Bota

Tronditet Rusia, zbulohet varianti i ri i COVID, shumë herë më ngjitës se Delta
Bota

Tronditet Rusia, zbulohet varianti i ri i COVID, shumë herë më ngjitës se Delta

Rusia ka raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant që besohet se është edhe më ngjitës sesa Delta. Ky vend është duke u përballur së fundmi me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi. Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, ka thënë Kamil Khafizov, hulumtues i lartë në institcionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor, bazuar në raportimet e agjencive lokale të lajmeve. Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov. Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirus dhe një rek...
Shkulen çatitë e shtëpisë, pemët fluturojnë në ajër: Apokalipsi “i erës” godet Evropën
Bota

Shkulen çatitë e shtëpisë, pemët fluturojnë në ajër: Apokalipsi “i erës” godet Evropën

Mijëra familje në Francë mbetën pa energji elektrike dhe trenat ndaluan qarkullimin nga Normandia drejt Parisit, pas erërave të fuqishme që përfshinë veriun e Francës, ndërsa një situatë e ngjashme u shënua dhe në Holandë e Belgjikë. Katër persona mbetën të lënduar në qytetin holandez të Barendrecht, ku erërat e fuqishme shkulën cati shtëpish e pemë në orët e para të ditës. Stuhia nisi duke goditur brigjet e Bretanjës në Francë, me skena të njëjta si ato në Holandë. Shërbimi francez i metereologjisë dha alarmin sidomos për rajonet që ndajnë kufijte me Gjermaninë, Belgjikën e Luksemburgun. Në Normadi, era sipas ekspertëve, arriti shpejtësinë e gati 200 km/h. Operatori i rrjetit hekurudhor te Gjermanise, Deutsche Bahn pezulloi lëvizjen e të gjithë trenave të distancave të ...
Sonte me sytë nga qielli, gjithçka që duhet të dini për Hënën e Gjuetarit
Bota

Sonte me sytë nga qielli, gjithçka që duhet të dini për Hënën e Gjuetarit

Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit” do të shfaqet sonte dhe shumë persona do ta kenë të vështirë të flenë. Ky fenomen njihet edhe si pagjumësia hënore. Për mijëvjeçarë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.       Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit? Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit. Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ...
Tronditet vendi, sapo shpërtheu fuqishëm një…Ka të vdekur e të plagosur. Publikohen pamjet e rënda
Bota

Tronditet vendi, sapo shpërtheu fuqishëm një…Ka të vdekur e të plagosur. Publikohen pamjet e rënda

E rëndë ajo që ka ndodhur këtë mëngjes kur një shpërthim i fuqishëm gazi në qytetin kinez Shenyang ka plagosur dhjetëra persona. Deri tani mësohet se të paktën 3 persona kanë humbur jetën.         Shpërthimi masiv u ndje rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale të enjten, raportuan mediat shtetërore , duke vënë në dukje se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin deri më tani. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe të gjithë u dërguan në spital. Pamjet në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit, nga i cii u ngritën re të mëdha tymi, në të gjithë zonën. Rrënojat mund të shihen të shpërndara në të gjithë zonën, ndërsa ndërtesat dhe makinat aty pranë duket se kanë pësuar dëme katastrofike.         Shpërthimi ka origji...
OKB: Numri i fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar në Jemen tejkalon 10 mijë
Bota

OKB: Numri i fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar në Jemen tejkalon 10 mijë

  Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder në konferencën për media të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli mbi situatën e fundit në krizën humanitare në Jemen.         Duke thënë se ai është dëshmitar i shumë fëmijëve që ishin në një situatë të vështirë në rajonet veriore dhe jugore të Jemenit, Elder tha: “U takova me pediatër, mësues dhe infermierë në rajonet ku shkova. Historitë që më treguan ishin të tilla që vendi ishte në prag të kolapsit”. Ai theksoi se faktorët që shkaktojnë krizën humanitare në Jemen janë “konfliktet e rënda”, “kolapsi ekonomik”, “shkatërrimi i sistemeve të tilla si shëndeti, ushqimi, uji, kanalizimet, siguria dhe arsimi” dhe “ndihma e pamjaftueshme e OKB -së”.     4 nga 5 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare ...
Shkencëtarët britanikë morën në studim variantin Delta të Covid-19, ja çfarë kanë zbuluar
Bota

Shkencëtarët britanikë morën në studim variantin Delta të Covid-19, ja çfarë kanë zbuluar

Zyrtarët shëndetësorë po ndjekin nga afër këtë mutacion të variantit delta, i cili është ende dominues në Britani, por të dhënat e fundit tregojnë se gjashtë për qind e të gjitha rasteve të renditura gjenetikisht i përkasin një lloji të ri, raporton BBC. Francois Balu, drejtor i Institutit të Gjenetikës në Londër, thotë se varianti AY.4.2 është rreth 10 për qind më i lehtë për t’u transmetuar sesa lloji origjinal delta, i cili është gjithashtu dominues në të gjithë botën. Megjithëse AY.4.2 mund të jetë lloji më ngjitës i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të shmangë efektet e vaksinave aktuale në një masë më të madhe.         AY.4.2 është një nga 45 nën-variantet e virusit delta të ...
Habit shkencëtari i Harvardit: Universi ynë është krijuar në laborator
Bota

Habit shkencëtari i Harvardit: Universi ynë është krijuar në laborator

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka befasuar me teorinë e tij sipas të cilës universi ynë u krijua në një laborator nga një formë jete më e lartë. Media të huaja citojnë profesorin Avi Loeb, autor i disa librave mjaft të shitur dhe ish drejtues i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi këtë javë një artikull në Scientific American, ku hidhte idenë se universi mund të jetë formuar nga një “civilizim teknologjik i avancuar”. Nëse dicka e tillë do të vërtetohej, atëherë historia e origjinës do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik. “Duke qenë se universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i avancuar mund të ketë  zhvilluar një teknologji që krijoi nga asgjëja një univers-fëmijë...
Britani/ U vesh si polic dhe ndoqi 14-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe të abuzonte seksualisht me të
Bota

Britani/ U vesh si polic dhe ndoqi 14-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe të abuzonte seksualisht me të

Britani – Një 32-vjeçar është akuzuar pasi tentoi të rrëmbente një vajzë 14-vjeçare dhe donte të abuzonte seksualisht me të. Ai mbante veshje polici dhe e ruante sa herë shkonte në shkollë. Rreth orës 8 të mëngjesit, e mitura po shkonte në shkollë, kur David Peter Young kishte një xhaketë jeshile dhe e mori duke e futur në një rrugicë. Pavarësisht se tentoi të bënte diçka më shumë, nuk ia doli.     Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë por fatmirësisht 14-vjeçarja nuk pësoi asnjë dëm. Ditën e djeshme ai u dërgua në paraburgim për veprën penale të imitimit të një polici, të rrëmbimit dhe të tentativës për abuzim seksual.