Bota

Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit
Bota

Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës. Imazhet e postuara në internet treguan tym ndërsa demonstruesit digjnin goma jashtë.     Ka pasur protesta edhe në qytete të tjera kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.
Tronditëse në Greqi! Babai tenton të mbysë foshnjën në rrugë, shqiptarët e shpëtojnë
Bota

Tronditëse në Greqi! Babai tenton të mbysë foshnjën në rrugë, shqiptarët e shpëtojnë

Momente tronditëse kanë ndodhur në qendër të Athinës të enjten e 30 qershorit, kur një burrë dyshohet se ka tentuar të mbysë fëmijën e tij. Mediat greke kanë publikuar momentin kur qytetarët që sipas “TCH” kanë qenë shqiptarë, kanë tentuar t'i marrin foshnjën nga krahët dhe ta shpëtojnë. Siç shihet në videon e mëposhtme, një burrë pa bluzë mban në krahë një fëmijë të vogël të cilin tenton ta mbysë duke i mbyllur gojën me dorë. Një grua që e kuptoi se çfarë po bënte burri u përpoq të tërhiqte dhe të shpëtonte fëmijën, ndërsa nëna e tij vrapoi për ta shpëtuar. Por burri i saj e shtyu fort dhe e rrëzoi në rrugë. Një burrë tjetër vrapoi për ta ndihmuar dhe ata më në fund arritën ta shpëtonin fëmijën dhe të mbajnë peng burrin deri sa erdhi policia. Babai i foshnjes u dërgua në ...
E moshuara në Serbi vesh bikini me flamurin kuqezi, serbët çmenden: Është provokim
Bota

E moshuara në Serbi vesh bikini me flamurin kuqezi, serbët çmenden: Është provokim

Një foto që thuhet se është bërë në Strand të Novi Sadit, Serbi ka ndezur rrjetetsociale. Në foto shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka veshur një palë bikini me printimin e flamurit shqiptar. Gjithashtu, gruaja mban telefonin dhe duket sikur po e drejton kamerën nga personi që bën foton. Ende nuk dihet arsyeja pse gruaja vendosi të veshte këto rroba banje me shqiponjën dykrenare në Serbi por në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të dhunshme. Mediat serbe bëjnë me dije se fotoja e saj është shoqëruar me një sërë komentesh nënçmuese, duke e perceptuar këtë gjest si provokim. Mos i kushtoni rëndësi, Tmerr, E tmerrshme Ndërkohë ka të tjerë që thonë se e moshuara nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi flamuri që mban ne reçipetat e saj....
Fiket” interneti, websitet-et në të gjithë botën ndalojnë së funksionuari
Bota

Fiket” interneti, websitet-et në të gjithë botën ndalojnë së funksionuari

Shumë faqe interneti kanë ndaluar së punuari siç duhet për shkak të një ndërprerjeje të madhe të internetit në të gjithë botën, problemi u ndje edhe Shqipëri, ku shumë nga faqet online patën një ndërprerje të punës për gati 50 minuta. Problemet dukej se ishin rezultat i një ngërçi në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të uebit. Shumë sajte mbështeten në mjetet e kompanisë për t’i shërbyer në fakt informacionin dhe mediat e tyre përdoruesve, që do të thotë se problemet në Cloudflare godasin me shpejtësi faqet e tjera, që në dukje janë të palidhura.     Njerëzit që vizitonin ato sajte panë mesazhe ku shkruhej error 500,  në vend të faqeve të zakonshme. Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se k...
Sëmundje e re në horizont? Koreja e Veriut raporton qindra raste të epidemisë së paidentifikueshme
Bota

Sëmundje e re në horizont? Koreja e Veriut raporton qindra raste të epidemisë së paidentifikueshme

Koreja e Veriut tha më 17 qershor se qindra familje janë sëmurë me një sëmundje të paidentifikuar intestinal, duke rritur presionin mbi sistemin e rrënuar shëndetësor, teksa vendeve veçse po përballet me pandeminë e koronavirusit. Phenjiani njoftoi për rastet e para me koronavirus muajin e kaluar dhe aktivizoi “sistemin emergjent të parandalimit të epidemisë”, teksa lideri Kim Jong Un u vendos në qendër të përpjekjeve të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, sëmundja COVID-19 u përhap me shpejtësi në popullsinë prej 25 milionë banorësh e cila është e pavaksinuar dhe shteti ka raportuar mbi 4.5 milionë raste me “temperaturë” dhe 73 vdekje, ka raportuar media shtetërore.       Por, gjatë kësaj jave, media shtetërore KCNA raportoi ...
PERLA/ Zelensky nuk e njeh Edi Ramën, e quan si kryeministri i Malit të Zi
Bota

PERLA/ Zelensky nuk e njeh Edi Ramën, e quan si kryeministri i Malit të Zi

Edi Rama ndodhet sot në Ukrainë, në shtetin, i cili që prej datës 24 shkurt ka qenë në qendër të të gjithëve për shkak të luftës me Rusinë. Pak minuta më parë ai është takuar me presidentin e Ukrainës, i cili mesa duket nuk e njeh fare Ramën. Siç shihet nga postimi në Facebookun e Volodymyr Zelenskyt, ai e prezanton Ramën si kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa Abazoviçin si kryeministrin e Shqipërisë. Kaq ka mjaftuar dhe ky përshkrim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.  
Tre luftëtarë të huaj të Ukrainës dënohen me vdekje në Donetsk, rajoni separatist lindor (fotot)
Bota

Tre luftëtarë të huaj të Ukrainës dënohen me vdekje në Donetsk, rajoni separatist lindor (fotot)

Dy britanikë dhe një maroken që kanë luftuar në Ukrainë për Kievin janë dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në rajonin lindor të Donetsk. Britanikët Aiden Aslin e Shaun Pinner, si dhe marokeni Saadun Ibrahim, u shpallën fajtorë si mercenarë nga autopritetet pro-ruse, që tentonin të merrnin me forcë pushtetin në republikën separatiste. Ata u akuzuan për tentativë aktesh terroriste në territorin që njihet si Republikë nga Rusia, por i konsideruar si ‘krahinë separatiste’ nga vendet Perëndimore. Mediat separatiste thonin se tre të akuzuarit pranuan akuzat e stërvitjes për kryerje të akteve terroriste për rrëzimin me dhunë të pushtetit në Donetsk, por mohuan se ishin mercenarë të pajtuar nga Kievi.     Të dënuarit mund të apelojnë vendimin, çka thanë se do ta...
Qipro/ Ishte i fiksuar pas ish-gruas, 59-vjeçari djeg me benzinë familjarët e saj
Bota

Qipro/ Ishte i fiksuar pas ish-gruas, 59-vjeçari djeg me benzinë familjarët e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro. Një burrë 59-vjeç, i fiksuar pas ish-bashkëshortes së tij, është hakmarrë duke i vënë flakën dajës, hallës dhe një të moshuari 73-vjeç, duke i djegur me benzinë.     Tre të moshuarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj kjo ishte arsyeja pse iu vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje se përse ata ndihmonin ish-gruan e tij.     Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia, dhe u gjet disa orë më vonë i vdekur në një fushë. Policia bën me dije se 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.