj. Xi Jinpingut, personalisht. Njerëzit thërrasin “Kinës nuk i duhet mbreti” apo “Më jep liri, ose më sill vdekjen!” Pushtembajtësi Xi, i cili siguroi në muajin tetor mbajtjen e postit edhe për një legjislacion të tretë duke hapur derën për sundim të përjetshëm, ndihet i zhgënjyer. Përgjigjia e qeverisë nuk priti shumë: natën e së martës, ndërhyrja e një numri të madh policësh pengoi sërish grumbullimin e njerëzve në Shangai dhe Pekin, shkruan DW. Partia Komuniste kërkon të shuajë zjarrin e protestës Në zona...