Ekspertët shëndetësorë të botës zbulojnë të dhënat për gjatësinë e burrave: Ja çfarë pozicioni zë Shqipëria
Rrjeti i ekspertëve shëndetësorë në gjithë botën, NCD-RisC, ka publikuar të dhënat për gjatësinë e djemve dhe burrave në Europë.
Sipas tyre burrat shqiptarë zënë vendin e fundit në Europë, pra janë më shtatshkurtrit. Evropianët, si burrat ashtu edhe gratë, janë ndër popujt më shtatgjatë në botë.
Në hartën e publikuar nga NCD-RisC, shqiptarët zënë vend në fund të listës. Gjatësia mesatare e burrave shqiptarë është 174.1 centimetra, ndërsa më keq është vetëm Qiproja që ka mesatare prej 172.7 cm.
Në bazë të këtyre të dhënave, holandezët janë më të gjatët në Evropë, por jo vetëm, pasi konsiderohen në të gjithë botën.
Mesatarja e shtatgjatësisë te burrat holandezë është 183.8 centimetra, pas tyre vijnë malaz...








