Te Fundit

E përdhunuan për 5 muaj me radhë, zbardhet dëshmia rrënqethëse e 15 vjeçares në Mirditë
Te Fundit

E përdhunuan për 5 muaj me radhë, zbardhet dëshmia rrënqethëse e 15 vjeçares në Mirditë

Historia shokuese e përdhunimit dhe abuzimit seksual në mënyrë të përsëritur përmes shantazhit të një 15 vjeçareje nga Mirdita ka tronditur jo pak shoqërinë shqiptare. Për periudhën janar – maj 2021, minorenia është dhunuar seksualisht, psikologjikisht dhe shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme nga 5 burra, i fundit një djalë vetëm 17 vjeç sa herë që ata kërkonin dhe si monedhë këmbimi përdornin shantazhin e ‘videos së turpshme”.       Nga dëshmia që vajza ka dhënë në policinë e Lezhës, në prani të psikologes dhe prindërve të saj dhe që Ora News ka arritur të sigurojë, zbulohet se një herë takimi me në prej abuzuesve është bërë në orën e pushimit të gjatë në shkollë. Tre herë kanë shkuar ta marrin vajzën nga shkolla me makinë. Ngacmimet tek dera e shkol...
Peshkopi, protestë kundër abuzimeve/ Gratë dhe vajzat e Dibrës dalin në rrugë kundër përdhunimeve
Te Fundit

Peshkopi, protestë kundër abuzimeve/ Gratë dhe vajzat e Dibrës dalin në rrugë kundër përdhunimeve

Akti makabër i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare, në Mirditë mblodhi në protestë në qendër të Dibrës qindra vajza e gra, të cilat bënë thirrje për mbështetje, për ndihmë dhe ngritje zëri për të parandaluar raste të tilla monstruoze. Me pankarta në duar, ato marshuan dhe dhanë mesazhe për dënimin e këtyre abuzuesve. “Përdhunimi është krim” dhe për këtë duhet që autorët të marrin dënimin maksimal.         Mesazhi kryesor që u përcoll nga kjo protestë ishte se prindërit që kanë djem, të dinë t’i edukojnë ata, ndërsa institucionet duhet të marrin masa dhe t’i parandalojnë në kryerjen e të tilla akteve tronditëse.
Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, mbërrin në vendngjarje Ardi Veliu
Te Fundit

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, mbërrin në vendngjarje Ardi Veliu

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në vendngjarje mbrëmjen e sotme pas ekzekutimit të 41-vjeçarit. Everest Çaka mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme, pasi u qëllua me armë ndërsa po udhëtonte me bashkëshorten e tij, e cila mbeti e plagosur.           Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’
Te Fundit

10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’

Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok. Kjo histori, tronditi opinion publik në vend, gjatë javës së kaluar. Raste të tilla, janë raportuar kohët e fundit nga shtete të ndryshme. Një nga shokët e djalit tregon për “Shqipëria live” se Naseri pëlqente shumë rrjetet sociale. “Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”.           Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem. “Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”. Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar me telefonin”, shtoi miku i tij. Punonjësja so...
Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari
Te Fundit

Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës që të con në fshatin Kaninë, i njohur ndryshe si Bishti i Kalldrëmit, ku u plagos një 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital. Policia bën me dije se i bënë atentat teksa po lëvizte me automjetin tip “BMW”. Mbetet ende i paqartë identiteti i viktimës dhe arsyeja përse ishte shënjestër e atentatit.         Njoftimi i policisë Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuro...
E rëndë në Durrës, gjendet i mbytur në det një burrë, detajet e para
Te Fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i mbytur në det një burrë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku është gjetur i pajetë një 56-vjeçar.         Bëhet me dije se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35 është gjetur i mbytur shtetasi B.B. 56-vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.       Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
SPAK nis HETIMIN ndaj Fatmir MEDIUT për tragjedinë e GËRDECIT: S’ka më imunitet (NJOFTIMI I PLOTË)
Te Fundit

SPAK nis HETIMIN ndaj Fatmir MEDIUT për tragjedinë e GËRDECIT: S’ka më imunitet (NJOFTIMI I PLOTË)

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nis hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec.       SPAK ka bërë revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj Mediut, pas kallëzimit të Feruzant dhe Zamira Durdaj, prindër të 7-vjeçarit që humbi jetën në këtë tragjedi. 26 persona mbetën të vrarë dhe 27 të tjerë u plagosën rëndë në shpërthimin e 15 marsit në 2008 në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SPAK argumenton se çështja u pushua për shkak të imunitetit që Mediu kishte si deputet, pengesë që tashmë nuk ekziston.       NJOFTIMI I PLOTË: Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë...