Bota

Shkencëtarët: Bota po hyn në epokën e pandemive
Bota

Shkencëtarët: Bota po hyn në epokën e pandemive

Bota po hyn në një “epokë pandemike”. Kjo u deklarua nga paneli prej 26 shkencëtarësh nga e gjithë bota në raportin e botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian me rastin e Samitit Global të Shëndetit. “Përpjekjet e sotme për të trajtuar Covid-19 duhet të përfshijnë investime dhe masa reagimi që kanë potencialin më të madh të mundshëm për përmirësim të qëndrueshëm në parandalimin, duke përfshirë investimet në burimet njerëzore dhe në trajnimin e tyre, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve globale të shëndetit”. Sipas shkencëtarëve koronavirusi do të jetë endemik, ndërsa priten valë të tjera të mundshme sidomos në vendet me vaksinim të ulët. “Trajektorja e mundshme për SarsCoV2 është të bëhet endemike me shpërthime sezonale për shkak të rënies së imunitetit...
Një tërmet i fuqishëm gòdet këtë shtet, ja sa ishte magnituda
Bota

Një tërmet i fuqishëm gòdet këtë shtet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 i shkallës Richter ka gòditur Kinën ditën e sotme.       Mediat e huaja raportojnë për të paktën 1 vìktimë deri më tani, ndërkohë që dëmet material janë të shumta.       Thellësia e gòditjes ishte 10 kilometër, teksa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete dhe kanë qenë shumë të forta.
Pamje të rënda të qindra varreve të cekëta në brigjet e Ganges në Indi pas tejmbushjes së krematoriumeve (fotot)
Bota

Pamje të rënda të qindra varreve të cekëta në brigjet e Ganges në Indi pas tejmbushjes së krematoriumeve (fotot)

Rreshta të panumërt varresh të cekëta në brigjet e lumit Ganges në veri perëndim të Indisë janë ekspozuar së fundmi nga shirat e ashpër. Mbetjet e viktimave të koronavirusit janë mes qindra trupave të varrosur pranë krematoriumit të Shringverpur, rreth 40 kilometra në veri të Prayagraj. Pamje e publikuara së fundmi tregonin masën e madhe të impjantit ku pirgjet e varreve shiheshin të mbuluara me pëlhura. Punëtorët bashkiakë punonin për rimbulimin e varreve dhe largimin e qenve endacakë që kishin nisur të ngacmonin trupat. Megjithatë krematoriumi vazhdon të operojë në vend, teksa vendi mezi përballon fluksin e numrit të madh të viktimave të koronavirusit në Indi.         Vendi shënoi dje 4,209 vdekje nga sëmundja dhe 259, 551 raste të reja infe...
Dha shpirt i vetëm në azil/ Kur infermieret rregullojnë dhomën e të ndjerit gjejnë një letër që ta prek shpirtin: Kam një amanet për fëmijët që nuk vinin të më takonin
Bota

Dha shpirt i vetëm në azil/ Kur infermieret rregullojnë dhomën e të ndjerit gjejnë një letër që ta prek shpirtin: Kam një amanet për fëmijët që nuk vinin të më takonin

Mark Filister ishte njës i moshuar që ndërroi jetë i vetëm nës azil. Gjatë gjithë kohës që ai qëndroi në azil askush nuk shkoi për ta vizituar. Pasi ai ndërroi jetë infermieret duhet të rregullonin dhomën e tij. Ajo që ato gjetën poshtë dyshekut i ka prekur në zemër dhe ato e dinë sa kanë qarë. Ai kishte shkruar një letër për fëmijët e tij që nuk shkuan ta takonin asnjëherë dhe e lanë babanë e tyre ashtu të braktisur.         Ai kishte shkruar: Çfarë shihni, infermierë?… Çfarë shihni? Kur më shikon… Çfarë po mendon? Për një plak të çuditshëm që nuk ka mençuri. Po ju nuk e dini se mua më duket sikur gruaja që nuk më jeton më është këtu me mua. Madje edhe fëmijët e mi më duket sikur vijnë më takojnë. Fjalët e mi atë fundit janë, mos i lini prindërit tuaj në az...
Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s
Bota

Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Ë Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën. Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.       “Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë r...
Vetëm ti më ke mbetur’/ Gaza, babai i rrënuar shtrëngon foshnjën e plagosur
Bota

Vetëm ti më ke mbetur’/ Gaza, babai i rrënuar shtrëngon foshnjën e plagosur

Në një spital në Gaza, Mohammad al Hadidi, përkëdhel djalin e tij Omar, i vetmi fëmijë i mbijetuar pasi një sulm ajror izraelit i mori jetën bashkëshortes dhe katër djemve të tjerë gjatë natës. “Nuk më ka mbetur askush tjetër në këtë botë, përveç teje”, i thotë ai. Pas sulmit, punonjësit e shpëtimit nxorën foshnjën pesë muajsh nga krahët e nënës së tij të vdekur, me një nga këmbët e tij të vogla të thyer në tre vende. Fëmijët e tjerë të Mohamadit, 13, 11,8 dhe 6 vjec, humbën jetën në sulm bashkë me të ëmën, 36 vjecare. I ulur në një krevat spitali, Hadidi e puth me dhembshuri të birin në faqe. Në krahët e tij, Omari qëndron i qetë, me këmbën e tij të lidhur me fasha. Nën një kurorë kaçurrelash të vogla, sytë e tij janë të perënduar dhe fytyra është e mbushur me gërvisht...
Konflikti në Lindjen e Mesme, vogëlushja palestineze rrëfehet
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, vogëlushja palestineze rrëfehet

Ndonëse 10 vjeçe, ajo flet me pjekurinë e një të rriture ku kërkon arsyet se përse po ndodhin këto trazira. Teksa shikon banesat e shkatërruara rreth asaj, vajza thotë: “Çfarë prisni prej meje (I drejtohet kameras)? Ta rregulloj?”       Më tej ajo shton: “Jam vetëm 10 vjeç. Pse, po na e bëni këtë, e meritojmë? Çfarë kemi bërë ne? Mami më tha se ata na urrejnë ne”.  
​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës
Bota

​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës

Ka gjëra që duhet t’i shmangni për t’i diskutuar në vendet punës, sepse kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi kolegët tuaj mendojnë për ju dhe aftësinë tuaj për të bërë punën, pavarësisht se çfarë temash po bëhen. Bezdia që krijohet në vendet e punës për shkak të këtyre bisedave mund të ndikojë në funksionimin e punës, madje edhe në mënyrën sesi punëdhënësi duhet që ta trajtojë atë çështje dhe askush nuk dëshiron që të jetë shkaktari i gjendjeve të pakëndshme. Feja Feja është diçka që diskutohet kudo e po ashtu diçka e cila i preokupon njerëzit gjatë gjithë kohës. Por në vendet e punës kjo temë duhet të “preket” lehtë. Besimi i dikujt është një gjë personale, e ka shumë njerëz të cilët janë të ndjeshëm në lidhje me të. Kjo nuk do të thotë që ta fshehni besimin tuaj, sepse të...