Bota

Pamje tronditëse/ Tentoi t’i largohej policisë australiane, i riu bie nga kati i pestë në pishinë
Bota

Pamje tronditëse/ Tentoi t’i largohej policisë australiane, i riu bie nga kati i pestë në pishinë

Një person është mbajtur në pjesën e ballkonit, por më pas ka rënë poshtë në pishinë teksa tentoi t’i largohej policisë australiane. Videoja tronditëse është publikuar në internet, teksa shihet qartë momenti kur i riu, ende i paidentifikuar, bie.   The Sun raportoi se dëshmitarët deklaruan se i riu ka dalë nga pishina dhe ka vrapuar në një kopsht aty pranë, por disa orë më pas u arrestua. Mësohet se ai kishte ikur në këmbë në banesën e prindërve në Palm Beach. Ende nuk dihet arsyeja përse policia e kishte shpallur në kërkim personin e paidentifikuar.
Greqi/ Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari dhe babai i tij
Bota

Greqi/ Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari dhe babai i tij

Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar. Përveç 17-vjeçarit,, policia arrestoi edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe përveç 17-vjeçarit, në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.[ irp] Sipas informacioneve dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë dy grekët. Dy të plagosurit janë dërguar në spital në Rodos, ku pasi iu dha ndihma e parë u larguan.
Policia arreston ‘profetin’ apostolik dhe shpëton mbi 200 të mitur nga impjanti (fotot)
Bota

Policia arreston ‘profetin’ apostolik dhe shpëton mbi 200 të mitur nga impjanti (fotot)

  Një burrë që pretendonte se ishte profet është arrestuar bashkë me shtatë ndihmësa të tij për një seri veprash kriminale në lidhje me rreth 250 fëmijët e besimtarëve që jetonin në impjantin e tij. Policia në Zimbabve tha se burri që pretendonte se ishte profet apostolik mbanë në impjantin e tij më shumë se 200 fëmijë që përdoreshin si krah pune pa pagesë, ndërsa 16 varre të paregjistruar gjithashtu u zbuluan aty.   Zëdhënësi i policisë Paul Nyathi tha se 56 vjeçari i vetëshpallur profet Ishmael Chokurongerwa, drejtonte në sekt me rreth 1,000 anëtarë, në fermën e tij 34km larg kryeqytetit Harare, ku mbaheshin dhe fëmijë përveç besimtarëve të tjerë. Fëmijët përdoreshin për të kryer “aktivitete të ndryshme për se...
Lajmi Fundit;  Dridhet nëntoka e Kalifornisë, plot 25 tërmete në vetëm pak minuta
Bota

Lajmi Fundit; Dridhet nëntoka e Kalifornisë, plot 25 tërmete në vetëm pak minuta

Kalifornia u godit nga 13 tërmete në një hark kohor prej vetëm 25 minutash gjatë natës, ka konfirmuar Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS). Tërmeti i parë goditi pak pas mesnatës të së hënës, duke goditur veriperëndimin e El Centro, një qytet në rajonin kufitar jugor.   Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti regjistroi një magnitudë 4.8 ballë dhe thuhet se ka tronditur pjesën më të madhe të kontesë së San Diegos.   Zona u godit me një pasgoditje 4.5 vetëm gjashtë minuta më vonë, e cila u pasua më pas nga një seri lëkundjesh më të vogla, me origjinë në perëndim të Detit Salton. Tërmetet duket se janë shkaktuar nga sistemi i çarjeve të San Jacinto, kanë thënë meteorologët. Është një nga çarjet më aktive në Kaliforninë jugore....
Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi
Bota

Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi

Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë e cila thuhet se daton 6,600 vjet para Krishtit. Një strukturë kryesisht e shkatërruar furre është gjetur në zonën “Mekan 66” të Çatalhöyük sipas Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Necmettin Erbakan të Turqisë (BITAM).   Përreth furrës, arkeologët kanë gjetur grurë, elb, fara, dhe një mbetje të rrumbullakët. Analizat kanë përcaktuar se mbetja organike ishte një bukë 8,600 vjeçare e papjekur, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.   “Mund të themi se ky zbulim në Çatalhöyük është buka më e vjetër në botë”, tha arkeologu, kreu i delegacionit të gërmimeve, dhe profesori i asocuar në Universitetin Anadolu, Ali Umut Türkcan. “Është një version më i vogël i...
Lufta e Tretë ka filluar”, paralajmërimi i zyrtares ukrainase: Që të mos marshojë drejt Perëndimit, ka vetëm një mënyrë për të ndaluar Putinin
Bota

Lufta e Tretë ka filluar”, paralajmërimi i zyrtares ukrainase: Që të mos marshojë drejt Perëndimit, ka vetëm një mënyrë për të ndaluar Putinin

Në një intervistë për The Sun, ish-zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka deklaruar se tashmë Lufta e Tretë Botërore ka nisur. Ivanna Klympush-Tsintsadze deklaroi ndër të tjera se çdo shpresë e Perëndimit për të negociuar për paqe me Rusinë është naive, dhe se perandoria e Putinit duhet të ndërpritet. Sipas saj çdo bisedime paqeje me “despotin e çmendur”, do të rezultojë duke parë sesi Putin do të mbajë nën pushtetin e tij çdo pjesë të Ukrainës. Ivanna thotë se e vetmja mënyrë se si Putin mund të mposhtet, është dobësimi dhe izolimi i Rusisë.   “Për Putinin, çdo lloj negocimi është ‘ma jepni tokën’. Ai nuk do ta kthejë atë. Çdo lloj marrëveshje paqeje është vetëm për të konfirmuar se ukrainasit nuk ekzistojnë. Për Putinin, ka të ...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda
Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka goditur pak minuta më parë Turqinë.   Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 i shkallës rihter, me epiqendër në zonën detare në jugperëndim të Antalias. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalisë dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.   Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme.
FOTOT/ Protesta e studentëve në Athinë degjeneron në dhunë. Forcat speciale rrahin brutalisht studentët
Bota

FOTOT/ Protesta e studentëve në Athinë degjeneron në dhunë. Forcat speciale rrahin brutalisht studentët

Një protestë e studentëve në Athinë kundër projektligjit që do të lejojë ngritjen e degëve të universiteteve të huaja në Greqi ka degjeneruar në dhunë pasditen e së premtes. Kamerat televizive kanë regjistruar pamje tronditëse nga sheshi para parlamentit në kryeqytet ku si pasojë e dhunës policore janë plagosur disa studentë . Incidentet ndodhën pa asnjë shkak kur pjesa më e madhe e studentëve mbërritën jashtë parlamentit, ndërsa brenda vazhdon ende debati mes deputetëve të partisë në fuqi dhe atyre të opozitës që shprehen kundër këtij projektligji. Tensioni arriti kulmin kur forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur brutalisht disa dhjetëra studentë.   Të paktën tetë studentë u plagosën siç tregoj...