Çudira

Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë-Çkemi News
Çudira

Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë-Çkemi News

  Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo ndihmon vetëm në shfrytëzimin më të madh të dritës natyrale. Ky sistem, i miratuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe i zbatuar përfundimisht në vitin 1972, fillimisht kishte si qëllim kursimin e energjisë. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi fillestar i tij mund të ketë humbur ndikimin, pasi zgjatja e orëve të ditës ka sjellë një rritje të përdorimit të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt të padëshiruar “bumerang”. Ekspertët theksojnë se ky ndryshim i orës mund të shkaktojë një sërë efekte shëndetësore. Sipas Beth Ann Mallo...
Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News
Çudira

Veliaj tërheq shkarkimin e Anuela Ristanit: Përplasje me Ramën? Gërmoni sa të doni. Ridelegimi ishte keqkuptim-Çkemi News

  Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar nga burgu për zhurmën mediatike që krijoi vendimi i tij për largimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të bashkisë dhe emërimin e Sara Goxhaj. Sipas Veliajt, ka qenë keqkuptim pasi ai ka firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.   “E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm. E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ra...
“Mashtruesi” kërcënon gazetarin: Ik largohu se do e marr personale me ty-Çkemi News
Çudira

“Mashtruesi” kërcënon gazetarin: Ik largohu se do e marr personale me ty-Çkemi News

  Një javë më parë, emisioni investigative Piranjat, transmetuan historinë e aktorit kosovar, Enver Petrovci, i cili pretendonte se ishte mashtruar nga Indrit Picalli, i njohur edhe si Eni Picalli, i njejti person problematik për të cilin bëri denoncim edhe koreografi Dritan Brama disa javë më parë. Mashtrimi ndaj Enver Petrovcit konsiston në mos-pagesën e disa shumave, lidhur me disa projekte teatrale, shuma që në total kapin vlerën e 18 mijë eurove.   Më pas, ai u mashtrua edhe me një email fals të cilin pretendon se e ka krijuar Eni Picalli. Pas një kohe të gjatë kur Enver Petrovci kuptoi se nuk do të paguhej asnjëherë, bëri denoncim në Policinë e Tiranës dhe më datë 14 nëntor, Indriti u shoqërua në Polici ku dha sqarimet e tij lidhu...
Nostradamusi, parashikimet që i dolën dhe ato që pritet të ndodhin
Çudira

Nostradamusi, parashikimet që i dolën dhe ato që pritet të ndodhin

Mister mbeten fuqitë e parashikimit të Nostradamusit. “Profecitë” e tij kanë habitur shumë njerëz përgjatë shekujve. Në një libër, Nostradamusi ka lënë parashikimet e tij në një formë të hapur dhe me interpretime të ndryshme dhe ndërkohë që vitet kalojnë ngjarjet marrin rëndësinë e tyre. Ndërkohë ata që kundërshtojnë parashikimet e Nostradamusit thonë se çelësi i “profecive” të tij është fakti që shkrimet nuk kanë një interpretim të qartë. Megjithatë, Mirror ka listuar disa ngjarje historike që besohet se janë parashikuar nga Nostradamusi. Ato nuk janë përfundimtare, por duhet pranuar se ka një saktësi të çuditshme nga dikush që ka vdekur shekuj më parë.   Vdekja e Henry II, 1559 Henri II i Francës pati një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme në verën e vitit 1559 ...
Burri më i gjatë në botë bëhet sërish bashkë me gruan më të shkurtër në botë, pas fotove te piramidat egjiptiane (fotot)
Çudira

Burri më i gjatë në botë bëhet sërish bashkë me gruan më të shkurtër në botë, pas fotove te piramidat egjiptiane (fotot)

Turku më i gjatë në botë është bashkuar sërish me gruan më të shkurtër në botë, gjashtë vjet pas sesionit të tyre të famshëm të fotove në piramidat egjiptiane. Sultan Kosen, 2.45 m i gjatë, dhe Jyoti Amge, e cila është vetëm 65 cm e gjatë, ishin dje bashkë për të tjera foto në Irvine, Kaliforni. Ka rreth 1.80 metra diferencë gjatësi mes tyre, çka u dha rekordin botëror Guiness si njërit dhe tjetrit, respektivisht për burrin më të gjatë në 2009 dhe atë të gruas më të shkurtër në botë në 2011. 41 vjeçari Kosen nga Turqia dhe 30 vejçarja Amge, 30, nga India, kishin bërë më parë fotot para piramidës së Gizës në Egjipt, si pjesë e një fushate promovimi të turizmit në 2018.   Amge vuan nga një formë nanizmi që i ka ndaluar rritjen, ...
Big Think’ – Fati ynë si specie planetare varet si do të shkojë ai eksperiment
Çudira

Big Think’ – Fati ynë si specie planetare varet si do të shkojë ai eksperiment

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt e fundit, kur teknologjia përshpejtoi evolucionin tonë. Gjatë dy shekujve të fundit, përparimet teknologjike e kanë transformuar shoqërinë me një ritëm të paparë. Adam Frank eksploron se si ky ritëm gjithnjë e më i shpejtë i evolucionit tekno-social ngre pyetje në lidhje me aftësinë e njerëzimit për t’u përshtatur   Homo sapiens evoluoi si një specie e veçantë rreth 300,000 vjet më parë. E matur në breza (ku çdo brez zgjat 20 vjet), kjo do të thotë se janë rreth 15,000 stër-stër gjyshër që na ndajnë nga paraardhësit më të hershëm njerëzorë. E ndërsa ky është një fakt interesant në vetvete, ajo që është me të vërtetë e jashtëzakonshme është...
Diçka tronditëse në pikën më të thellë të Tokës
Çudira

Diçka tronditëse në pikën më të thellë të Tokës

Challenger Deep ndodhet në Hendekun Mariana dhe është pika më e thellë e njohur në oqeane. Për t’ju dhënë një ide se sa i thellë është, nëse mali Everest do të vendosej në Challenger Deep, ai do të mbulohej përsëri me ujë. Kjo është arsyeja pse është e pabesueshme që një shishe birre u gjet pikërisht aty.   Kjo u zbulua nga oqeanografja Dr. Dawn Wright, e cila ndau gjetjen në mediat sociale. Krahas fotos ajo shkroi: “Çfarë pamë kur prekëm për herë të parë fundin në 10900+ metra në #ChallengerDeep? NJË SHISHEN BIRRE! Dëshmi të mëtejshme se ne si njerëz duhet të bëjmë gjëra më të mira për oqeanin dhe për shëndetin e habitateve që ndajmë dhe nga të cilët varemi në fund!”. Duke folur për zbulimin në vitin 2022, ajo tha për Los Angeles Times: “Udhëtoi më shumë se 1...
Shqipëria gati të mbyllë TikTok, zv.ministri: Kemi komunikuar me ta dhe kanë reaguar, së shpejti…
Çudira

Shqipëria gati të mbyllë TikTok, zv.ministri: Kemi komunikuar me ta dhe kanë reaguar, së shpejti…

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besford Lamallari i ftuar në Top Story deklaroi se Qeveria është duke marrë masa të forta për rrjetet sociale, kryesisht TikTok, i cili së fundmi është bërë burim krimesh. Sipas ministrit, veprat penale të sulmeve kibernetike janë rritur, një faktor ky i rëndësishëm që solli reagim.   “Ministria e Brendshme disponon të dhëna të raportuara nga struktura e krimit kibernetik dhe kemi parë rritje shqetësuese të veprave penale nga viti në vit. Nga 2022 në 2023, kemi 40.4 % rritje të veprave penale, duke përfshirë edhe veprat që kërcënojnë mirëqenien e të miturve.  Në takimin e fundit me ministritë dhe shoqëritë civile u raportua se kishin 350 telefonata në ditë për bullizëm, apo internet të pasigurt”, tha Lamallari. ...