Raporti që tronditi Italinë dhe Vatikanin: Mbi 4 400 viktima të abuzuara nga priftërinj katolikë – mes tyre qindra fëmijë”Çkemi News
Një raport tronditës nga organizata italiane Rete l’Abuso, e cila mbron viktimat e abuzimeve seksuale në Kishë, ka zbuluar se rreth 4 400 persona, mes tyre shumë fëmijë djem, janë abuzuar nga priftërinj katolikë në Itali gjatë dekadës së fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Reuters, organizata ka analizuar qindra dëshmi, dokumente gjyqësore dhe raporte të brendshme të dioqezave italiane. Nga 1 106 priftërinj të dyshuar, vetëm 76 raste janë dërguar në gjykatat e Kishës për proces disiplinor — një shifër që, sipas viktimave, “tregon heshtjen sistematike të Vatikanit”.
“Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ne kemi regjistruar viktima që nga mosha 6 vjeç, shumica djem. Kishës i mungon transparenca dhe përgjegjësia morale”, – deklaron Francesco Zanardi, themelues i Rete l’A...








