Bota

Soros thotë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është nisja e Luftës III Botërore (fotot)
Bota

Soros thotë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është nisja e Luftës III Botërore (fotot)

Kina e Rusia përfaqësojnë sot kërcënimin më të madh për shoqërinë e hapur”, tha Soros Financieri miliarder George Soros ka thënë sot se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës mund të jetë nisja e Luftës së Tretë Botërore, prandaj sipas tij “forcat e Vladimir Putin duhen mundur patjetër  që Perëndimi të ruajë civilizimin e lirë”. Soros, më shumë se 90-vjeçar, u bë i famshëm kur spekuloi dhe fitoi kundër paundit britanik në bursat e vitit1992, teksa e përshkruante luftën në Ukrainë si “pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndaj shoqërive si Rusia e Kina që janë duke u fuqizuar”. “Pushtimi mund të jetë nisja e Luftës së Tretë Botërore dhe civilizimi ynë mund të mos i mbijetojë,” ka thënë Soros në forumin e Davos, sipas një teksti të publikuar nga zyra e tij.   “Prandaj ...
Erdogan: “Jo” Suedisë dhe Finlandës në NATO; janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan: “Jo” Suedisë dhe Finlandës në NATO; janë njoftuar vendet aleate

Turqia i ka njoftuar vendet aleate se do të refuzojë anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, bëri të ditur sot përmes një video në Twitter, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’iu bashkuar aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një vendim që u nxit nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Kundërshtimet e Turqisë kanë befasuar vendet e tjera anëtare. “Do ta vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. U kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë”, tha zoti Erdogan gjatë një interviste në orët e vona të së mërkurës.       Presidenti turk tha se Suedia dhe Finlanda strehojnë dhe financojnë “terroristë” dhe i furnizojnë ata edhe me armë, duke p...
Hëna e përgjakur! Eklipsi përmes fotove në disa vende të botës
Bota

Hëna e përgjakur! Eklipsi përmes fotove në disa vende të botës

Vëzhguesit e yjeve u përballën me një pamje mahnitëse dhe të pazakontë mbrëmjen e kaluar. Pak pas orës 03:30 të hënën, orbita e Tokës u pozicionua për pak minuta drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës. Në atë kohë Hëna ra plotësisht nën hijen e Tokës, duke u përfshirë përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes. Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit që projektoheshin përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.     Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë, një super Hënë. Kjo është kur Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe kështu duket më e madhe se zakonisht. Për gati një orë e gjysmë më pas, e vetmja dritë e diellit që arrinte në Hënë kishte kaluar nëpër atmosferën e Tokës duke e kthyer atë në të...
Krye-propagandisti rus nxit Putin ‘të fundosë Britaninë në det’ me bombën atomike nënujore që shkakton tsunami 600m të lartë (foto-video)
Bota

Krye-propagandisti rus nxit Putin ‘të fundosë Britaninë në det’ me bombën atomike nënujore që shkakton tsunami 600m të lartë (foto-video)

Komentatorë në mediat shtetërore ruse duket se po i sugjerojnë liderit Putin të zhdukë ishujt britanikë nga harta e botës duke përdorur armë të fuqishme bërthamore që shkaktojnë tsunami përmbytës , prej mbështetjes që kjo e fundit po i jep Ukrainës. Rrjeti Daily Mail shkruante se Dmitry Kiselyov, i njohur si ‘zëri i propagandës’ së Putin tha dje se ndaj Britanisë mund të përdoren bombat Poseidon që shkaktojnë valë radioaktive nënujore 500-600 metra të lartë, e aftë për të ‘dërguar Britaninë në fund të oqeanit’. “Droni ka kapacitet për mbushjen bërthamore me forcë 100 megaton”, pretendonte Kiselyov që do të thotë disa mijëra herë më e fuqishme se bomba e lëshuar Hiroshima – e cila do të shkaktonte një tsunami deri në 600 metra të lartë, që është dhe pika më e lartë e relie...
100 fakte mbi sistemin tonë Diellor, që do ju lënë pa fjalë!
Bota

100 fakte mbi sistemin tonë Diellor, që do ju lënë pa fjalë!

Sistemi ynë diellor është i përbërë nga dielli dhe çdo gjë tjetër që sillet në orbitë përreth yllit tonë; planetet, planetet xhuxhë, hënat dhe shkëmbinjtë hapësinorë. Astronomët besojnë se skaji i sistemit tonë diellor ndodhet rreth 15 miliard kilometra larg nga Dielli ynë. Planetet e sistemit tonë diellor kanë qenë objekt interesi të jashtëzakonshëm për qytetërimet e lashta përgjatë mijëra viteve. Ka me mijëra gjëra që pak njerëz i dinë për sistemin tonë diellor, në këtë artikull ne do t’ju prezantojmë më tej disa fakte interesante: Sipas studimeve astronomike, dielli ynë u krijua 4.6 miliard vjet më parë nga kolapsi gravitacional i një reje molekulare gjigande. Dielli ynë ka nevojë për 240 milion vjet për të përfunduar një orbitë të vetme rreth qendrës së galaktikës sonë, Rrugës së Qumës...
Kievi zgjohet me shpërthime, alarmet për sulem ajrore lëshohen kudo
Bota

Kievi zgjohet me shpërthime, alarmet për sulem ajrore lëshohen kudo

Një shpërthim ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Kiev nga forcat ruse. Sipas kryebashkiakut lokal, infrastruktura në zonën e Brovary, në periferi të Kievit, u dëmtua rëndë.       Kryebashkiaku Igor Sapozhko nuk dha detaje nëse ka pasur viktima apo dëme të konsiderueshme të shkaktuara. Alarmet për sulm ajror janë lëshuar pothuajse në çdo rajon të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burri në SHBA thotë se vrau gruan e fëmijët prej ‘afrimit të apokalipsit, për të kaluar në anën tjetër’ (fotot)
Bota

Burri në SHBA thotë se vrau gruan e fëmijët prej ‘afrimit të apokalipsit, për të kaluar në anën tjetër’ (fotot)

Një burrë dhe një grua në SHBA kishin rënë dakord të vrisnin 3 fëmijët dhe veten e tyre në dhjetor 2019, pasi besonin se po afronte fundi i botës, u tha dje në gjyqit e babait të familjes, i vetmi i mbijetuar nga ngjarja e rëndë. Prokurorët thanë se krimi ishte kryer nga 46 vjeçari Anthony Todt, pas paktit të bërë me gruan e tij për një vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e tyre në Florida, SHBA, me qëllim “të kalonin në anën tjetër”, prej apokalipsit që pritej nga një moment në tjetrin. “Të gjithë kanë nevojë të vdesin për të kaluar në anën tjetër, sepse apokalipsi po vjen”, tha prokurorja Danielle Pinnell duke formuluar arsyetimin e të akuzuarit në gjykatën e Osceola County. Todt është deklaruar i pafajshëm për 4 vrasjet dhe një akuza mizori ndaj kafshëve, për vrasjen e grua...
NASA zbulon kometën më të madhe ndonjëherë, ka një masë prej 500 trilion ton
Bota

NASA zbulon kometën më të madhe ndonjëherë, ka një masë prej 500 trilion ton

Teleskpi Hubble ka zbuluar një kometë e cila është mbi 128 km e gjerë dhe ka një masë marramendëse prej 500 TRILION ton. Megakometa e quajtur C/2014 UN271 (Bernardinelli-Bernstein), u zbulua për herë të parë në vitin 2010, por madhësia e saj është konfirmuar vetëm dje nga shkencëtarët. Bërthama e saj është rreth 50 herë më e madhe se bërthama e kometave më të njohura dhe është më e madhja që ka parë ndonjëherë NASA. Ndërsa kometa aktualisht është më pak se dy miliardë milje larg nga Dielli dhe po lëviz drejt Tokës, fatmirësisht NASA siguron se ajo nuk përbën asnjë kërcënim për ne. “Ajo kurrë nuk do të afrohet më shumë se 1 miliard milje larg Diellit, që është pak më larg se distanca e planetit Saturn. Dhe kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2031”- tha NASA. Për t...