Bota

Pamjet e rënda nga katastrofa natyrore në Gjermani, ekipet vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur
Bota

Pamjet e rënda nga katastrofa natyrore në Gjermani, ekipet vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur

Evropa Perëndimore vazhdon të përballet me vërshimet që u morën jetën rreth 120 personave, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mbi 1 mijë personave të pagjetur. Shumica e viktimave janë nga Gjermania, vendi më i goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse. Vetëm në Gjermani, 103 persona humbën jetën pas përmbytjeve të mëdha, shifra më e lartë e vdekjeve në këtë shtet nga një katastrofë natyrore ndër vite. Ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimet për mbi 1 mijë e 300 persona të zhdukur.         Komunitete të tëra janë shkatërruar pasi ujerat e rrëmbyer të lumenjve përmbytën qytete dhe fshatra në shtetin gjerman Rhine-Palatinate. Për Gjermaninë ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga një katastrofë natyrore, që nga vërshimet vdekjeprurëse të...
Numri i vdekjeve kalon mbi 100 mijë, shpallen 5 ditë zie kombëtare në Argjentinë
Bota

Numri i vdekjeve kalon mbi 100 mijë, shpallen 5 ditë zie kombëtare në Argjentinë

Argjentina ka shpallur 5 ditë zi kombëtare për shkak se numri i vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19) tejkaloi 100 mijë. Në një dekret të nënshkruar nga presidenti Alberto Fernandez dhe i cili është publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ në lidhje me shpalljen e zisë kombëtare thuhet: “Në territorin e Argjentinës janë shpallur 5 ditë zi kombëtare për shkak se mbi 100 mijë persona, banorë të vendit tonë e kanë humbur jetën nga COVID-19”.     Në vendin Amerikës Jugore, Argjentinë me vdekjet e fundit dje si pasojë e COVID-19 numri i viktimave arriti në 100.250 ndërsa deri më sot në vend janë regjistruar 4.7 milionë raste.
La djalin të vdiste nga i ftohti jashtë shtëpisë, e ëma akuzohet për vrasje
Bota

La djalin të vdiste nga i ftohti jashtë shtëpisë, e ëma akuzohet për vrasje

Një nënë është akuzuar për vrasje pasi djali i saj shtatë vjeçar ngriu për vdekje jashtë shtëpisë së tij në një nga netët më të ftohta të vitit. Hakeem Hussain u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tarracës së xhaxhait të tij të madh, ku ai dhe nëna e tij kishin qëndruar në Nechells, Birmingham. Dy ambulanca dhe një ndihmës i shpejtë shkuan në vendngjarje por ai kishte pësuar një arrest kardiak dhe nuk mund të shpëtohej.     Nëna e Hakeem, Laura Heath, 39 vjeç tani është akuzuar për vrasje dhe katër akuza për mizori ndaj një fëmije. Hakeem ishte një nxënës i klasës së tretë në shkollën fillore dhe ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak metra larg banesës së tij.
Meksikë/ Mbi 9 mijë raste me Covid dhe 217 viktima në 24 orë
Bota

Meksikë/ Mbi 9 mijë raste me Covid dhe 217 viktima në 24 orë

Meksika ka raportuar 9,319 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 217 persona humbën jetën. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 2, 577, 140 të prekur me COVID. Numri total i viktimave ka shkuar në 234, 675 që nga fillimi i pandemisë në Meksikë.  
U ekzekutua në rezidencën e tij, dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit
Bota

U ekzekutua në rezidencën e tij, dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në rezidencën e tij, në kryeqytetin Port-au-Prince. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, ndërkohë që janë publikuar pamjet e atentatit të ndodhur, ku persona ende të paidentifikuar ‘mësynë’ në shtëpinë e tij dhe qëlluan mbi Presidentin. Raportohet që nga ky sulm ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e Presidentit. Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”.       Moise, 53-vjeç, ka qenë në pushtet që prej shkurtit të vitit 2017, pasi Michel Martelly dha dorëheqjen. Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.
Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin
Bota

Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin

Një austriak ka përjetuar një nga makthet më të këqija këtë mëngjes kur një piton, i cili  ndodhej në tubat e kanalizimeve, doli nga tualeti dhe e kafshoi. I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Graz tha se pitoni 1.6 metra i gjatë e kishte pickuar në organin gjenital.       Gjarpri, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, dyshohet u arratis nga apartamenti i fqinjit të tij duke kaluar përmes tubave të kanalizimeve. Një specialist për gjarpinjtë hoqi gjarprin nga tualeti  dhe ia ktheu pronarit të tij.       24-vjeçari, i cili mban 11 gjarpërinj në shtëpinë e tij, por që nuk janë helmues, do të përballet me akuzën e dëmtimeve trupore nga pakujdesia.
Trupat e viktimave të Covid dalin në lumin indian pasi përmbytjet zbulojnë varret e cekëta (foto të rënda)
Bota

Trupat e viktimave të Covid dalin në lumin indian pasi përmbytjet zbulojnë varret e cekëta (foto të rënda)

Përmbytjet e ditëve të fundit në Indi kanë zbuluar varret e cekëta të qindra viktimave të koronavirusit. Terreni është prishur nga ujërat e përmbytjeve duke zbuluar trupa gjysmë të varrosur, si dhe dhjetra të tjerë që kanë dalë në sipërfaqen e lumit Ganges. Zyrtarët thonë se rreth 600 persona janë varrosur në lumë, por banorët thonë se numri besohet akoma më i lartë. Tmerret e fundit vijnë teksa vendi goditet nga një tjetër valë  e pandemisë Covid-19 teksa numri total i viktimave në Indin tashmë i afrohet shifrës 400,000. Trupat e mbështjellë me veshjet karakteristike indiane shiheshin që lëviznin në sipërfaqen e lumit ndërsa varkëtarët trembeshin mos i godisnin ato me rremat e tyre. Familjet në lindje dhe në veri të Indisë nuk mund të përballojnë varrime apo kremime c...
Zbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!
Bota

Zbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!

Kafka e ruajtur në mënyrë të përkryer për më shumë se 140 mijë vjet dhe e zbuluar së fundi në Kinën verilindore, përfaqëson një specie të re të njerëzve antikë më të lidhur me ne sesa ishin edhe Neandertalët dhe mund të ndryshojë thelbësisht kuptimin tonë të evolucionit njerëzor, thonë shkencëtarët. Sipas Al Jazeerës, kafka i përkiste një mashkulli te rritur, me sy të thellë, dhe një tru në përmasa të ngjashme atë të njerëzve sot. Ndonëse fytyra e tij ishte e gjerë, ai kishte mollëza të sheshta dhe të ulët e këto e bënin te ngjasonte me shume me njerëzit modernë sesa me anëtarët e tjerë të zhdukur të trungut të familjes njerëzore. Ekspertët që e zbuluan e kanë quajtur Homo longi ose “Njeriu Dragua”, një referim ky ndaj rajonit ku u gjetën fosilet. Zbulimi sipas tyre, rish...