Bota

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Mianmar, shkon në 694 numri i të vdekurve-Çkemi News
Bota

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Mianmar, shkon në 694 numri i të vdekurve-Çkemi News

  Shkon në 694 numri i të vdekurve nga tërmeti i djeshëm në Mianmar. Tërmeti memagnitudë 7.7 ballë la pas 1670 të lënduar, ndërkohë në Junta janë shpallur të zhdukur 68 persona. 10 vdekje të tjera janë raportuar deri më tani në Tajlandën fqinje, ku një rrokaqiell u shemb për shkak të tërmetit. Myanmari u trondit të premten në mëngjes nga një tërmet 7.7 ballë i përqendruar 16 kilometra në veriperëndim të qytetit të Sagaing, me një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, i ndjekur disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë (sipas studimit gjeologjik të USGS).
FOTOLAJM/ Tërmeti në Bangkok, gruaja lind foshnjën në rrugë-Çkemi News
Bota

FOTOLAJM/ Tërmeti në Bangkok, gruaja lind foshnjën në rrugë-Çkemi News

  Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin fqinj. Pacientja ishte e shtrirë në një barelë ndërsa stafi i spitalit e ndihmoi në lindjen e fëmijës. Pacientët e tjerë të spitalit u mblodhën në një park, disa prej tyre ishin në barela dhe karrige me rrota. Stafi i spitalit u kujdes për pacientët edhe jashtë ambienteve të qendrës shëndetësore. Ekipet e kërkim shpëtimit janë ende duke asistuar në gjetjen e personave që mund të jenë nën rrënoja. Sipas autoriteteve tajlandeze rreth 100 persona janë shpallur të zhdukur.
Tërmetet në Mianmar dhe Tajlandë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Njerëzit po qanin në rrugë ! Askush nuk guxon të kthehet në shtëpi-Çkemi News
Bota

Tërmetet në Mianmar dhe Tajlandë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Njerëzit po qanin në rrugë ! Askush nuk guxon të kthehet në shtëpi-Çkemi News

  Dëshmitarët e kanë përshkruar kaosin pasi një tërmet goditi Mianmarin, me lëkundjet e ndjera në Bangkok, kryeqyteti tajlandez. Të paktën 144 persona kanë vdekur në Mianmar me më shumë se 730 të plagosur, ndërsa në Tajlandë 8 persona kanë humbur jetën dhe 81 janë bllokuar pas shembjes së një ndërtese. Transmetuesi shtetëror i Mianmarit dha përditësimin e parë mbi viktimat të premten pasdite ndërsa ushtria e vendit paralajmëroi se do të kishte më shumë vdekje dhe viktima. “Dëgjova shumë klithma. Të gjithë dolën në rrugë, u krijua shumë panik. Kishte njerëz që qanin në rrugë, ishte vërtet e tmerrshme”, dëshmoi Paul Vincent, një turist që vizitonte kryeqytetin tajlandez. Një tjetër dëshmitare th...
VIDEO/ Vullkani më aktiv në Hawaii “u zgjua” sërish, shikoni pamjet e frikshme ‘live’-Çkemi News
Bota

VIDEO/ Vullkani më aktiv në Hawaii “u zgjua” sërish, shikoni pamjet e frikshme ‘live’-Çkemi News

  Lava filloi të derdhej përsëri nga vullkani më aktiv i Havait të martën, ndërsa shpërthimi sporadik i Kilauea vazhdon. Shpërthimi rifilloi në mesditë, kur shkëmbi i shkrirë filloi të shpërthejë nga kilauea, tha në një deklaratë Observatori i Vullkanit Havai. Lava ishte e kufizuar brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait dhe nuk preku zonat e populluara, raporton Associated Press.
Spektakël në Dortmund, Gjermania kalon Italinë në Ligën e Kombeve pas një barazimi me 6 gola-Çkemi News
Bota

Spektakël në Dortmund, Gjermania kalon Italinë në Ligën e Kombeve pas një barazimi me 6 gola-Çkemi News

  Gjermania është bërë skuadra e parë që ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pas barazimit dramatik me Italinë 3-3. Sfida në Dortmund filloi me spektakël, pasi takimi i parë në Milano kishte përfunduar 1-2 për Panzerat. Kimmich, Musiala dhe Kleindienst shënuan në pjesën e parë, duke hedhur hapin e sigurt drejt fitores. Gjithsesi, Italia nuk e kishte thënë fjalën e fundit, duke shënuar dy herë me Kean në pjesën e dytë, ndërsa Raspadori ktheu në gol një penallti në fund. Gjithsesi kjo nuk i mjaftoi “Azzurrit” për ta çuar sfidën në shtesë, me Gjermaninë që iu fal rezultatit të ndeshjes së parë. REZULTATI: GJERMANI 3-3 ITALI (2-1) Kimmich (P) 30’, Musiala 36’, Kleindienst 45’ / Kean 49...
E rëndë/ E mitura bie në koma pas sfidës në Tik Tok (FOTO)-Çkemi News
Bota

E rëndë/ E mitura bie në koma pas sfidës në Tik Tok (FOTO)-Çkemi News

  Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri SHBA, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin një kub stresues të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool në frigorifer, e më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.   Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq, pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship, e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve. Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes. Pas...
Tërmet i fort në Francë, sa ishte magnituda-Çkemi News
Bota

Tërmet i fort në Francë, sa ishte magnituda-Çkemi News

  Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur zonën pranë qytetit të Nices, në jug të Francës, mbrëmjen e sotme, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Sipas tyre, tërmeti ndodhi 16 kilometra në veri të Nicës, një qytet me rreth 340,000 banorë, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkaktoi shqetësim mes banorëve të zonës, por aktualisht nuk ka pasur raporte për dëme materiale. Autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo mundësi pasgoditjesh.
Tragjedi në brigjet e Qipros, fundoset varka me 20 emigrantë, raportohet për 7 të vdekur-Çkemi News
Bota

Tragjedi në brigjet e Qipros, fundoset varka me 20 emigrantë, raportohet për 7 të vdekur-Çkemi News

  Një varkë me 20 emigrantë është fundosur në brigjet e Qipros, mesditën e së hënës, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën. Siç raportohet mbytja e varkës ndodhi rreth orës 13:00 në një zonë 30 milje detare në juglindje të Kepit Greko, brenda Zonës së Përgjegjësisë së Kërkimit dhe Shpëtimit të Republikës së Qipros (Nikosia FIR) dhe jashtë ujërave territoriale. Gjithashtu deri më tani janë shtatë të vdekur dhe dy të shpëtuar janë nxjerrë nga më shumë se 20 personat që duket se kanë qenë në bordin e varkës. Në një deklaratë të lëshuar më herët nga Qendra e Koordinimit të Kërkim Shpëtimit (QSR), thuhet se operacioni është akoma duke u zhvilluar nën koordinimin e SRC ku marrin pjesë një anije luftarake, një helikopter dhe një avion pa pilot i ...