Bota

Po presim një mobilizim europian”, Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë-Çkemi News
Bota

Po presim një mobilizim europian”, Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë-Çkemi News

  Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç në vend nëse, brenda “disa muajsh”, kjo nuk bëhet në nivel evropian. “Ne duhet t’i ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha ai sot për France 2, në përgjigje të vrasjes së një asistenteje mësuese nga një nxënës 14-vjeçar jashtë një shkolle të mesme në Francë. “Do të jap disa muaj kohë që të fillojë mobilizimi evropian. Përndryshe (…) do të fillojmë ta bëjmë atë në Francë. Nuk mund të presim më”, tha ai. “Një pesëmbëdhjetëvjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet”. Gjatë intervistës së tij me France 2, presidenti francez theksoi gjithashtu se nuk do të jetë më e ...
Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti-Çkemi News
Bota

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti-Çkemi News

  Dokumentet e ndjeshme në lidhje me objektet bërthamore të Izraelit, marrëdhëniet e tij me SHBA-në dhe Evropën, si dhe aftësitë e tij mbrojtëse do të publikohen së shpejti, sipas Iranit. “Transferimi i këtij ‘thesari’ ishte kohë-humbës dhe kërkonte masa sigurie. Sigurisht, metodat e transferimit do të mbeten konfidenciale, por dokumentet do të zbulohen së shpejti”, tha Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib. Qeveria izraelite, e cila nuk ka zbuluar kurrë detaje rreth arsenalit të saj bërthamor, i cili thuhet se përfshin një numër të konsiderueshëm armësh atomike duke e bërë atë vendin e vetëm në Lindjen e Mesme që zotëron bomba bërthamore, ende nuk ka komentuar mbi dokumentet, sipas Al Jazeera. ...
Trump lëshon ultimatumin për Los Angelesin: Nëse shohim rrezik, do të jemi shumë të ashpër-Çkemi News
Bota

Trump lëshon ultimatumin për Los Angelesin: Nëse shohim rrezik, do të jemi shumë të ashpër-Çkemi News

  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas incidenteve në Los Angeles, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përleshjet përpara se të nisej për në Camp David. “Do të kemi trupa kudo”, tha ai kur u pyet nëse planifikonte të dërgonte trupa në Los Angeles. “Nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë… Nëse shohim një rrezik për vendin dhe qytetarët tanë, do të jemi shumë të ashpër.” “Ne do të dërgojmë gjithçka që duhet për të siguruar që të ruhet ligji dhe rendi”, shtoi ai, sipas BBC-së. “Mbrëmë në Los Angeles i pamë ngjarjet nga afër, pati shumë dhunë dhe mund të kishte qenë shumë më keq”, tha presidenti i SHBA-së.   Trump u tha gjithashtu gazetarëve se zyrtarët e Kaliforni...
Radioteleskop gjigand në hënë? Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!-Çkemi News
Bota

Radioteleskop gjigand në hënë? Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!-Çkemi News

  Shkencëtarët e NASA po planifikojnë të ndërtojnë një radioteleskop gjigant në anën e errët të Hënës. Sipas revistës LiveScience, nëse projekti miratohet, mund të ndërtohet nga viti 2030 me një kosto prej më shumë se 2 miliardë dollarësh. Shkencëtarët duan të ndërtojnë radioteleskopin për të ndihmuar në zbulimin e disa prej mistereve më të mëdha të universit. Një arsye tjetër është edhe rritja e niveleve të rrezatimit që vjen nga vargjet e mëdha të sateliteve private, që sipas shkencëtareve, se shpejti do të jetë një problem për radioastronominë nga Toka. Numri i satelitëve që rrotullohen rreth Tokës po rritet me shpejtësi. Kjo mund të krijojë një sërë problemesh, duke përfshirë më shumë mbeturina hapësinore, rritje të ...
SHBA/ Vrasja e tre vajzave nga babai i tyre, detaje të reja tronditëse: Ai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart-Çkemi News
Bota

SHBA/ Vrasja e tre vajzave nga babai i tyre, detaje të reja tronditëse: Ai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart-Çkemi News

  Shtetet e Bashkuara po ndjekin me tronditje zhvillimet rreth vrasjes së dyshuar të tre motrave – Patin, 9 vjeç, Evelyn, 8 vjeç dhe Olivia, 5 vjeç- nga babai i tyre, 32-vjeçari Travis Decker. Sipas dosjes së çështjes që u ngrit pas zbulimit të trupave, vajzat u gjetën me qese plastike mbi kokë dhe me duar të lidhura. Trupat e tyre të pajetë u zbuluan të hënën pasdite në një argjinaturë pranë një kampingu në Wenatchee, në shtetin e Uashingtonit. Provat e para mjeko-ligjore treguan se shkaku më i mundshëm i vdekjes ishte asfiksia. Sipas raportimit të New York Post, vajzat ishin ende të veshura me të njëjtat rroba që kishin veshur të premten e kaluar, ditën kur u raportuan të zhdukura. Po atë ditë, Decker i kishte marrë vajzat...
Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona-Çkemi News
Bota

Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona-Çkemi News

  Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndezi menjëherë atmosferën në kryeqytetin francez, i cili priste me ankth këtë trofe prej vitesh. Por gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos: më shumë se 130 persona janë arrestuar, disa dyqane janë plaçkitur dhe makina janë djegur. Skenat më të rënda u regjistruan në Champs-Elysées, ku trazirat nisën që pas golit të parë të PSG-së. Një dyqan këpucësh u sulmua me raketa dhe sende të forta, ndërsa një tjetër, pjesë e një zinxhiri të njohur arredimi, pësoi të njëjtin fat. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Makina përplas turmën në Grenoble   Në Grenoble, në jug të Francës, një automjet godit...
Më shumë se 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Gaza”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës-Çkemi News
Bota

Më shumë se 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Gaza”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës-Çkemi News

  Agjencia e OKB-së, UNICEF, ka thënë se më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga tetori i vitit 2023. Në një postim në mediat sociale, tha se kjo është e barabartë me një fëmijë që humb jetën për çdo 20 minuta. “Ky është një shkatërrim i fëmijërisë. Një shkatërrim i vetë jetës. Këta janë fëmijë. Jo numra. Asnjë fëmijë nuk duhet ta kalojë këtë”, tha UNICEF. Duke theksuar realitetin e luftës ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre në Gaza, një instalacion arti zuri një nga rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë. Lodra dhe rroba fëmijësh u vendosën në mes të Rua do Carmo, të premten, për të tërhequr vëmendjen tek mijëra fëmijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luft...
Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur-Çkemi News
Bota

Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur-Çkemi News

  Presidenti amerikan, Donald Trump foli të premten për videon ku gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, godet me shuplakë presidentin francez ndërsa ai po bëhej gati të zbriste nga një aeroplan në Hanoi të Vietnamit. I pyetur për këshilla martesore për homologun e tij francez, Trump tha: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”. Trump duket se tregoi se kishte folur me Macron pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”. “Kjo nuk ishte mirë. Jo. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë”, tha Trump për çiftin presidencial, me të cilët ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë kaluar kohë të konsiderueshme. “Nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, ata janë mirë”, shtoi ai. Kujtojmë se Macron e hodhi poshtë in...