48 raste me covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi shtrime të reja në spitalin infektiv, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar
Mbi 70 % e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë të shëruar njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa 48 raste pozitive janë konfirmuar siç Top Channel raportoi më herët në 24 orët e fundit.
Por ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Ndërkohë që ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detjet:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mb...




