Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë e cila thuhet se daton 6,600 vjet para Krishtit.

Një strukturë kryesisht e shkatërruar furre është gjetur në zonën “Mekan 66” të Çatalhöyük sipas Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Necmettin Erbakan të Turqisë (BITAM).

 

Lexo dhe...  Disa imazhe të pazakonta të një nëndetëseje gjermane janë publikuar së fundmi për të cilën shumë besojnë se mund të jetë ajo që ka ndihmuar Hitlerin të largohet drejt Argjetines në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Përreth furrës, arkeologët kanë gjetur grurë, elb, fara, dhe një mbetje të rrumbullakët. Analizat kanë përcaktuar se mbetja organike ishte një bukë 8,600 vjeçare e papjekur, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

 

“Mund të themi se ky zbulim në Çatalhöyük është buka më e vjetër në botë”, tha arkeologu, kreu i delegacionit të gërmimeve, dhe profesori i asocuar në Universitetin Anadolu, Ali Umut Türkcan.

“Është një version më i vogël i një buke. Nuk është pjekur, por është fermentuar dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme me niseshten brenda. Nuk ka asnjë shembull të ngjashëm të diçkaje të tillë deri më sot”, tha arkeologu.

Sipas biologut Salih Kavak, ky “është një zbulim emocionues për Turqinë dhe botën”.

Ndryshe, Çatalhöyük si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka qenë shtëpia e përafërsisht 8,000 njerëzve gjatë periudhës neolitike.

Hulumtimet në atë vend kanë zbuluar planimetri të veçanta të banesave dhe veçori tjera si piktura murale, duke bërë që ai të konsiderohet si “vendbanimi më i rëndësishëm njerëzor që dokumenton jetën e hershme bujqësore të një komuniteti neolitik”. /Telegrafi/

(Vizituar 164 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share