E pa duke folur me një të ftuar, dhëndri rreh për vdekje nusen në ditën e dasmës
Një dhëndër është dënuar me 18 vjet burg pasi ka vrarë gruan e tij në ditën e dasmës së tyre para mysafirëve të ftuar. Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç dhe më pas e hodhi trupin e saj në një luginë.
Ai i tha një gjykate në Novosibirsk, Rusi se nusja e tij e re po e tradhtonte. Dolgikh kishte një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja me të cilën ai po martohej besonte se ai kishte ndryshuar. Dëshmitarët e ftuar në dasmë thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte gruan e tij pasi u bë "xheloz" për komunikimin e saj me një mashkull tjetër në dasmën e tyre.
Ai akuzoi gruan e tij të re për "sjellje të gabuar".
Ai filloi ta godasë me grusht dhe shkelma jashtë shtëpisë. Ai vazhdoi ta sulmonte brenda...








