Kosove

Kosovë, zbulohet insekti i rrallë që po habit botën
Kosove

Kosovë, zbulohet insekti i rrallë që po habit botën

Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua, thotë REL. Insekti u gjet në afërsi të Lumbardhit në Deçan. Ai jeton vetëm në Kosovë. Është i llojit Potamophylax koronavirus, shpjegon profesori. Në Ballkan ka lloje të tjera të ngjashme me të, që konsiderohen si kushërinj të tij. Por si ky lloj me shumë gjasë nuk ka në vende të tjera përveçse në Bjeshkët e Namuna. Pjesa më e madhe e hulumtimit u krye gjatë muajve të pandemisë, ndaj dhe Ibrahimi vendosi ta pagëzonte me këtë emër.       Mësohet se ky lloj insekti bën një jetë ...
Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)
Kosove

Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite ku një veturë ka rënë në lum në fshatin Carralevë. Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka goditur dy fëmijë 8 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe policia. Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës: Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).     Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, k...
Intervistë për median kosovare? Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!
Kosove

Intervistë për median kosovare? Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!

  Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pretendimeve se ka zhvilluar një intervistë me një media në Kosovë duke e mohuar një gjë të tillë. Rama e cilëson si një nivel të ri të maskarallëkut mediatik, në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale.         Me anë të një postimi në Twitter shkruan: “Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!”
Kosovë/ Nëntë humbje jete dhe 548 të infektuar me koronavirus
Kosove

Kosovë/ Nëntë humbje jete dhe 548 të infektuar me koronavirus

  Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 548 raste me koronavirus, pas testimit të 4.193 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 7 mars janë regjistruar nëntë viktima. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 301 persona, derisa 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.           Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritete...
Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale
Kosove

Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale

Dueli midis dy komandantëve në ditën fatale         Qysh në vjeshtën e vitit 1944 Petar Brajoviqi, me urdhërin e Titos, ishte bërë komandanti suprem i brigadave partizane në Kosovë. Ai ishte graduar në gjeneral kolonel. Në mëngjesin e 21 shkurtit 1945 ai morri lajmin e shumëpritur: Shaban Polluzha, tani i mbetur me vetëm rreth 40 luftëtarë, ishte rrethuar në tri kulla prej guri në fshatin Terstenik.Në orët e pasditës i erdhën lajme të tjera: rezistenca e të rrethuarve nuk po thyhej dot. Terreni ishte krejtësisht i zhveshur dhe partizanët nuk u ofroheshin dot kullave.       .I zemëruar Brajoviqi u ngrit në këmbë dhe u tha vartësve të tij: Do të shkoj unë personalisht për ta zanë të gjallë atë plak kokëfortë. Morri njësinë e tij dhe brenda dy o...
Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës
Kosove

Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës

  Para Gjykatës Themelore të Prizrenit sot kanë protestuar disa qytetarë e aktivistë kundër dënimit të Ilir Haxhiajt me 15 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hatije Dinën. Protestuesit e kundërshtuan këtë vendim pasi e vlerësojnë të ulët. Para Gjykatës Themelore të Prizrenit sot kanë protestuar disa qytetarë e aktivistë kundër dënimit të Ilir Haxhiajt me 15 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hatije Dinën. Protestuesit e kundërshtuan këtë vendim pasi e vlerësojnë të ulët. Nën thirrjet “Drejtësi për Hatije Dinën”, “Gjykatë është vrasje e jo lëndim i lëndë trupor”, “Dënim meritor për Ilir Haxhiajn” protestuesit kërkuan drejtësi për gratë e vrara.         Aktivistja, Liridona Sijarina tha se dënimi që Gjykata Themelo...
Nuk kemi nevojë për tra mes dy vendeve”, Rama mungon gjatë fjalës së Vjosa Osmanit në Kuvend
Kosove

Nuk kemi nevojë për tra mes dy vendeve”, Rama mungon gjatë fjalës së Vjosa Osmanit në Kuvend

  Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, ku është shprehur se lufta Çlirimtare nuk do të harrohet, dhe qendron në themelin e Pavarësisë. Osmani ka dhënë një mesazh dhe për kreun e qeverisë Edi Rama, kur tha se askush në dy vendet tona, nuk duhet të bëjë përpjekje për të pastruar imazhin e Serbisë, që tashmë do të hiqet si viktimë. Osmani tha se Kosova e ka paguar me jetën e mijëra njerëzve që u vranë në luftë çmimin për pavarësi, ndërsa shtoi se është e papranueshme që mes dy vendeve tona është vendosur një tra ndarës, si ai në Kukës. “Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria, kjo është kundër frymës së lëvizjes së lirë, na lini të vimë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do...
Peshkopi Teodosije: Irinej na la amanet të mos heqim dorë nga Kosova
Kosove

Peshkopi Teodosije: Irinej na la amanet të mos heqim dorë nga Kosova

  Peshkopi serb Teodosije ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Irinej. Ndër të tjera ai shtoi se është një dhimbje e madhe për popullin serb. Gjithashtu tha se Irinej ua ka lënë “amanet” çështjen e Kosovës dhe që të mos heqin dorë. “Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë.     Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha ai. Kujto...