Bota

Shpërthimi i vullkanit nën ujë: Si u përhapën efektet me shpejtësi dhe në shkallë të gjerë
Bota

Shpërthimi i vullkanit nën ujë: Si u përhapën efektet me shpejtësi dhe në shkallë të gjerë

Shpërthimi masiv i një vullkani në Tonga të shtunën, shkaktoi një cunami që u përhap nëpër Paqësor në çështje orësh. Dallgët goditën Australinë, Zelandën e Re dhe Japoninë, ashtu sikurse brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut dhe Jugut. Një valë atmosferike u ndje nëpër botë dhe një mjegull masive ka mbuluar ishujt e Paqësorit, e përhapur në qindra kilometra. Por çfarë dihet deri më tani për mënyrën dhe arsyen përse u përhap kaq gjerësisht dhe kaq dhunshëm?     Ku ndodhet Tonga? Tonga është e përbërë nga rreth 170 ishuj, përgjithësisht të pabanuar dhe ndodhet rreth 3,300 km në lindje të Australisë. Vullkani, Hunga-Tonga-Hunga-Ha'apai, ndodhet 64 kilometra në veri të kryeqytetit. Të shtunën, qendra e vullkanit u zhyt, duke u zhdukur nën det. Rreth 2 orë më vonë shpërtheu ...
Bota drejt një lufte të re? Çfarë po “kurdisin” në Oqeanin Indian, Kina, Rusia dhe Irani
Bota

Bota drejt një lufte të re? Çfarë po “kurdisin” në Oqeanin Indian, Kina, Rusia dhe Irani

Marina iraniane, ruse dhe kineze nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë në veri të Oqeanit Indian. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, stërvitja e quajtur “Rripi i Sigurisë Detare 2022”, zhvillohet në një zonë të madhe me një sipërfaqe prej 17 mijë kilometra katrorë në veri të Oqeanit Indian, me sloganin “Së bashku për paqen dhe sigurinë”.     Anijet luftarake dhe njësitë ajrore të Marinës iraniane dhe Ushtrisë së Gardës Revolucionare po marrin pjesë në stërvitje. Rusia dhe Kina gjithashtu marrin pjesë me anijet e tyre të luftës dhe mbështetjes logjistike. Zëdhënësi i stërvitjes, kundëradmirali, Mostafa Tajeddini tha se veriu i Oqeanit Indian është shumë i rëndësishëm për shkak të lidhjeve të tij me rrugët ujore të rëndësishme si Bab...
OBSH: Do ketë variante të reja/ Ghebreyesus njoftoi se pandemia nuk ka mbaruar
Bota

OBSH: Do ketë variante të reja/ Ghebreyesus njoftoi se pandemia nuk ka mbaruar

Pandemia nuk ka marrë fund dhe me rritjen jashtëzakonshme të infektimeve me variantin e ri Omicron, pritet të dalin variante të reja. Kjo ishte deklarata e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili foli për të dhënat e fundit të pandemisë nga Gjeneva.       Po është e vërtetë që varianti Omicron është më i lehtë dhe shumë qytetarë po e kalojnë më kollaj, por kjo nuk do të thotë që është një sëmundje e lehtë. Kjo qasje dëmton luftën kundër kësaj pandemie dhe rrit numrin e vdekjeve nga virusi, tha kreu i OBSH.
26 viktima nga tërmeti që goditi perëndimin e Afganistanit
Bota

26 viktima nga tërmeti që goditi perëndimin e Afganistanit

Një tërmet me fuqi 5.6 sipas shkallës Rihter goditi Afganistanin perëndimor sot, duke lënë të vdekur më shumë se 26 persona dhe duke shkatërruar qindra shtëpi. Tërmeti goditi provincën perëndimore të Badghis, e cila kufizohet me Turkmenistanin, dhe shkatërroi shtëpitë me tulla. “Për fat të keq, shifrat e para tregojnë se 22 njerëz u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe katër u plagosën”, tha Baz Mohammad Sarwari, drejtor i Qendrës për Informacion dhe Kulturë në Badghis duke shtuar se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i madh.   Mula Janan Saeqe nga Ministria e Situatave të Emergjencave konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se 700 shtëpi ishin shkatërruar. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 30 kilometrash drejt Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare....
Australia po përvëlohet/ Temperatura shkon në 50 gradë në hije
Bota

Australia po përvëlohet/ Temperatura shkon në 50 gradë në hije

Autoritetet australiane kanë raportuar se temperaturat të enjten kanë arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962. Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, ndërsa rekordi i viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten. Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.       Përveç Onslout, edhe qytezat e tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten. Valët e nxehtësisë janë duke u bërë gjithmonë e m...
Qeni kafshon 23 herë foshnjën 14-ditëshe, tri ditë më vonë ndërroi jetë në spital
Bota

Qeni kafshon 23 herë foshnjën 14-ditëshe, tri ditë më vonë ndërroi jetë në spital

Një rast i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një qen kafshoi 23 herë foshnjën vetëm 14 ditëshe. Amy Litchfield, 31-vjeçe e kishte zënë gjumi pranë foshnjës së saj rreth orës dy të mëngjesit, ndërsa Reuben vetëm 14 ditësh, ishte në shtrat. Babai Dan MCNulty kishte zbritur nga kati i dytë i shtëpisë për të ndezur një cigare, por dëgjoi foshnjën duke qarë dhe me shpejtësi u fut në dhomë. “Po i del gjak”, i tha operatorit në telefon derisa i pushtuar nga paniku telefonoi ambulancën. “Ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”, tha eksperti Simon Newberry. Ai u dërguar në spitalin e Kembrixhit në Angli, ku u konstatua se kishte lëndime të rënda në bosh...
Strategjia e Izraelit kundër Omicronit
Bota

Strategjia e Izraelit kundër Omicronit

Reagimi i Izraelit ndaj pandemisë COVID-19 është vëzhguar nga afër në të gjithë botën – sidomos për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave dhe vendimin e hershëm për të ofruar doza përforcuese. Ky vend tani po përballet me një numër të paparë të të infektuarve, të shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit. Të martën, autoritetet atje raportuan mbi 37,000 raste të reja, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Në mesin e të infektuarve është edhe ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, i cili tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi. Pavarësisht shtimit të rasteve, Qeveria izraelite është duke i rezistuar rivendosjes së bllokimeve dhe shumicës së kufizimeve të tjera, edhe pse thotë se kulmi i infektimeve mund të jetë ende larg. Cila është strat...
OBSH: Brenda 6-8 javësh më shumë se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron
Bota

OBSH: Brenda 6-8 javësh më shumë se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, deklaroi se varianti Omicron i COVID-19 përhapet më shpejt dhe më gjerë se variantet e mëparshme dhe paralajmëroi se brenda 6-8 javësh më shumë se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron. Në një konferencë për shtyp nëpërmjet video-konferencës, Kluge tha se në rajonin evropian të OBSH-së janë përcaktuar mbi 7 milionë raste të Omicron në javën e parë të vitit dhe se është vërejtur një rritje dy herë më shumë në krahasim me një javë më parë. Në Evropë, 26 vendet njoftojnë se çdo javë më shumë se 1 për qind e popullatës së tyre infektohet me COVID-19, tha Kluge, i cili tërhoqi vëmendjen se mund të formohet një presion i madh në sistemet shëndetësore të vendeve.   &...