Si mund të mbijetoni në një shpërthim bërthamor?
Ngjarjet e fundit në luftën Ukrainë -Rusi dhe kërcënimet e vazhdueshme për bombë bërthamore kanë ngjallur frikë tek disa njerëz, të cilët mendojnë se Vladimir Putin e ka në dorë të bëjë një gjë të tillë, sidomos, pas lajmit të fundit, ku thuhej se ai e kishte fshehur familjen në një bunkier kundër shpërthimit bërthamor
Por si ndodh një shpërthim bërthamor? A mund të shpëtojmë nga armët të cilat frikësojnë çdo njeri kur i dëgjon?
Armët bërthamore janë sot makthet e vërteta të njerëzimit, por pavarësisht fuqisë që kanë thuhet se njerëzit mund dhe të mbijetojnë, madje edhe kur janë afër rrezes së shpërthimit të bombës.
Japonezi Tsutomu Yamaguchi, jetoi gjatë, pavarësisht bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasaki. Ai vdiq në moshën 93-vjeçare nga pleqëria. Yamaguchi nuk ish...








