Marrëdhëniet Izrael-Turqi të tensionuara, Netanyahu tërheq diplomatët pas deklaratave të Erdoganit pro Hamasit
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të deklaratave të Erdoganit kundër Izraelit.
Menjëherë pas deklaratave nxitëse të Tajip Erdogan, në të cilat ai përsëriti se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, ndërsa e quajti Izraelin një fuqi pushtuese, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve diplomatikë të vendit të tij që të kthehen nga Turqia.
Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se kjo lëvizje po bëhet ndërkohë që po shqyrtohen marrëdhëniet Izrael-Turqi.
Ai i cilësoi deklaratat e presidentit turk si “të ashpra”.
Deklaratat e Erdoganit
Erdogan përsëriti se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, ndërsa e quajti Izraelin një okupator.
Përpara n...








