Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA po përgatit Ukrainën në rast se Rusia e sulmon me armë kimike dhe biologjike
Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA po përgatit Ukrainën në rast se Rusia e sulmon me armë kimike dhe biologjike

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vijnë në ndihmë Ukrainës në rast se kjo e fundit sulmohet me armë kimike ose biologjike. Sipas Shtëpisë së Bardhë Ukraina po furnizohet me pajisje nga SHBA-të në rast se Rusia vendos ta sulmojë atë me armë të shkatërrimit në masë.       Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, Ukraina po furnizohet me pajisje mbrojtëse pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore paralajmëruan se Rusia mund ta sulmonte vendin me armë kimike dhe biologjike.       Sipas SHBA-ve, Rusia mund të orkestrojë një operacion të rremë për të goditur më pas me armë kimikë dhe biologjike.
A po vdesim?”, zbulohet shkaku i helmimit të oligarkut rus Abramovich gjatë kohës që negocionte fundin e luftës në Ukrainë
Bota

A po vdesim?”, zbulohet shkaku i helmimit të oligarkut rus Abramovich gjatë kohës që negocionte fundin e luftës në Ukrainë

Roman Abramovich pyeti ‘a po vdesim?’ pasi u helmua me një agjent kimik në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi. Ish-pronari i Chelseat po vuante simptoma të rënda pasi ra në kontakt me agjentin kimik kimikë të përdorur edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, Chloropicrin ose një dozë të ulët të Novichok, thonë ekspertët.       Gazetari investigativ Christo Grozev, i cili udhëhoqi hetimin në incidentin tronditës, tha se një ekip ekspertësh ranë dakord se kimikati i kohës së luftës ishte ai që kishte më shumë gjasa të përdorej në sulm. Që atëherë doli se miliarderi ndihej aq keq saqë e pyeti shkencëtarin që e kishte ekzaminuar nëse po vdiste, raportoi New York Times.   Abramovich dhe negociatorët e tjerë të paqes pësuan simptoma dobësuese, duke përfshirë verbëri ...
Më pështynë dhe më thanë hiqi rrobat”, ukrainasja rrëfen TMERRIN nga ushtarët rus: Më përdhunuan njëri pas tjetrit…
Bota

Më pështynë dhe më thanë hiqi rrobat”, ukrainasja rrëfen TMERRIN nga ushtarët rus: Më përdhunuan njëri pas tjetrit…

Një grua ukrainase, e cila u përdhunua në grup në mënyrë të përsëritur për orë të tëra nga ushtarë rusë të dehur, ndërsa djali i saj katërvjeçar fshihej duke qarë vetëm pak çaste pasi qëlluan për vdekje burrin e saj, ka folur për herë të parë për tmerrin që përjetoi.         Natalya, 33-vjeçe, mes lotësh ka rrëfyer se si një komandat rus dhe një ushtar shkuan në familjen e tyrë më 9 mars dhe qëlluan për vdekje bashkëshortin e saj. Më pas komandati rus, Mikhail Romanov dhe ushtari tjetër u futën në dhomën ku Natalya dhe djali i saj ndodheshin. Gruaja tha për The Times se ushtari më i ri i drejtoi një armë në kokë dhe pështyu. “Më mirë hesht, ose unë do të marr fëmijën tënd dhe do t’i tregoj trurin e nënës së tij të shpërndarë nëpër shtëpi”, citoi ajo fjalët e us...
13-vjeçari vdes nga ataku kardiak gjatë ‘emergjencës mjekësore’ në shkollë në Britani (fotot)
Bota

13-vjeçari vdes nga ataku kardiak gjatë ‘emergjencës mjekësore’ në shkollë në Britani (fotot)

Një djalë i klasës së shtatë humbi ndjenjat sot në shkollë në Britaninë lindore dhe megjithë ndihmën e dy ambulancave dhe një helikopteri që u ul në fushën e shkollës, nuk u arrit të shpëtohej. Një zëdhëns i shkollës në Essex tha: “Në mesditë patëm një episod mjekësor me një prej fëmijëve. Ambulancat dhe shërbimet e emergjencës dhanë ndihmën për fëmijën dhe në mbështetje të stafit dhe nxënësve të tjerë. Për fat të keq fëmija ka humbur jetën dhe prej respektit të familjes nuk do të komentojmë më tepër në këtë pikë”. “Shkolla do të jetë e hapur nesër dhe do të ketë ndihmë specialiste teksa fëmijët do të informohen fillimisht nga mësuesit e tyre”. Në një email të shpërndarë për stafin thuhej: “Me trishtim njoftojmë se një djalë i vitit të 7-të u mor me ambulancë ajrore pasi...
Të paktën 3 të vrarë në aksidentin e shumëfishtë horror në autostradën me dëborë në SHBA (VIDEO-fotot)
Bota

Të paktën 3 të vrarë në aksidentin e shumëfishtë horror në autostradën me dëborë në SHBA (VIDEO-fotot)

Një zinxhir i tmerrshëm aksidentesh në një autostradë të mbuluar nga dëbora ka lënë të paktën tre të vdekur dje në Pennsylvania, me dhjetra mjete të shkatërruara, në ato që mediat vendase përshkruanin si ‘skena lufte’. Raportimet flisnin për përplasje të pandalura pas atyre fillestare, shpërthime dhe shoferë që dilnin nga makinat e tyre për t’iu shmangur goditjeve. Përplasja kishte përfshirë rreth 30 automjeteve mes të cilave pesë kamionë, dhe ndodhi në autostradën  Interstate 81 mëngjesin e sotëm. Të paktën tre njerëz kishin humbur jetën sipas rrjetit lokal  WKOK radio. Shikueshmëria përkeqësohej nga dëbora dhe mjegulla teksa aksidenti kishte bllokuar të gjitha  daljet e segmentit të autostradës , shkruanin autoritetet e transportit në Pennsylvania. Në pamjet video të...
Shuplaka në “Oscar”, Akademia Amerikane e Filmit nis hetimet
Bota

Shuplaka në “Oscar”, Akademia Amerikane e Filmit nis hetimet

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka filluar një auditim zyrtar të incidentit, pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar. Në një deklaratë thuhet se Akademia do të “hetojë veprimet dhe pasojat e mëtejshme” në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e sjelljes. Will Smith e goditi në fytyrë prezantuesin Chris Rock dhe e ofendoi në mënyrë vulgare pasi ky i fundit bënte shaka për prerjen e flokëve të gruas së tij.       Akademia njoftoi në Twitter menjëherë pas ceremonisë se nuk e pranon dhunën. Rreth 45 minuta pas incidentit, duke marrë Oscar-in e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin në “King Richard”, Smith kërkoi falje në një fjalim me lot para Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmi...
Trupat e pajetë të rusëve ‘mbushin’ rrugët e Kharkivit! Ukrainasit rimarrin Irpinit
Bota

Trupat e pajetë të rusëve ‘mbushin’ rrugët e Kharkivit! Ukrainasit rimarrin Irpinit

Prej dy muajsh rusët po po luftojnë për të marrë Ukrainën, por pamjet nga qytetet ukrainase tregojnë se ata po lënë eshtrat e tyre rrugëve. Në Kharkiv, të cilin ata vetë e kthyen në një qytet fantazme duke e bombarduar egërsisht ,  trupa e pajetë të tyre kanë mbushur rrugët, ndërsa Lufta tashmë ka hyrë në muajin e dytë dhe në shumë zona forcat ruse duken se qëndrojnë të palëvizura. Forcat ukrainase ndërkohë kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit të Irpin, disa milje larg Kievit. Kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha se Irpin ishte “çliruar” dhe se ushtarët rusë po iu bëhej thirrje të dorëzoheshin.       Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, nga ana tjetër është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, tha kryebas...
E reja vret me thikë në gjoks të dashurin 22 vjeçar, të përshkruar si “të mrekullueshëm” nga miqtë e familjarët (fotot)
Bota

E reja vret me thikë në gjoks të dashurin 22 vjeçar, të përshkruar si “të mrekullueshëm” nga miqtë e familjarët (fotot)

Këto janë pamjet e një vajze të akuzuar se ka vrarë të dashurin e saj, baba të një fëmije, duke e goditur me thikë në gjoks në Britani. 22 vjecari Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital në Kingswood, të premten vonë pas një “incidenti shtëpiak”. Por ai nuk mund të shpëtohej dhe u shpall i vdekur mëngjesin e ardhshëm. Analizat ‘post mortem’ zbuluan se Bradley kishte vdekur nga një godisje e vetme me thikë në gjoks. E dashura e tij, 23 vjeçarja Abigail White, është akuzuar për vrasjen e tij. Ajo foli sot në gjykatën e Bristol vetëm për të konfirmuar emrin, datëlindjen dhe adresën, pas të cilave u dërgua në paraburgim. Çifti raportohet se kishin fëmijë së bashku.       Familja e Bradley publikuan një homazh të ndjerë për djalin e tyre: “Djali ...