Bota

Interi “mbret” i transfertave, mposht Atalantën dhe nis shkëputjen
Bota

Interi “mbret” i transfertave, mposht Atalantën dhe nis shkëputjen

Rastet ishin të pakta në pjesën e parë të sfidës, por sërish “zikaltërit” e Inter kanë arritur ta “thyejnë” mbrojtjen e hekurt të “bergamaskëve” të Atalanta, duke gjetur kështu golin e avantazhit në “Gewiss Stadium”. Një ndërhyrje e gabuar nga portieri Musso, në dëm të Matteo Darmian, nuk kalon pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili akordon një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Hakan Calhanoglu nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1.
I parashikoi vdekjen e parakohshme, gruaja humb jetën nga çokollata që i dha fallxhorja
Bota

I parashikoi vdekjen e parakohshme, gruaja humb jetën nga çokollata që i dha fallxhorja

Hetuesit në Brazil janë të habitur nga historia e një gruaje të re që vdiq pasi hëngri një çokollatë që i dha lexuesja e pëllëmbës së dorës, pasi kishte parashikuar se “nuk i kishte mbetur shumë për të jetuar”. “Ajo volli dhe shikimin e kishte të mjegulluar, e kishte trupin e butë … pas disa orësh vdiq,” tregonte kushërira e shtangur Bianca Cristina, për rrjetin vendas “Globo 1” mbi vdekjen e parakohshme. Tragjedia raportohet se ndodhi më 3 gusht kur 27-vjeçarja Fernanda Silva Valoz da Cruz Pinto, ishte duke ecur në qendër të qyteti brazilian Maceió, i cili njihet për parashikueset e shumta të fatit. Nëna e një fëmije besohet se ishte ndaluar nga një grua e moshuar që ofroi t’i lexonte pëllëmbën e dorës. Pinto kishte pranuar dhe atëherë lexuesja e fatit i kishte thë...
Ushtarët e tyre do të kthehen në thasë të zinj”, paralajmërimi i Hamasit: Gaza do të jetë mallkimi i Izraelit
Bota

Ushtarët e tyre do të kthehen në thasë të zinj”, paralajmërimi i Hamasit: Gaza do të jetë mallkimi i Izraelit

Një operacion i vazhdueshëm tokësor izraelit në Gaza do të ketë pasoja katastrofike për Jerusalemin, tha të enjten krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, sipas AFP. “Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin”, tha një zëdhënës i grupit militant, Abu Obeida, raportoi agjencia e lajmeve. Ai gjithashtu i tha Izraelit të priste viktima të rënda në mesin e forcave të tyre, duke shtuar se më shumë nga ushtarët izraelitë do të “ktheheshin me thasë të zinj”. Deri më tani, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar vdekjen e 17 ushtarëve të saj në operacionin në Gaza. Më herët të enjten, zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari tha se forcat izraelite kishin rrethuar plotësisht qytetin e Gazës në pjesën veriore. Ushtria izraelite gjithashtu përjashtoi idenë e n...
Inteligjenca artificiale, potencial për dëme katastrofike”/ Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk nevojitet puna
Bota

Inteligjenca artificiale, potencial për dëme katastrofike”/ Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk nevojitet puna

  Elon Musk gjatë një bisede me kryeministrin britanik Rishi Sunak mbi rreziqet dhe mundësitë e inteligjencës artificiale, e shpalli AI “një nga forcat më shkatërruese në histori”. “Inteligjenca artificiale ka shumë të ngjarë të jetë një forcë për të mirën. Por probabiliteti që të shkojë keq nuk është zero për qind”, tha Musk në mbyllje të samitit inaugurues të Sigurisë së AI në Mbretërinë e Bashkuar.   Të dy burrat folën në një bisedë të stilit të intervistës nga një skenë në Lancaster House, një vend qeveritar në Londrën qendrore që përdoret shpesh për qëllime diplomatike, përpara se biseda të hapej për pyetjet e gazetarëve. Musk ishte i pranishëm gjatë gjithë eventit dy-ditor të mbajtur kryesisht në Bletchl...
Vrasja që tronditi Greqinë 9 vite më parë/ Partnerja u gjet e masakruar në vaskë, zbulohet e vërteta, shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë
Bota

Vrasja që tronditi Greqinë 9 vite më parë/ Partnerja u gjet e masakruar në vaskë, zbulohet e vërteta, shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë

9 vjet më pas zbulohet e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh. Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht. Megjithëse asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Vetëm në...
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

  Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter është ndjerë  sot në mëngjes në Evia, sipas Institutit Gjeodinamik.   Tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë. Epiqendra ndodhet 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 14.2 kilometra. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti vlerësohet në 5.3 Rihter. 7 minuta më vonë, një pasgoditje me magnitudë 3.7 Rihter me thellësi fokale 5 km u regjistrua nga e njëjta epiqendër dhe u ndje edhe në zona të Atikës.
Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO)
Bota

Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO)

Në 24 orët e fundit shumë vende të kontinentit të vjetër janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia “Ciaran” po përparon në rajone të ndryshme, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”. Në total, gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë, sipas raporteve të policisë. Erërat në shumë zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës po fryjnë rreth 200 km ndërsa shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze në rrjetin hekurudhor dhe ajror rrugor. Stuhia Ciaran trokiti fillimisht në ...
Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur “historinë e origjinës” të Sfinksit të Madh të Egjiptit
Bota

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur “historinë e origjinës” të Sfinksit të Madh të Egjiptit

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur ‘historinë e origjinës’ të Sfinksit të Madh të Egjiptit në Giza. Historianët pajtohen se fytyra e skulpturës ishte gdhendur nga gurgdhendës të lashtë, por ekspertët kanë teorizuar që nga vitet 1980 se erërat e shkretëtirës formuan konturet e përgjithshme të sfinksit. Një studim i ri nga Universiteti i Nju Jorkut e testoi këtë teori duke krijuar skulptura në miniaturë, të ngjashme me luanin nga balta duke përdorur dinamikën e lëngjeve. Ata zbuluan se është e mundur që forma natyrale e shkëmbit mund të ketë frymëzuar egjiptianët për të krijuar sfinksin. Ekipi përdori një teori të propozuar nga gjeologu Farouk El-Baz në 1981, i cili sugjeroi se formimi i Sfinksit fillimisht ishte një formë me majë të sheshtë, gradualisht gërry...