Bota

Fotot/ Me fustanin transparent dhe pa të brendshme, Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës-Çkemi News
Bota

Fotot/ Me fustanin transparent dhe pa të brendshme, Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës-Çkemi News

Të gjithë sytë ishin mbi Bella Hadid pas premierës së “The Apprentice”, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të hënën në mbrëmje. Modelja amerikane i la shumë pak vend imagjinatës, teksa doli pa të brendshme me fustanin Saint Laurent, të gjatë deri tek gjunjët. Bukuroshja 27-vjeçare shtoi një palë taka në ngjyrë kafe dhe vendosi një çantë që përputhej me veshjen.  
E rëndë/ Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë dhe vdiq-Çkemi News
Bota

E rëndë/ Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë dhe vdiq-Çkemi News

  Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane. Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur. ...
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda-Çkemi News
Bota

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda-Çkemi News

    Rreth 30 minuta më parë një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë. Tërmeti i forcës 4.4 ka lëkundur qytetin e Napolit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Campi Flegrei në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat italiane nuk raportojnë për dëme, ndërsa qytetarët janë shprehur se i kanë ndjerë dy tërmete njëri pas tjetrit, ku i dyti ka qenë edhe më i fortë.
Sulm me thikë në një shkollë fillore, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur -Çkemi News
Bota

Sulm me thikë në një shkollë fillore, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur -Çkemi News

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël, pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore. Incidenti ndodhi mesditën e së hënës (me orën lokale) në qytetin Guixi në provincën Jiangxi të Kinës, tha policia. Sipas policisë, sulmuesi ka qenë një 45-vjeçare, e cila ka përdorur si armë një thikë frutash. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, policia tha se gruaja është arrestuar. Nuk dihet ende pse shkolla fillore, e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç, u vu në shënjestër të 45-vjeçares. ky nuk është incidenti i parë i ndodhur në Kinë gjatë muajve të fundit. Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan. Në gusht të vitit të...
Dyshimi për rrëzimin e helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur! Ministri i Brendshëm: Do të na duhet kohë ta gjejmë-Çkemi News
Bota

Dyshimi për rrëzimin e helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur! Ministri i Brendshëm: Do të na duhet kohë ta gjejmë-Çkemi News

Ekip i kërkim-shpëtimit në vendin ku dyshohet se është rrëzuar helikopteri i Raisit Është ende e paqartë nëse helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Ebrahim Reisi është rrëzuar apo ka bërë ulje të detyruar për shkak të mjegullës së dendur në vendin ku ndodhej, rreth 600 kilometra larg Teheranit. Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe të kërkim shpëtimit për të bërë të mundur gjetjen e Raisit. Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha se disa skuadra shpëtimi janë ende në kërkim të helikopterit. “Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt,”– u shpreh Vahidi duke shtuar se “do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e...
Gjermania përfshihet nga moti i keq, gjendje emergjence në disa zona -Çkemi News
Bota

Gjermania përfshihet nga moti i keq, gjendje emergjence në disa zona -Çkemi News

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik. Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendëshme. Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë v...
“Kjo m*t budallaqe po ha gjithë kohës, mezi pres ta shoh të mbytur”/ Prindërit torturuan për vdekje vajzën 3-vjeçare, veprimi monstruoz i tyre merr dënimin maksimal-Çkemi News
Bota

“Kjo m*t budallaqe po ha gjithë kohës, mezi pres ta shoh të mbytur”/ Prindërit torturuan për vdekje vajzën 3-vjeçare, veprimi monstruoz i tyre merr dënimin maksimal-Çkemi News

  Një çift gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për abuzim brutal me vajzën e tyre 3-vjeçare, e cila humbi jetën nga të vjellat e saj. Sascha dhe Maja Wensing , të dy 40 vjeç, u arrestuan pasi trupi i pajetë i vajzës së tyre Lea u gjet në kanalin Rhine-Herne, i cili është afër banesës së tyre në Dinslaken. Martirizimi i vajzës ndodhi tetorin e kaluar, kur prindërit e Leas vendosën ta mbyllnin në bodrumin e pallatit të tyre dhe ta torturonin atë për gjashtë ditë. Mesazhet shokuese mes çiftit të zbuluara gjatë gjyqit treguan sesi Ëensings e urrenin vajzën e tyre dhe planifikuan ta vrisnin. “Kjo m*t budallaqe na ha gjatë gjithë kohës. Më mërzit, më prishi gjithçka. Nuk e duroj dot më”, ka shkruar Maja në një nga mesazh...
Moti i keq “gjunjëzon” / Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’ në Itali, raportohet për të vdekur -Çkeni News
Bota

Moti i keq “gjunjëzon” / Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’ në Itali, raportohet për të vdekur -Çkeni News

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Mediat në Itali raportojnë se një persona ka humbur jetën në Verona si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse gjetën sot trupin e pajetë të një personi gjinia mashkullore nga Verona e përmbytur, sipas mediave lokale. Autoritetet në Itali bëjnë me dije se moti ekstrem me stuhi dhe reshje të dendura pritet të shkaktojë dëme serioze në rajonin Friuli Venezia Giulia pranë kufirit me Slloveninë. Ndërsa në të njëjtën kohë, në shumë zona të rajonit të Venetos është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ku Mbrojtja Civile mbetet në gatishmëri të lartë.