Bota

VIDEO / Festë e madhe pas eleminimit të Greqisë, tifozët gjeorgjianë pushtojnë fushën e lojës
Bota

VIDEO / Festë e madhe pas eleminimit të Greqisë, tifozët gjeorgjianë pushtojnë fushën e lojës

Tifozët gjeorgjianë pushtuan fushën e lojës pas kualifikimit historik në Euro 2024. Kjo pasi Gjeorgjia mposhti Greqinë përmes penalltive në finalen e “Play-Off”. Kombëtarja helene dështon kështu për të tretën herë radhazi të shkojë në finalet e Europianit. Në anën tjetër ky është kualifikim historik për Gjeorgjinë, që ia del për herë të parë në historinë e saj. Koha e rregullt dhe “extra-time”, nuk sollën asnjë gol. Dhe pse rastet ishin të shumta, skuadrat u treguan të pasakta para portës. Greqia nuk ishte me fat, kur erdhi radha e penalltive. Në Tbilisi të Gjeorgjisë, humbën 2 penallti. Në anën tjetër Gjeorgjia u tregua e pasaktë te njëra prej goditjeve, ndërsa fitoi në fund me rezultatin 4-2.
Shembja e urës në Baltimore të SHBA-së, dyshohet për 20 viktima
Bota

Shembja e urës në Baltimore të SHBA-së, dyshohet për 20 viktima

Rreth orës 1:30 të mëngjesit, te sotem, një urë e madhe është shembur në Baltimore, Maryland të SHBA, pasi u godit nga një anije mallrash. Dyshohet se20 qytetarë të jenë mbytur, pas shembjes së Urës Francis Scott Key në Baltimore të SHBA-së “Ne jemi duke menaxhuar një incident me viktima masive”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore. “Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 persona që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN. Cartwright, tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura -1 °C rreth portit. Ura 1.6 milje me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe...
Lajmi Fundit; Gjermania po përgatitet për luftë”, gjenerali i lartë: Putin nuk ka sekrete për qëllimet e tij
Bota

Lajmi Fundit; Gjermania po përgatitet për luftë”, gjenerali i lartë: Putin nuk ka sekrete për qëllimet e tij

Për shkak të kërcënimeve të mundshme nga Rusia, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane kërkon krijimin e shpejtë të një sistemi të mbrojtjes raketore. Sipas tij nuk kanë mbetur më alternativa. “Ne shohim se pas pesë apo tetë vitesh Rusia do të jetë në gjendje të luftojë kundër vendeve të NATO-s. Deri atëherë, ne në Gjermani duhet të jemi në gjendje të zmbrapsim një sulm të tillë”, theksoi gjenerali, duke shtuar se një zgjidhje brenda NATO-s është e nevojshme.   “Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka sekrete për qëllimet e tij ndaj Perëndimit. Si ushtar, unë duhet të jem i përgatitur për skenarin më të keq, dhe kjo do të thotë se ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, paralajmëroi zyrtari i lartë. Sulmi, sipas fjalëve të tij, mund të jetë gjithëp...
Ora e Tokës fik dritat në gjithë globin
Bota

Ora e Tokës fik dritat në gjithë globin

Lëvizja globale nxit vendet të fikin dritat për një orë për të tërhequr vëmendjen ndaj  ndryshimeve klimatike. Zelanda e Re ishte e para sot në të gjithë globin që fiku dritat duke përuruar kështu fillimin e ngjarjen mbarëbotërore të Orës së Tokës. Lëvizja globale nxit vendet të fikin dritat për një orë për të tërhequr vëmendjen ndaj  ndryshimeve klimatike. Monumentet e Auckland duke përfshirë ”Sky Tower” dhe ”Harbour Bridge”, plus ndërtesat e parlamentit në Uellington mbetën pa drita në orën 20:30 (07:30 GMT).   Më vonë, monumente të tjera anembanë globit, përfshirë Shtëpinë e Operës së Sidneit, Syrin e Londrës dhe kullën Eifel, do të fikin dritat e tyre në shenjë solidariteti. Tani në vitin e saj të 18-të, koordinatori ...
Pamje të rënda/ I mbuluar nga gjaku, momenti i arrestimit të terroristit të sulmit në Moskë, i presin veshin dhe e detyrojnë të…
Bota

Pamje të rënda/ I mbuluar nga gjaku, momenti i arrestimit të terroristit të sulmit në Moskë, i presin veshin dhe e detyrojnë të…

  Një video prej disa sekondash e publikuar në rrjetet sociale dhe e ripublikuar nga media ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Crocus të Moskës. Në pamjet e rënda shihet kur njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë. Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë nuk mund të verifikohet për momentin. Kliko për të parë videon 24 marsi në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e sulmit në sallën e koncerteve në periferi të Moskës, në të cilin mbetën të vdekur 133 persona. Sipas autoriteteve 154 persona janë plagosur në sulm, ndërsa të paktën tre fëmijë ja...
Ushtria serbe në kufi, ekspertët: Përgatitje për akt agresioni!
Bota

Ushtria serbe në kufi, ekspertët: Përgatitje për akt agresioni!

Pas publikimit të disa pamjeve nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kuti, të cilat pretendohet se tregojnë njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë duke bërë lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht pranë fshatit Banjë të Zubin Potokut, ekspertët paralajmërojnë se ato duhen marrë seriozisht. “Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruante Kurti.   Tani, kreu i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se lëvi...
28-vjeçari pretendon se është rrëmbyer nga alientët: Më detyruan të kryeja “eksperimente seksuale”
Bota

28-vjeçari pretendon se është rrëmbyer nga alientët: Më detyruan të kryeja “eksperimente seksuale”

Një djalë nga Misuri ka pohuar se ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorë të cilët kryen ‘eksperimente seksuale’ mbi të dhe i vodhën spermën. Julius Shields, 28 vjeç, ka treguar se alienët kontaktuan me të në kanalin e tij në YouTube, Soft White Underbelly. Takimi ka ndodhur kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Ai pretendoi se alienët kryen “eksperimente seksuale” mbi të dhe vodhën spermën e tij për të krijuar foshnja hibride alien-njerëz. Shields beson se ai mund të ketë foshnja aliene atje jashtë. Duke kujtuar përvojën, Julius tha se kontakti fillestar dukej miqësor. Ai pretendon se pa rruaza të ndezura që notonin jashtë shtëpisë së tij, dhe më pas një nga krijesat filloi të trokiste në dritaren e tij.   “Ajo kishte tre tentakula e i ngriti lart dhe filloi të t...
Çfarë po ndodh në rajonin rus Belgorod në kufi me Ukrainën? Banorëve u kërkohet të evakuohen
Bota

Çfarë po ndodh në rajonin rus Belgorod në kufi me Ukrainën? Banorëve u kërkohet të evakuohen

  Autoritetet ruse i kanë udhëzuar të enjten banorët e qarkut Graivoronski në rajonin rus në kufi me Ukrainën, Belgorod, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Rajoni i Belgorodit është duke u sulmuar vazhdimisht me dronë dhe raketa nga forcat ukrainase në javët e fundit.   “Ju kërkoj ta merrni vendimin e duhur dhe ta largoheni përkohësisht nga zonat kufitare”, tha kryetari i qarkut, Gennady Bondarev. Ai shkroi në rrjetin social VKontakte se autoritetet në Yaroslavl, rreth 1.000 kilometra në verilindje të Graivoronskit, janë të gatshme t’i akomodojnë të gjithë ata që duan të largohen. Ai shtoi se autoritetet ruse do ta aranzhojnë largimin e tyre. Dy ditë më parë, autoritetet ruse thanë se rreth 9....