Bota

Qyteti i fshehur 2,000 vjeçar zbulohet nga skanimet në xhunglën e Guatemalas (fotot)
Bota

Qyteti i fshehur 2,000 vjeçar zbulohet nga skanimet në xhunglën e Guatemalas (fotot)

Mbetjet e një qyteti gjigant të civilizimit Maia janë zbuluar nën pyjet tropikale të Guatemalës duke përdorur teknologjinë e rrezeve lazer. Zona e mbetjeve të civilizimit zë një hapësirë madhore prej 650 milje katrorë në rajonin e basenit Mirador-Calakmul Karst, pranë kufirit me Meksikën. Arkeologët thonë se qyteti ka ekzistuar rreth 2,000 më parë dhe përbëhej nga rreth 1000 vendbanime të ndërlidhura mes tyre me disa qindra kilometra rrugë të shtruara. Qytetërimi Maia kishte ndërtuar gjithashtu platforma për rituale shoqërore dhe piramida. Ata thanë se ishin zbuluar rezervuare e kanale ujore, të ndërlidhura në qytet. Studimi u krye me teknologjinë e mbikëqyrjes ajrore LiDAR, e përbërë nga lazer të lëshuara nga avionët që reflektojnë dritën dhe krijojnë gradualish...
Burri bën 17 burg për krimin e kryer nga sozia e tij perfekte në SHBA (fotot)
Bota

Burri bën 17 burg për krimin e kryer nga sozia e tij perfekte në SHBA (fotot)

  Richard Jones tha se ‘nuk i besonte dot fatit të tij’ kur u zbulua autori krimit i ngjante në mënyrë të përkryer, teksa u lirua nga burgu pasi kaloi afro një të tretën e jetës prapa hekurave. 45 vjeçari Richard Jones kreu 17 vjet burg i burgosur gabimisht në vitin 2000 për grabitje të dhunshme të kryer nga një person që i ngjante shumë. Gabimi u zbulua vetëm disa vite më vonë viktimës së krimit dhe dëshmitarëve iu treguan fotot të “sozisë” së tij Ricky Amos. Krimi ishte kryer në vitin 1999 në një parking supermarketi në Kansas, ku burri kishte tentuar të vidhte cantën e një gruaje. Jones kishte alibinë e tij pasi kishte qenë me të dashurën në Kansas City, por mungesa e provave të tjera në skenën e krimit bënë që ai të akuzohej gabimisht. Dëshmitarët...
Banka Botërore: Ekonomia globale mund të hyjë në recesion
Bota

Banka Botërore: Ekonomia globale mund të hyjë në recesion

Banka Botërore paralajmëroi të martën se ekonomia globale rrezikon të futet në recesion këtë vit, ndërsa po ndikohet nga rritja e dobët e vendeve me ekonomitë më të mëdha – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina. Në raportin vjetor të Bankës Botërore, e cila jep kredi për projekte zhvillimi në vendet më të varfëra, thuhet se pothuajse ka përgjysmuar parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit, nga fillimisht e parashikuar në 3%, tashmë në nivelin 1.7%. Nëse ky parashikim rezulton i saktë, kjo do të ishte rritja e tretë më e dobët vjetore në tre dekada, duke u radhitur pas recesioneve të thella që rezultuan nga kriza globale financiare e vitit 2008 dhe nga pandemia e koronavirusit në vitin 2020. Megjithëse Shtetet e Bashkuara mund ta shmangin recesionin këtë vit ...
Kraken”, varianti i ri i Covid 19 mbush spitalet në New York
Bota

Kraken”, varianti i ri i Covid 19 mbush spitalet në New York

Strukturat spitalore Covid në New York janë në nivelin e tyre më të lartë të mbingarkesës në gati një vit, vetëm pasi një variant i ri koronavirusit i njohur si “Kraken” arriti dominimi në verilindje të SHBA. Sipas Departamentit të Shëndetit të Shtetit të New York-ut, shtrimet aktuale në spital për Covid 19 janë afër 4,000, niveli më i lartë që nga shkurti . Rritja shqetëson ekspertët duke pasur parasysh se varianti i ri u shpall kohët e fundit si më i transmetueshmi deri më tani nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Varianti “Kraken” pritet të përhapet në perëndim me volum në rritje në ditët në vijim përpara se të bëhet përfundimisht lloji dominues i Covid në vend. Ditët e fundit, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha në një deklara...
Greqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip/ Mungesa e barnave përkeqëson situatën
Bota

Greqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip/ Mungesa e barnave përkeqëson situatën

Me shqetësim po ndjekin specialistët e shëndetit në Greqi rritjen e rasteve me koronavirus, grip dhe virozat e stinës, siç evidentohen ato nga të dhënat e publikuara prej Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik (EODY). Gjatë javës së fundit të vitit 2022 janë regjistruar 141 vdekje nga covid 19, shumica të grupmoshës mbi 75 vjeç, dhe 3 vdekje nga gripi, ndërsa është rritur shtrimi në spitale i pacientëve me koronavirus. Por në ditët e para të këtij viti rritje gjithashtu shënojnë edhe rastet me grip dhe infeksione të tjera respiratore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit. Shumë spitale në Athinë, Selanik apo në qytetet e vogla të vendit, përballojnë tashmë çdo ditë, përveç koronavirusit, edhe infektimet nga gripi apo virozat e stinës, ndërsa sa i përket virusit respirator si...
​Shpërthim i kolerës në Afrikë, qindra të vdekur në Malavi
Bota

​Shpërthim i kolerës në Afrikë, qindra të vdekur në Malavi

​Shpërthim i kolerës në Afrikë, qindra të vdekur në Malavi 03/01/2023 11:05 Autoritetet në Malavi të Afrikës kanë pezulluar hapjen e shkollave fillore dhe të mesme në dy qytete të mëdha pas një shpërthimi kolere që deri më tani ka vrarë 595 njerëz. Shkollat në kryeqytet, Lilongwe, dhe qendra tregtare, do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën dy javë të tjera pas festave. Përhapja e kolerës filloi në mars të vitit 2022, por është përhapur ndjeshëm javët e fundit. Nëntëmbëdhjetë njerëz vdiqën vetëm në natën e Vitit të Ri. Kolera infektohet duke ngrënë ushqim ose duke pirë ujë të kontaminuar me bakterin Vibrio cholerae. Mund të prekë fëmijët dhe të rriturit, duke shkaktuar diarre të rëndë dhe mund të vrasë brenda disa orësh nëse nuk trajtohe...
​NASA tregon pamje se si duket dimri në Mars
Bota

​NASA tregon pamje se si duket dimri në Mars

Agjencia amerikane e hapësirës NASA prezantoi se si duket dimri në Mars. Gjatë misioneve të saj të shumta, ajo zbuloi tiparet e akullta të Planetit të Kuq dhe sa shumë i ngjan Tokës ndonjëherë. Gjatë dimrit, temperatura në Mars bie nën zero dhe temperatura më e ulët mbretëron në polet e tij, ku bie deri në minus 123 gradë. Megjithatë, asnjë rajon nuk ka mbulesë veçanërisht të trashë bore. “Bie borë mjaftueshëm sa të mund të mbash borë. Nëse do të kërkoje vende skijimi, do të ishin kratere ose shkëmbinj ku bora mund të grumbullohej për shkak të sipërfaqes së pjerrët,” tha Sylivan Piqueux, një shkencëtar në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s. Nuk është e mundur të vëzhgohen drejtpërdrejt reshjet e borës në Mars për shkak të sfidave që sjell puna në një atmosferë j...
Kina po fsheh shifrat”, 250 milionë të infektuar me Covid për 20 ditë
Bota

Kina po fsheh shifrat”, 250 milionë të infektuar me Covid për 20 ditë

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një vlerësimi të brendshëm nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit, raportuan të premten Bloomberg News dhe Financial Times. Nëse është i saktë, vlerësimi do të përbënte afërsisht 18% popullsisë së Kinës , që do të përfaqësonte edhe shpërthimin më të madh të Covid 19 deri më sot në nivel global. Shifrat e cituara u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës të mërkurën, sipas të dy mediave. Të premten, një kopje e asaj që supozohet se ishte shënimet e takimit u shpërnda në mediat sociale kineze dhe u pa nga CNN; por  autenticiteti i dokumentit nuk është verifikuar ende. Ndër vlerësimet e cituara në të dy ...