Bota

Tronditëse! “E lodhur nga sjellja e saj”, nëna planifikoi vrasjen e vajzës së saj, por tradhtohet nga ekzekutuesi-Çkemi News
Bota

Tronditëse! “E lodhur nga sjellja e saj”, nëna planifikoi vrasjen e vajzës së saj, por tradhtohet nga ekzekutuesi-Çkemi News

  Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një nënë është arrestuar pasi u përpoq të paguante dikë për të vrarë vajzën e saj 12-vjeçare. Ngjarja u zbulua kur burri që ajo kishte porositur për vrasjen, vendosi të denoncojë gjithçka në polici. Gruaja 46-vjeçare, e identifikuar si Svetlana, i ofroi 1,100 euro një të njohuri për të mbytur vajzën në një lumë në rajonin e Chelyabinsk. Ajo justifikoi veprimin duke thënë se ishte “e lodhur” nga sjellja e fëmijës dhe konfliktet e shpeshta mes tyre. Burri që do kryente ‘porosinë’, 36-vjeçari, me emrin Andrei, e tradhtoi nënën. Ai i tregoi të miturës të gjithë planin dhe më pas e ndihmoi të fshihej, duke informuar menjëherë autoritetet. Sipas autoriteteve, gruaja kishte planifikuar ta paguante në dor...
Gaza mes urisë dhe bombardimeve! OKB ngre alarmin: Ushqimi nuk po arrin te palestinezët!-Çkemi News
Bota

Gaza mes urisë dhe bombardimeve! OKB ngre alarmin: Ushqimi nuk po arrin te palestinezët!-Çkemi News

  Dy ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të hiqte rrethimin e Gazës, Kombet e Bashkuara njoftojnë se situata në terren nuk ka ndryshuar. Ushqimi dhe ndihmat humanitare vazhdojnë të mos arrijnë tek popullsia palestineze, e cila po përballet me uri ekstreme. Zëdhënësi i Zyrës Humanitare të OKB-së, Jens Laerke, tha se vetëm pesë kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza, dhe as ato nuk janë shpërndarë ende për shkak të mungesës së lejeve nga autoritetet izraelite. Sipas tij, Izraeli ka lejuar kalimin e rreth 100 kamionëve të tjerë, por ato janë ende të bllokuar. Para luftës, në Gaza hynin çdo ditë mbi 500 kamionë me ndihma dhe mallra. Ndërkohë, brenda vetë Izraelit ka nisur...
Nicole Scherzinger pozon me bikini, publikon në Instagram foto nga një destinacion ekzotik-Çkemi News
Bota

Nicole Scherzinger pozon me bikini, publikon në Instagram foto nga një destinacion ekzotik-Çkemi News

  Ndërsa vera po afron, Nicole Scherzinger ka filluar tashmë pushimet e para në det. Këngëtarja dhe ish-anëtarja e Pussycat Dolls madje postoi foto të saj nga plazhi në rrjetet sociale. Në postimin e ri që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ngarkuar disa pamje nga pushimet që po shijon në një destinacion ekzotik.   Në fund të fundit, Nicole Scherzinger është veçanërisht aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan foto nga jeta e saj profesionale dhe personale me miqtë e saj online, për t’u dhënë atyre një pamje të jetës së saj të përditshme. Në fotot që ka postuar këtë herë, Nicole Scherzinger pozon me bikini rozë, të cilat i nxjerrin në pah trupin. Në mbishkrimin që shoqëronte fotot e saj, ajo shkr...
Paqja qoftë me ju”, mesazhi i parë i Papa Leonit XIV pritet me entuziazëm nga mijëra besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit-Çkemi News
Bota

Paqja qoftë me ju”, mesazhi i parë i Papa Leonit XIV pritet me entuziazëm nga mijëra besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit-Çkemi News

  “Paqja qoftë me të gjithë ju”, nisi mesazhin e tij të parë si kreu i Kishës Katolike Papa Leoni. “Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura.”
Polonia po përgatitet për më të keqen! Qytetarët stërviten për luftë, rritet frika nga Rusia-Çkemi News
Bota

Polonia po përgatitet për më të keqen! Qytetarët stërviten për luftë, rritet frika nga Rusia-Çkemi News

  Në Poloni, qindra qytetarë të zakonshëm mes tyre burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, po mësojnë të përdorin armë dhe të mbrojnë veten në rast lufte. Në një terren stërvitor pranë qytetit të Wroclaw-it, çdo fundjavë organizohet programi “Stërvitu me Ushtrinë”, ku civilët mësojnë si të qëllojnë, të vendosin maska kundër gazit, të japin ndihmën e parë dhe të luftojnë trup më trup. “Jetojmë në kohë të pasigurta dhe duhet të jemi të përgatitur,” thotë kapiteni Adam Sielicki, që koordinon këtë nismë. “Rreziku nga Rusia është real, dhe ky program është një përpjekje për t’i bërë qytetarët më të aftë për vetëmbrojtje.” Interesimi për programin është aq i madh, sa qeveria polake ka shpallur planet pë...
Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati flet për një skenar të mundshëm të Serbisë-Çkemi News
Bota

Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati flet për një skenar të mundshëm të Serbisë-Çkemi News

    Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas tij, skema që mund të përdorë president i Serbisë me anë të këtij takimi, përfshin një plan kundër Kosovës dhe për këtë, i duhet ndihma e Rusisë, Kremlinit. “Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë. Një problematkë në Rajon, Evropë dhe më tej, është dhe Bosnja-Hercegovina me politikat seperatiste të Republikës Sërpska, natyrisht përçohen nga ish presidenti Dodik. Nga ana tjetër kisha ortodokse ruse luan një rol të rëndësish...
BE “ultimatum” Vuçiçit! Komisionerja Kos: Nëse shkon në Moskë të festojë me Putin, është kundër vlerave europiane-Çkemi News
Bota

BE “ultimatum” Vuçiçit! Komisionerja Kos: Nëse shkon në Moskë të festojë me Putin, është kundër vlerave europiane-Çkemi News

  Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, viziton Moskën javën e ardhshme. “Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe në kundërshtim të madh me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t’i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë”, tha Kos, në një konferencë për shtyp në Beograd, ku po zhvillon vizitën e parë zyrtare që nga marrja e detyrës. Ajo e përsëriti se Serbia, si kandi...
Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të mblidhet në 7 maj-Çkemi News
Bota

Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të mblidhet në 7 maj-Çkemi News

  Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri. Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues. Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.