Bota

Babai tmerrohet kur bija 3-vjeçare i thotë se vjen ‘nga një jetë tjetër’ (fotot)
Bota

Babai tmerrohet kur bija 3-vjeçare i thotë se vjen ‘nga një jetë tjetër’ (fotot)

Një baba i habitur ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke rrëfyer se bija e tij tre-vjeçare i tha se kishte pasur një tjetër familje “në jetën e kaluar” dhe se ishte bashkuar me ta pas vdekjes. Dan Schrieber thoshte se nuk dinte si ta kuptonte momentin e pazakontë kur fëmija i tij i tha qetësisht se kishte pasur një familje tjetër “shumë kohë më parë”. Madje e vogla i dha emrat e familjarëve që kishte pasur, gjatë një bisede intime para kohës së gjumit. Duke postuar historinë e tij online, Dan Schreiber shkruante: “Pata një bisedë interesante me time bijë para kohës së gjumit: ‘Baba, unë kam pasur një familje tjetër shumë kohë më parë & mamaja ime quhej Sochi & ndersa unë quhesha Anke por më pas unë vdiqa & dhe tani jam me familjen tënde’.” Burri shtonte ...
Shpërthejnë infektimet në Greqi, 3076 raste të reja dhe 22 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Bota

Shpërthejnë infektimet në Greqi, 3076 raste të reja dhe 22 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi duket se po i jep shenjat e valës së katërt në Greqi, pasi ka pasur shifra të larta të infektimeve dhe viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 3,076 raste të reja dhe 22 jetë të humbura nga Covid-19. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 217 raste konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet jashtë vendit ndërsa rreth 1,794 të tjerë janë infektuar nga të tjerë që janë pozitivë me koronavirus. Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 337. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj, ndërsa mosha mesatare e pacientëve të shtruar është 64 vjec.         Numri i përgjithshëm i rasteve është 576,672 nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, kanë humbur jetën 13,561 persona në total nga k...
10 vjet pa asnjë mashkull/ Peshkaqeni femër lind këlysh në akuariumin italian (fotot)
Bota

10 vjet pa asnjë mashkull/ Peshkaqeni femër lind këlysh në akuariumin italian (fotot)

Një bebe peshkaqen ka lindur në një park ujor në Itali, ku prej dhjetë vjetësh mbaheshin vetëm femra. Shkencëtarët thonë se “lindja e virgjër” në akuarium mund të jetë e para e llojit të saj. Bebja femër e peshkaqenit ‘gjuetar’ (Mustelus mustelus) — i njohur në vend si Ispera, ose ndryshe “shpresë” në gjuhën malteze — ka lindur së fundmi në akuariumin Cala Gonone në ishullin e Sardenjës, nga një nënë që ka jetuar të gjithë dekadën në akuariumi vetëm me femra deh pa meshkuj, shkruan rrjeti Newsweek . Fenomeni i rrallë i njohur edhe si parteno-gjenesis, vjen si rezultat i aftësisë së femrës për të vetë-fertilizuar vezët e saj në disa raste ekstreme.       Fenomeni i partenogjenezës është parë te rreth 80 specie kafshësh vertebrore, duke përfshirë peshk...
Fotoja preku gjithë botën/ Foshnja që u mor nga teli me gjemba bashkohet me familjen dhe janë të sigurtë
Bota

Fotoja preku gjithë botën/ Foshnja që u mor nga teli me gjemba bashkohet me familjen dhe janë të sigurtë

Foshnja që merrej nga një marins amerikan përtej gardhit me gjemba të aeroportit, e cila i jepej nga prindërit për t’i shpëtuar regjimit taleban, është bashkuar me familjen e saj. Lajmin e bëri të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i cili konfirmoi se foshnja ishte ribashkuar me familjen e saj dhe është e sigurt në aeroport, raporton The New York Times. “Unë mund të konfirmoj që anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24 -të të Ekspeditës Detare. Foshnja e parë në video u mor nën kujdes nga një strukturë mjekimi“, tha zëdhënësi i Trupave të Marinës, Major Jim Stenger në një deklaratë.  
Fituesja e llotarisë, bashkëshorti dhe bija 1-vjeçare gjenden të vdekur në vrasje-vetëvrasjen e dyfishtë
Bota

Fituesja e llotarisë, bashkëshorti dhe bija 1-vjeçare gjenden të vdekur në vrasje-vetëvrasjen e dyfishtë

Një grua që disa muaj më parë fitoi 2 milionë dollarë në një llotari në Kaliforni, është gjetur e vdekur së bashku me bashkëshortin e saj, në atë që autoritetet përshkruajnë si një vrasje-vetëvrasje e dyfishtë. Bija e tyre 1 vjeçare Leanne, gjithashtu kishte vdekur pasi policia e gjeti në gjendje të rëndë nga plaga e armës së zjarrit, në shtëpinë e tyre në Calera, ne ngjarjen e rende te javës që shkoi, raportonte rrjeti lokal KXII . Tiffani Hill e John Donato u identifikuan si të rriturit të gjetur të vdekur. Familja e 31 vjeçares Hill, thotë se gruaja ishte viktimë e dhunës shtëpiake.         “Tiffani nuk është ankuar te unë për asgjë, por unë kam folur me nënën e saj,” tha avokatja Theresa McGehee. “Dhe ëma e saj kërkon të tregojë se Tiffani ...
Studimi i ri: Fëmijët e lindur gjatë pandemisë me nivel më të ulët inteligjence
Bota

Studimi i ri: Fëmijët e lindur gjatë pandemisë me nivel më të ulët inteligjence

Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe të përgjithmen njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan.     Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se Covid-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve. “Me stimulim të kufizuar në shtëpi dhe më pak ndërveprim me botën e jashtme, fëmijët e epokës pandemike duket se kanë arritur rezultate të ulëta në testet për të vlerësuar zhvillimin njohës (konjitiv)”, sipas autorit kryesor të studimit Sean Deoni, pr...
Tërmeti në Haiti/ Rritet në 724 numri i viktimave, shkon në 2.800 numri i të plagosurve
Bota

Tërmeti në Haiti/ Rritet në 724 numri i viktimave, shkon në 2.800 numri i të plagosurve

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin dje është rritur në 724. Lajmi është bërë i ditur pas një deklarate që ka lëshuar mbrojtja civile e vendit. Sipas po të njëjtit burim më shumë se 2,800 njerëz janë plagosur. “Numri i të vdekurve u rrit në 724 sot, 15 gusht: 500 në jug, 100 në Grand Anse, 122 në Niepce dhe 2 në veriperëndim”, thuhej në deklaratë. Presidenti amerikan Joe Biden  shprehu keqardhje dhe premtoi se SHBA do t’i ofronte ndihmë Haitit pas tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që shkaktoi qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.       “Jam shumë i pikëlluar nga tërmeti shkatërrues”, tha Joe Biden në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se do të kishte një “përgjigje të menjëhershme” ...
Gjermania frikësohet se 8 mijë persona kanë marrë ujë me kripë në vend të vaksinës
Bota

Gjermania frikësohet se 8 mijë persona kanë marrë ujë me kripë në vend të vaksinës

Autoritetet në veri të Gjermanisë u kanë kërkuar më shumë se 8,000 personave që të vaksinohen sërish kundër koronavirusit, pasi një infermiere dyshohet se u ka dhënë atyre ujë me kripë, në vend të dozës së vaksinës. Policia është duke hetuar veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland. Fillimisht është besuar se vetëm gjashtë persona kanë marrë ujin me kripë në muajt mars dhe prill. Shumica e personave që besohet se kanë marrë këtë substancë të padëmshme janë mbi moshën 70-vjeçare, të cilët hyjnë në kategorinë e rrezikuar nga pandemia.       Inspektori Peter Beer, është cituar të ketë thënë, sipas së përditshmes gjermane, Süddeutsche Zeitung, se infermierja 40-vjeçare ka shpërndarë edhe “informacion kritik për koronavirus” nëpër r...