Bota

Tërmeti trondit Thesprotinë e Greqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Sarandë dhe Delvinë
Bota

Tërmeti trondit Thesprotinë e Greqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Sarandë dhe Delvinë

  Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje, 23:52, sipas orës lokale greke. Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik. Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiates dhe Janinë, por edhe në Sarandë, sipas mediave greke. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
E rëndë, burri hedh nga ballkoni vajzën 5-vjeçare dhe tenton t’i japë fund jetës
Bota

E rëndë, burri hedh nga ballkoni vajzën 5-vjeçare dhe tenton t’i japë fund jetës

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Venecia, ku një burrë ka hedhur vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cinto Caomaggiore dhe autori kishte disa kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.   Vajza e mitur 5-vjeçare, është dërguar tek spitali rajonal i traumës, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa babai nuk ka mbetur i plagosur. Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës, kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën. Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe d...
Nëna nuk pranon t’i dhurojë veshkën vajzës së saj të sëmurë, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjet
Bota

Nëna nuk pranon t’i dhurojë veshkën vajzës së saj të sëmurë, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjet

Një nënë në SHBA ka refuzuar t’i dhurojë një veshkë vajzës së saj, e cila vuan nga mosfunksionimi i veshkave, duke e justifikuar vendimin e saj me disa argumente. Por ajo është “sulmuar” nga përdoruesit e internetit duke shkaktuar regime të shumtaa. Nëna, siç ka shpjeguar në postimin e saj në Reddit, prej shumë vitesh nuk ka pasur marrëdhënie me vajzën e saj, pasi që në fëmijëri, për shkak të problemeve shëndetësore, ka pasur një ndikim vendimtar në funksionimin e familjes së tyre. “Kam shpenzuar shumë për trajtimin e vajzës sime, por ajo mbeti një person i hidhur dhe i vështirë ”, tha nëna. Për shkak të stresit që shkakton një problem shëndetësor si dështimi i veshkave në një familje, nëna tha se familja e saj filloi të shpërbëhej. Ajo u divorcua dhe si ajo dhe ish-ba...
Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje
Bota

Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje

Teksa reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në shumë shtete, edhe në Evropë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ftohta. Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në vendet nordike, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra përgjatë autostradave të bllokuara, raporton SKY NEWS. Energjia elektrike u ndërpre në rreth 4,000 shtëpi në Suedi, ku temperaturat ranë në -38 gradë Celsius, sipas radios publike suedeze. Në komunën Enontekio në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, regjistroi temperaturën më të ulët të vendit këtë dimër në -43.1C. Ndërkaq, në Gjermani, reshjet e dendura të shiut kanë rifilluar në rajonet që kanë përjetuar përmbytje të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. P...
Parashikimi i Nostradamusit për vitin 2024 realizohet disa orë pas Vitit të Ri
Bota

Parashikimi i Nostradamusit për vitin 2024 realizohet disa orë pas Vitit të Ri

Ndërsa parashikimet e tij janë shpesh të paqarta, filozofit francez i shekullit të XVI-të thuhet se parashikoi ngritjen e Adolf Hitlerit dhe pandeminë e coronavirusit.       Dhe tani duket se ai parashikoi gjithashtu tërmetin me magnitudë 7.6 që tronditi Japoninë në ditën e Vitit të Ri, duke vrarë deri më tani 62 njerëz. Kishte frikë se do të pasonte një cunami, transmeton Telegrafi. Në tekstin e vitit 1555, “Les Propheties”, “Profeti i Kiametit” shkroi se “Toka e thatë do të bëhet më e tharë dhe do të ketë përmbytje të mëdha”. Ai gjithashtu tha se viti 2024 do të shihte një “uri të madhe buke përmes valëve të dëmshme”, me një “valë të keqe” që mendohet të jetë tërmeti, raporton dailymail....
Nderoi Adem Jasharin, shërbimet sekrete serbe rrahin brutalisht politikanin serb! E bija: Është helmuar, nuk mund të lëvizë
Bota

Nderoi Adem Jasharin, shërbimet sekrete serbe rrahin brutalisht politikanin serb! E bija: Është helmuar, nuk mund të lëvizë

Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari. Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për medien kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe. Agjentët e BIA-s hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane dhe e shoqëruan me forcë “për ta marrë në pyetje”. Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, k...
Covid-19 rikthehet “i ashpër” në Greqi, rreth 60 persona të vdekur dhe 70 në intubim
Bota

Covid-19 rikthehet “i ashpër” në Greqi, rreth 60 persona të vdekur dhe 70 në intubim

Në Greqi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus. Mirëpo shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi. Mediat greke raportojnë se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70. Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19. Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu.
Nga Clinton, te Majkëll Xhekson dhe…/ Prostitucion për personalitetet e larta, zbardhet lista e Jeffrey Epstein, ja cilët janë disa nga personalitetet e përmendura në dosje
Bota

Nga Clinton, te Majkëll Xhekson dhe…/ Prostitucion për personalitetet e larta, zbardhet lista e Jeffrey Epstein, ja cilët janë disa nga personalitetet e përmendura në dosje

Princi britanik Endriu dhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton janë mes figurave të profilit të lartë, emrat e të cilëve shfaqen në listën e Xhefri Epshtein, i akuzuar për drejtim të një rrjeti prostitucioni për personalitete të larta. Bëhet fjalë për një listë, pjesë e të dhënave në çështjen kundër Gisllejn Maksuell, ish-e dashura e Epshtein që është dënuar për ndihmë në shfrytëzimin e vajzave për qëllime seksuale.   Por dokumentet deri tani nuk zbulojnë detaje të reja mbi aktivitetet e Epshtein dhe as për ato të bashkëpunëtorëve të tij.