Bota

83% e rasteve të reja të infektimit në ShBA janë me variantin Delta
Bota

83% e rasteve të reja të infektimit në ShBA janë me variantin Delta

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant. Kjo rritje është konsideruar dramatike nga po të njëjtit, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja. “Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.       Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera. Fillimisht është identifikuar ...
Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap.
Bota

Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap.

Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap. Gjithashtu ai është edhe insekti më i përhapur.     Pamjet e miliona mushkonjave që duket sikur formuan një "tornado" shkaktuan panik në një zonë në Rusi. Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve. Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një "fenomen bashkimi".       "Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë," tha Lyudmila Lobkova. Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo. Vendasit thonë se janë mësuar me fenomene të tilla, por jo kaq shumë sa këtë vit....
Pamjet magjepsëse të shpërthimit të vullkanit, droni arrin të filmojë afër kraterit
Bota

Pamjet magjepsëse të shpërthimit të vullkanit, droni arrin të filmojë afër kraterit

Disa pamje fantastike të shpërthimit të vullkanit Fagradalsfjall, rreth 40 kilometra nga Reykjavík i Islandës janë regjistruar nga droni. YouTuber-i Joey Helms ka arritur të regjistrojë me dronin e tij afër kraterit shpërthyes. Fagradalsfjall është një vullkan i formuar në periudhën e fundit akullnajore në gadishullin Reykjanes, ndërsa mbulon një zonë 5 kilometra të gjerë dhe 15 kilometra të gjatë. Maja më e lartë në këtë zonë është Langhóll 385 metra.         Asnjë shpërthim vullkanik nuk kishte ndodhur për 800 vjet në Gadishullin Reykjanes deri në 19 mars 2021 kur u shfaq një çarje e çarjes në Geldingadalir në jug të malit. Vullkani ende lëshon lavë që prej 11 korrikut.
Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës
Bota

Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës

Një shtetas shqiptar është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA. Bashkë me shqiptarin Agim Cerma, i njohur si ‘Jimmy”, janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbian. Këta pesë persona u kapën për qëllime ekstradimi, në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA. Cerma ishte në krye të veprimtarive të grupit të strukturuar kriminal. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori një sasi parash nga Evropa për të blerë kokainë dhe më pas të garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’.       Më tej, mediat shkruajnë se ka të dhëna që paratë hynë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë dhe sipas hetimeve shtetasi shqiptarë dhe bashkëpunët...
Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur, Merkel në zonat e dëmtuara
Bota

Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur, Merkel në zonat e dëmtuara

Dy shqiptarë janë mes viktimave që shkaktuan përmbytjet katastrofike në Europë. Çifti nga Peja jetonte në Gjermani. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja është ende nën gërmadha. Deri tani, 188 persona që kanë humbur jetën, por numri pritet të rritet, teksa uji largohet nga qytetet. Mbi 3000 persona rezultojnë të zhdukur. Menjëherë pasi u kthye nga Uashingtoni, kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi pranë zonave të prekura. Ajo i  përshkroi përmbytjet që kanë mbërthyer një pjesë të mirë të Europës, si tmerrësisht të rënda. “Është e frikshme! Vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar këtë shkatërrim. Megjithatë, është mbreslënëse të shohësh njerëz që qëndrojnë së bashku, dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”. Merkel premtoi ndihmë financiare për të ...
Pamjet/ 24-vjeçari del nga makina për të rrëmbyer të miturin, momenti kur nëna e frikësuar shpëton djalin 5-vjeçari
Bota

Pamjet/ 24-vjeçari del nga makina për të rrëmbyer të miturin, momenti kur nëna e frikësuar shpëton djalin 5-vjeçari

Një person është arrestuar pasi u përpoq të rrëmbente një djalë 5-vjecar duke e futur në makinë. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Nju Jorkut teksa djali po ecte me familjen e tij dhe 24-vjeçari doli me vrap nga makina për ta kapur dhe për t’ia mbathur. Kamera e rrugës filmoi momentin kur nëna e djalit shpëtoi të birin duke e tërhequr nga dritarja e makinës. Ajo ka qenë duke ecur nëpër rrugë me tre fëmijët e saj kur u përball me tentativën për rrëmbim gjatë mbrëmjes së të enjtes.       Një grua e pranishme që dëgjoi të bërtiturat e nënës telefonoi policinë për të vënë në pranga 24-vjeçarin. Mediat e huaja bëjnë me dije se 5-vjeçari nuk ka pësuar dëme shëndetësore.
Super Mario 64’ shitet në ankand me një çmim marramendës
Bota

Super Mario 64’ shitet në ankand me një çmim marramendës

Një kopje e pahapur e videolojës “Super Mario 64” e Nintendo-s u shit në ankand të dielën për një shumë prej 1.56 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm për një lojë të vetme e vendosur të premten e kaluar.         Shtëpia e ankandit Heritage me bazë në Teksas vuri në duke se është hera e parë që një lojë e vetme shitet për më shumë se 1 milionë dollarë.       ‘Super Mario 64’ ishte loja më e shitur e ‘Nintendo 64’, gjithashtu ishte loja e parë video që shfaqte karakterin me famë botërore Mario në 3D. Loja mori notën më të lartë të mundshme A++ nga kompania e vlerësimit të videolojërave WataGames, tha Auctions Heritage, që do të thotë se ishte ruajtur në gjendje shumë të mirë, si e re. Çmimi rekord erdhi pas shitjes të së premtes ...