Bota

Zbulohet plani i ‘arratisjes bërthamore’ të mbretereshës së Anglisë, në rast të goditjes së bombave në Britani (fotot)
Bota

Zbulohet plani i ‘arratisjes bërthamore’ të mbretereshës së Anglisë, në rast të goditjes së bombave në Britani (fotot)

Një dokument i deklasifikuar së fundmi në Britani, sipas mediave vendase tregon se në rast të një sulmi bërthamor ndaj vendit, mbretëresha dhe familja mbretërore do të vendoseshin në një bunker sekret ose në një super-jaht që do t’i largonte nga rreziku. Planet sekrete tregojnë se në rast të një përplasjeje bërthamore, megjithse asnjë nuk do të shpëtonte i paprekur, mbretëresha dhe familja mbretërore britnaike do të kishin të gjithë kujdesin e nevojshëm brenda “ambjenteve të sigurta.” Zhvillimet vijnë në kohë tensionesh mes Britanisë dhe Rusisë pas nisjes së sulmit të Moskës ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Pak para nisjes së sulmit Putin paralajëmroi perëndimin se nëse ndërhynte në inkursionin rus, do të përballej me “pasoja të papara ndonjëherë në histori”, duke shtuar spek...
Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën nëse ndjekin rrugën e Ukrainës
Bota

Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën nëse ndjekin rrugën e Ukrainës

Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha të premten se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO-s. Zakharova tha se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër. Natyrisht, sipas saj, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike. Në rast të një vendimi tjetër, sipas saj, Rusia ishte e detyruar të reagonte. Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s.     Në të ...
Bota

Ukraina zgjohet me bombardime/ Kievi po bie, pushtuesit drejt parlamentit! Mbi 450 ushtarë rusë të vrarë

Në ditën e dytë të pushtimit, ushtarët rusë kanë hyrë në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit. Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim. “Banorë kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!” Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës. “Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.   Forcat ruse janë mbyllur në kry...
Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive/ Bota në ankth! Momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove
Bota

Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive/ Bota në ankth! Momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove

Bota është në ankth pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje. Edhe pse mund të duket e pabesueshme që ka një luftë në shekullin e XXI, është e vërtetë, ‘dita e zezë’ erdhi. Më poshtë janë të pasqyruara momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove. Qytetarë të gjakosur, ushtarë që qajnë, ukrainas që rregullojnë shtëpitë e tyre, zhvendosje masive të tyre për t’u shpëtuar sulmeve. Fëmijët janë ata që po e përjetojnë më keq këtë situatë të rëndë, ndërsa prindërit po përpiqen t’i qetësojnë me çdo kusht. Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vendosin sanksione në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit deri më tani nuk ka arritur të qetësojë tensionet në rajon. Rusia ka forcuar kontrol...
A do të hyjë SHBA në luftë nëse Rusia pushton Ukrainën? Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen përfundimtare
Bota

A do të hyjë SHBA në luftë nëse Rusia pushton Ukrainën? Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen përfundimtare

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsërit se SHBA nuk do të hyjë në luftë me Rusinë, edhe nëse ajo kryen një pushtim të plotë të Ukrainës. “Ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë apo të vendosim trupa ushtarake në terren në Ukrainë duke luftuar Rusinë,” tha ajo. Një gazetar pyeti nëse kjo qëndron edhe nëse Rusia “merr të gjithë Ukrainën”. “Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që do t’ju them është se Presidenti ka qenë kristal i qartë dhe i qëndrueshëm – ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë.”  
U martua pa dëshirën e saj, nusja i vret të gjithë. Helm në qumësht burrit dhe 15 kushërinjve të tij,
Bota

U martua pa dëshirën e saj, nusja i vret të gjithë. Helm në qumësht burrit dhe 15 kushërinjve të tij,

Një grua është arrestuar në Pakistan me dyshimin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe së paku 14 të afërmve të tij duke iu hedhur helm në qumësht. Policia thotë se Asija Bibi kishte hedhur substancën fillimisht në qumësht por burri i saj nuk e kishte pirë atë.       Në vend të kësaj, ajo e hodhi në kos dhe ia shërbeu familjarëve të burrit, përcjell albeu.com Policia tha se gruaja ishte detyruar nga familja të martohej. Dasma të tilla nuk janë të rralla në zonat më të varfra dhe më rurale të Pakistanit.       Mediat lokale thanë se nusja ishte përpjekur për të ikur nga shtëpia e burrit për t’u kthyer tek prindërit e saj. Një njeri i dyshuar si i dashuri i saj dhe tezja e tij, janë arrestuar gjithashtu. Policia e Muzaffargarh tha se 15 njerëz kishi...
16 viktima/ Stuhia Eunice hap një ‘shteg vdekjeprurës’ në të gjithë Evropën
Bota

16 viktima/ Stuhia Eunice hap një ‘shteg vdekjeprurës’ në të gjithë Evropën

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi stuhia Eunice ka përfshirë të gjithë Evropën. Viktima u raportuan në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi erërat e forta shkulën pemë dhe morën para çdo gjë. Miliona shtëpi dhe biznese humbën energjinë në të gjithë Evropën dhe rrjetet e transportit përfunduan në gjendje kaosi. Katër persona vdiqën në Holandë, të gjithë të goditur nga rrëzimi i pemëve dhe katër të tjerë u vranë në Poloni.       Tre persona u vranë në rrugë në Angli, dy të tjerë vdiqën në Gjermani dhe dy persona në Belgjikë, duke përfshirë një burrë të goditur në kokë nga një panel diellor që ra nga një ndërtesë. Një burrë rreth të 60-ave gjithashtu vdiq nëËexford, Irlandë, kur u godit nga një pemë. Ndë...
Misteri i frikshëm i “Gripit Rus”/ Humbje të nuhatjes, shijes dhe rraskapitje si Covidi i sotëm
Bota

Misteri i frikshëm i “Gripit Rus”/ Humbje të nuhatjes, shijes dhe rraskapitje si Covidi i sotëm

Shkencëtarët po marrin çdo shembull që mund të ndihmojë në parashikimin e së ardhmes së Covid, madje edhe një pandemi misterioze frymëmarrjeje që u përhap në fund të shekullit të 19-të. Në maj 1889, njerëzit që jetonin në Buhara, një qytet që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Ruse, filluan të sëmureshin dhe të vdisnin. Virusi i frymëmarrjes që i vrau u njoh si gripi rus. Ai përfshiu botën, duke zënë për fund spitalet dhe duke vrarë të moshuarit me egërsi. Shkollat ​​dhe fabrikat u detyruan të mbylleshin sepse shumë studentë dhe punëtorë ishin të sëmurë. Disa nga të infektuarit përshkruan një simptomë të çuditshme: Humbje të nuhatjes dhe shijes. Dhe disa nga ata që u shëruan raportuan një rraskapitje të vazhdueshme. Gripi rus përfundoi disa vite më vonë, pas t...