Bota

Kushëriri po më vret familjen”, e rëndë në SHBA, i afërmi vret me thikë katër persona, mes tyre dy fëmijë
Bota

Kushëriri po më vret familjen”, e rëndë në SHBA, i afërmi vret me thikë katër persona, mes tyre dy fëmijë

  Katër persona, mes tyre dy fëmijë janë vrarë nga një i afërm në Nju Jork. Viktimat janë një djalë 12-vjeçar, një vajzë 11-vjeçare, një grua 44-vjeçare dhe një burrë rreth të 30-tave. Sipas Sky News, oficerët u njoftuan nga një vajzë e cila tha se në lagjen Queens “kushëriri i saj po vret anëtarët e familjes”. 11-vjeçari u gjet para shtëpisë, kurse tre të tjerët u gjetën brenda dhomave të gjumit, theksoi policia. Një person i pestë, një grua 61-vjeçare, ndodhet në gjendje kritike në spital pasi ka pësuar plagë të shumta me thikë. E dyshuara e krimit Courtney Gordon, 38 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia. Pamje nga vendngjarja Dy oficerët që shkuan në vendngjarje të dielën në mëngjes u goditën gjithashtu ...
Sindroma e mushkërisë së bardhë”, një tjetër epidemi po kërcënon botën! Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet në SHBA
Bota

Sindroma e mushkërisë së bardhë”, një tjetër epidemi po kërcënon botën! Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet në SHBA

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë, që transferohen në spitale duke shfaqur komplikime serioze në sistemin e frymëmarrjes. Virusi i ri i mushkerive   Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, gjithçka filloi në Kinë. Çfarë është “sindromi i mushkërive të bardha”? Disa ditë më vonë, ankthi filloi të përhapet pasi kishte gjithnjë e më shumë raporte për dezinfektim të vazhdueshëm në shumë zona me shkakun që të gjurmohej ‘mycoplasma pneumoniae’, një bakter që zakonisht shkakton infeksione të lehta, por përhapet me shpejtësi. Që nga ai moment, autoritetet shëndetësore u vunë në gatishmëri të lartë. Siç shkruan gazeta britanike “Daily E...
Robotët e gjallë të krijuar nga qelizat njerëzore befasojnë shkencëtarët
Bota

Robotët e gjallë të krijuar nga qelizat njerëzore befasojnë shkencëtarët

Shkencëtarët kanë krijuar robotë të vegjël të gjallë nga qelizat njerëzore që mund të lëvizin në një pjatë laboratori dhe një ditë mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në shërimin e plagëve ose indeve të dëmtuara, sipas një studimi të ri. Një ekip në Universitetin Tufts dhe Instituti Wyss i Universitetit të Harvardit i kanë quajtur këto krijesa antrobotë. Hulumtimi bazohet në punën e mëparshme të disa prej të njëjtëve shkencëtarë, të cilët krijuan robotët e parë të gjallë, ose ksenobotët, nga qelizat burimore të marra nga embrionet e bretkosës me kthetra afrikane (Xenopus laevis). “Disa njerëz menduan se tiparet e ksenobotëve mbështeteshin shumë në faktin se ata janë embrionalë dhe amfibë,” tha autori i studimit Michael Levin, profesor ...
Gjykata ruse shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT
Bota

Gjykata ruse shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT

    Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur “ekstremiste” lëvizjen LGBT, një vendim i cili, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, do t’ia mundësojë vendit t’i luftojë edhe më shumë homoseksualët dhe transgjinorët.     Pas një seance me dyer të mbyllura, gjykata tha më 30 nëntor se e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ta quajtur ekstremiste “lëvizjen ndërkombëtare LGBT”, duke ia ndaluar aktivitetet në Rusi.           Grupet ruse për të drejtat e njeriut i kishin kërkuar gjykatës ta hidhte poshtë kërkesën e Ministrisë, duke thënë se “është e pamundur ta quash një grup njerëzish ‘lëvizje shoqërore’ thjesht sepse ata i takojnë një grupi shoqëror, apo sepse ata janë ...
Agjencia e OKB-së: viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Bota

Agjencia e OKB-së: viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja shqetësuese që sugjerojnë rritje të përmbytjeve, zjarreve, shkrirjes së akullnajave dhe valëve të të nxehtit në të ardhmen. Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) paralajmëroi gjithashtu se temperatura mesatare për këtë vit është rritur rreth 1.4 gradë Celsius krahasuar me kohërat para revolucionit industrial. Rritja e regjistruar e temperaturave për këtë vit është vetëm një e dhjeta e kufirit të përcaktuar për deri në fund të shekullit nga Konferenca e Parisit mbi mjedisin, e mbajtur më 2015.   Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së thotë se fillimi i dukurisë ‘El Nino’ në fillim të këtij viti, fenomeni i motit që ndikohet nga ngr...
Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnitura Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit. Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit. Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.
OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!
Bota

OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!

Një virus misterioz që shkakton pneumoni është përhapur nëpër shkolla në të gjithë Kinën prej disa ditësh. Rritja e rasteve është shkaktuar nga gripi dhe patogjenë të tjerë të njohur dhe jo nga një virus i ri, theksoi këtë të dielë ministria kineze e Shëndetësisë. Një virus misterioz po "shkatërron" Kinën, spitalet janë plot me fëmijë, OBSH kërkon detaje “Grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga një mbivendosje e viruseve të zakonshme  që shkakton rënie të imunitetit, si; rinoviruset, virusi sincicial i frymëmarrjes ose RSV, adenovirusi, si dhe bakteret si mycoplasma pneumoniale, që është një shkaktar i zakonshëm për infeksionet e traktit respirator”- tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë. Ministria u bëri thirrje autoritet...
Skandal në Francë/ Drogoi deputeten për të abuzuar me të seksualisht, arrestohet senatori
Bota

Skandal në Francë/ Drogoi deputeten për të abuzuar me të seksualisht, arrestohet senatori

  Në foto: Senatori Joël Guerriau Një senator francez u mor në pyetje të enjten në Paris, pasi dyshohet se kishte droguar një anëtare të parlamentit me qëllim abuzimin me të seksualisht. Zyra e prokurorit publik të Parisit konfirmoi vendosjen në paraburgim policor të Joël Guerriau për “administrimin e një personi, pa dijeninë e tyre, të një substance që mund të dëmtojë aftësinë e tyre dalluese ose kontrollin e veprimeve të tyre për të kryer përdhunim ose sulm seksual”. Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës në të mërkurë dhe për të cilat viktima, “një grua, ka bërë kallëzim”. Me profesion bankier, i zgjedhur në Asamblenë e Lartë që prej vitit 2011, Joël Guerriau është sekretar i Senatit dhe nënkrye...