Bota

Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike”, braktiset qyteti me 2 milionë banorë
Bota

Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike”, braktiset qyteti me 2 milionë banorë

Me mijëra njerëz janë larguar nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili vrau 32 persona, mund të shpërthejë sërish.     Këtë të premte, shumë pjesë të qytetit me 2 milionë banorë, ishin braktisur mes panikut. Shumë banorë u zhvendosën në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.     Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik. “Është një situatë e tmerrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas p...
Mesazhi prekës i mamasë: E kam vajzën më të bukur në botë, mjerët ju që e kritikuat
Bota

Mesazhi prekës i mamasë: E kam vajzën më të bukur në botë, mjerët ju që e kritikuat

Kur e mbajta në krahët e mi për herë të parë , nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë,     dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe.     Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.
11 pacientë të vdekur nga murtaja/ Epidemia e rëndë infekton të paktën 15 vetë në Kongo (fotot)
Bota

11 pacientë të vdekur nga murtaja/ Epidemia e rëndë infekton të paktën 15 vetë në Kongo (fotot)

Një shpërthim epidemik i murtajës ka lënë të prekurit duke vjellë gjak, ndërsa 11 kanë vdekur prej saj në Republikën Demokratike të Kongos. Të paktën 15 raste të sëmundjes fatale janë raportuar tashmë në provincën Ituri në verilindje të vendit, teksa autoritetet vendore kanë regjistruar 11 vdekje prej muajit të shkuar. Sipas britanikes Express, Dr Louis Tshulo, drejtori shëndetësor në Ituri, tha: “Viktimat tregonin simptoma dhimbje koke, ethe, kollë dhe vjellje gjaku nga goja”. “Raportimet flasin për 15 raste deri tani, në të cilat përfshihen 11 vdekje. Rasti i parë ishte një grua që vdiq në qendrën shëndetësore të Fataki ndërsa një javë më vonë një burrë 30 vjeçar vdiq pasi shfaqi simptomat”. Vitet e fundit vendi është përballur gjithashtu me epideminë vrasëse të Ebola...
Shkon mbi 3.5 milionë numri i të vdekure nga Covid-19 në të gjithë botën
Bota

Shkon mbi 3.5 milionë numri i të vdekure nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.5 milionë. Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 3.501.259 viktima.       Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 605.208 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 452.224 viktima nga COVID-19, India me 311.421, Meksika 221.960, Britania 127.739, Italia 125.501, Rusia 119.600, Franca 108.879, Gjermania 88.161 dhe Kolumbia me 85.666 viktima.       Pas shfaqjes për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në të pak...
Aktori i famshëm rrezikon 45 vite burg, pasi tre gra e akuzojnë për përdhunim
Bota

Aktori i famshëm rrezikon 45 vite burg, pasi tre gra e akuzojnë për përdhunim

Aktori i njohur, Danny Masterson, do të gjykohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë. Për Masterson, i njohur për rolin e tij tek “That 70s Show” gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut të Los Anxhelos Charlaine, F. Olmedo urdhëroi që të gjykohej për tre akuza që mund ta çonin atë për 45 vite pas hekurave. Prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003. Nga ana tjetër, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.         Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jas...
Origjina e COVID ende mister/ Tre punonjës të laboratorit në Wuhan u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të covid në nëntor të 2019-ës
Bota

Origjina e COVID ende mister/ Tre punonjës të laboratorit në Wuhan u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të covid në nëntor të 2019-ës

Ende nuk dihet nëse COVID-19 e ka origjinën në Ëuhan të Kinës apo në një vend tjetër, ndërsa kanë daalë detaje të reja. Sipas Insider, Inteligjenca Amerikane mësoi se tre mjekë u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 në nëntor të vitit 2019 dhe kërkuan kujdesin spitalor. Një raport nga Departamenti i Shtetit u lëshua gjatë ditëve të fundit të administratës së ish-presidentit Donald Trump, por zyrtarët e njohur me raportin nuk ranë dakord për fuqinë e provave të gjetura. Megjithatë, në mars, Marion Koopmans, një virolog holandez, i tha NBC Neës se sëmundja e punëtorëve të laboratorit mund t’i atribuohej sëmundjeve të rregullta sezonale.       Gjithashtu, në fillim të këtij viti, një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kaloi një mu...
Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital
Bota

Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital

Ka shkuar në 14 numri i viktimave, nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë. Mediet fqinje shkruajnë se nga nga fëmijët që ishte transportuar në gjendje të rëndë në spital ka ndërruar jetë. Viktima është një i mitur 9 vjeç, ndërsa një 5-vjeçar është ende i shtruar në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën.       “Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, por pas disa orësh duke provuar gjithçka nuk mundëm t’ia dilnim dot”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit, i informuar nga mjekët që ndoqën trajtimin e të miturit.