Bota

FOTO/ Dielli merr pamje të pazakontë në Kinë
Bota

FOTO/ Dielli merr pamje të pazakontë në Kinë

  Pekini u përball me stuhinë e dytë të pluhurit në më pak se dy javë të dielën, ndërsa të hënën dhe të martën, reja e pluhurit godit Shangain.       Stuhia e pluhurit bëri që dielli të dukej blu të dielën, pasi dukshmëria ishte afër zeros dhe nivelet e ndotjes së ajrit u matën në 500, niveli maksimal në Kinë. Reja e pluhurit është nisur drejt Japonisë Perëndimore dhe verilindore dhe pjesë të Koresë së JuguJugut     Administrata Meteorologjike e Kinës lëshoi ​​një alarm të verdhë të premten përpara stuhisë, e cila u përhap nga Mongolia në provincat veriore të Kinës duke përfshirë Mongolinë e Brendshme, Shanxi, Liaoning dhe Hebei. Administrata gjithashtu këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur. Stuhia e pluhurit shkaktoi von...
Spektakël në qiell/ `Përplasen` gjashtë galaktika
Bota

Spektakël në qiell/ `Përplasen` gjashtë galaktika

  Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira. Ndonjëherë ndodh që dy galaksi të përplasen me njëra tjetrën duke rezultuar me një boom yjesh të reja. Por Teleskopi i  Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I dhuroi eksperteve imazhet e jashtëzakonshme të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një spektakël më vete! ESA I publikoi pamjet për të kremtuar fillimin e 2021-shit. “ Këto sisteme janë laboratore të shkëlqyera për gjurmimin e krijimin të reve yjore në kushte ekstreme fizike”, thuhet në një deklaratë të agjencisë. Retë yjore janë një grup I madh yjesh pranë njëra-tjetrit. Galaksitë  e përfshira shfaqin që të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër.   Sh   ESA e...
Shkencëtarja: Ndotja globale po zvogëlon organin mashkullor, redukton fertilitetin
Bota

Shkencëtarja: Ndotja globale po zvogëlon organin mashkullor, redukton fertilitetin

  Një shkencëtare e njohur ka deklaruar se ndotja globale po bën që bebet të lindin me penisë më të vegjël, madje thotë se ka një lidhje mes kimikateve industriale dhe efektivitetit aktiv të spermës. Epidemiologia e njohur mjedisore dhe riproduktive Dr Shanna Swan ka publikuar së fundmi një libër ku bën lidhjen mes kimikateve të produktet e jetës së përditshme, dhe zvogëlimin e masës së përgjithshme të penisit apo çrregullimet erektile te meshkujt. Dr Swan thotë se zvogëlimi i penisit dhe i efektivitetit të spermës në vendet perëndimore ka lidhje me kimikatet ptalate që përdoren në produktet plastike, të cilat ndikojnë në prodhimin e hormonit endokrine. Sipas saj dhe kolegëve, këto çrregullime mund të kalojnë në qumështin e gjirit ose të prekin bebet kur janë ende ...
Bill Gates parashikon të ardhmen/ Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie
Bota

Bill Gates parashikon të ardhmen/ Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie

  Në blogun e tij personal, Bill Gates i është përgjigjur pyetjeve më interesante të ndjekësve dhe njëra prej tyre lidhej me të ardhmen e botës. Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla. “Situata do të përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi. Sipas tij, shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga zgjedhjet që bën gjithsecili prej nesh.         I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se “kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e sh...
E mbani mend filmin “Kërcim Dashurie”? Shikoni si ka përfunduar aktorja kryesore
Bota

E mbani mend filmin “Kërcim Dashurie”? Shikoni si ka përfunduar aktorja kryesore

  JENNIFER GREY ESHTE NJE AKTORE AMERIKANE, E CILA NE SHQIPERI DHE NE BOTE ESHTE BERE SHUME E NJOHUR ME ANE TE FILMIT “KERCIM DASHURIE” KU AJO LUANTE KRAH AKTORIT PATRICK SWAYZE. Megjithate fama e saj mori fund menjehere mbasi aktorja u fiksua mbas operacioneve plastike te cilat i kane ndryshuar komplet pamjen. Shikoni me poshte fotot para dhe pas operacioneve plastike. Ja si dukej aktorja ne vitin 1986. Floke kacurrela dhe hunde te madhe. Kjo foto eshte e vitit 1987 ne filmin “Kercim Dashurie” ku Jennifer fitoi Globin e Arte ne kategorine e aktoreve me te mira. Por aktorja vendosi te beje operacione ne fillim te viteve 90 duke bere qe te humbasi komplet pamjen e saj te dikurshme. Ndryshimi i madh i pamjes se jashtme, beri qe fansat te mos ta njihnin me dhe te krijo...
Regjistrohet zhurma e cuditshme në Mars
Bota

Regjistrohet zhurma e cuditshme në Mars

  Roboti Preseverance solli në Tokë një regjistrim audio me zhurmën e erës që fryn në planetin Mars.     Roboti Preseverance solli në Tokë një regjistrim audio me zhurmën e erës që fryn në planetin Mars. Mikrofoni i superkameras është vendosur në majë të robotit. Audioja e marrë nga planeti i kuq është mbresëlënëse. Sonda e dërguar nga NASA po eksploron Marsin në kërkim të shenjave të jetës së lashtë. Aktualisht, ka sjellë në tokë qindra imazhe mahnitëse të sipërfaqes së planetit të kuq.     Gjatë misionit dyvjeçar, Perseverance do të mbledhë kampionë të ndryshëm në terren për t’i dërguar pas në Tokë për analiza dhe ekzaminime.
Lëndë organike zbulohet për herë të parë në sipërfaqen e një asteroidi (fotot)
Bota

Lëndë organike zbulohet për herë të parë në sipërfaqen e një asteroidi (fotot)

  Agjencia hapësinore japoneze JAXA ka konfirmuar së fundmi zbulimin e dy tipeve të lëndës organike në sipërfaqen e një asteroidi, për herë të parë në historinë e njerëzimit, çka mund të zbulojë sekretet e lindjes së jetës në tokë. Kërkuesit kryen analiza të shumëfishta të materialeve të marra nga  asteroidi Itokawa i kategorisë S (silici ose guri), i cili u vizitua nga sonda e misionit japonez Hayabusa në vitin 2010. Shkëmbi hapësinor besohet se është një ‘kondrit’, shkëmb hapësinor relativish i pamodifikuar që prej kohëve të hershme të sistemit tonë diellor. Shkencëtarët e JAXA analizuan një pjesëz 30-mikrometra të gjerë, të mbiquajtur ‘Amazon’, për të zbuluar përbërien e saj kimike dhe përmbajtjen e ujit. Ata zbuluan prezencë të lëndës organike si në formë prim...
Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushte mes njerëzve dhe kafshëve
Bota

Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushte mes njerëzve dhe kafshëve

Anastasiya Dobrovolskaya është një fotografe portretesh që tregon njerëzit dhe kafshët në një mënyrë shumë të ndjeshme. Siç thotë ajo, “Unë përpiqem të tregoj bukurinë e jashtme dhe të brendshme të njerëzve dhe kafshëve, si dhe të theksoj veçantinë, thellësinë dhe individualitetin e tyre. Ëndërroj që çdo person që ka një pamje të pazakontë do të besojë në bukurinë e tij”. Bright Side publikoi disa nga punët madhështore të Anastasiyas. Pasioni i Anastasiya për fotografinë nis që në fëmijërinë e saj. Stërgjyshi i saj ishte fotograf dhe ua kaloi dashurinë për fotografinë brezave të rinj, duke arritur tek ajo dhe motra e saj. Anastasiya ka bërë fotografi që kur ishte fëmijë, vetëm “për të vazhduar me familjen e saj”. Në atë kohë, ajo nuk kishte në plan ta bënte fotografinë profesi...