Marrëveshja me 18 pika: Kosova merr 7 miliardë euro, vizat dhe njihet nga Serbia
Edhe pse do të hyjnë duar bosh, liderët e Kosovës dhe Serbisë mund të dalin nga “bisedimet e paqes” në Shtëpinë e Bardhë, edhe me një marrëveshje historike.
Samiti i 27 qershorit, i mbajtur nën kujdesin vetë e presidentit Donald Trump po cilësohet nga mediat si dita kur Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.
Mediat serbe raportojnë se presidentit Aleksandër Vuçiç dhe palës shqiptare, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Një pjesë e mediave në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.
Edhe pse si kryeministri...

