Albania

Nesër shi dhe shtërngata ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë-Çkemi News
Albania

Nesër shi dhe shtërngata ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë-Çkemi News

Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e...
Mësuesi ngacmonte seksualisht të miturat në WhatsApp pas shkolle, nxënëset zbulojnë mesazhet! Zbardhen detaje nga rasti në Korçë-Çkemi News
Albania

Mësuesi ngacmonte seksualisht të miturat në WhatsApp pas shkolle, nxënëset zbulojnë mesazhet! Zbardhen detaje nga rasti në Korçë-Çkemi News

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe. Burime nga policia bëjnë me dije se 14 vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi. Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.   Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rast...
Një peshkaqen i bardhë fantazmë i gjetur pranë ishullit të Sazanit në Shqipëri mahnit botën-Çkemi News
Albania

Një peshkaqen i bardhë fantazmë i gjetur pranë ishullit të Sazanit në Shqipëri mahnit botën-Çkemi News

Një peshkaqen i bardhë fantazmë i gjetur pranë ishullit të Sazanit në Shqipëri, është shembulli i parë i leucizmit i regjistruar ndonjëherë në këtë specie. Peshkaqeni “fantazmë” i cili u zbulua në brigjet e Shqipërisë – njihet si peshkaqen i ashpër këndor (Oxynotus centrina). Ky ekzemplar i rrallë u gjet pranë ishullit të Sazanit, një post i izoluar ushtarak, në një thellësi prej rreth 200 metra. Peshkaqeni, u dallua për shkak të një gjendjeje të rrallë gjenetike të quajtur leucism, e cila prish prodhimin e melaninës dhe shkakton reduktim të pigmentimit. Sipas “Livescience”, kjo shënon herën e parë që leucizmi është dokumentuar në këtë specie dhe në të gjithë familjen e peshkaqenit, Oxynotidae. Peshkaqenët e tillë këndorë janë zakonisht me ngjyrë gri-kafe të e...
DIMRI TE DERA/ Sinoptikania: “Shqipëria të marrë masa, do ndodhë ajo që s’ka ndodhur prej 5 vitesh”. A do të ketë përmbytje? Gjoni thotë se …-Çkemi News
Albania

DIMRI TE DERA/ Sinoptikania: “Shqipëria të marrë masa, do ndodhë ajo që s’ka ndodhur prej 5 vitesh”. A do të ketë përmbytje? Gjoni thotë se …-Çkemi News

Sinoptikania Anira Gjoni në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” solli parashikimet e fundit të IGJEUM për luhatjet e motit në këto ditë ku dimri sapo ka trokitur. “Java nisi me temperatura të ulëta, ku gjatë mëngjesve të së hënës dhe të martës ato ishin nën zero gradë. Presim që nesër e pasnesër në zonat malore temperaturat të shkojnë mbi zero, nga 1 gradë deri në 13 gradë; në zonat e ulëta presim që minimalja të regjistrojë temperatura 5 gradë dhe maksimalja 19 gradë; ndërsa në zonat bregdetare minimalja presim të jetë 11 gradë dhe të shkojë deri në 18 gradë celsius. Do të kemi një rritje graduale prej dy gradësh pas së enjtes. Presim që në juglindje të vendit të nisin sot në mbrëmje reshjet e shiut, që do të jenë të dobëta dhe që vijnë gradualisht duke...
Habit gazetarja shqiptare: Kam fjetur në një shtrat me shokun e ngushtë. Burri ka ndenjur 2 javë me Bleona Qeretin-Çkemi News
Albania

Habit gazetarja shqiptare: Kam fjetur në një shtrat me shokun e ngushtë. Burri ka ndenjur 2 javë me Bleona Qeretin-Çkemi News

Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në një emision, theksoi disa herë rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka për të. Ajo u shpreh se partneri, Kledi Bahiti e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raportet e saj shoqërore. Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë. Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj. Agida Koçi: Nuk bëhej xheloze ajo? Pejana Elezi: N...
Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ E marta dita më e ftohtë, termometri do shënojë deri në – 4 gradë celcius! Të mërkurën fillojnë shirat -Çkemi News
Albania

Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ E marta dita më e ftohtë, termometri do shënojë deri në – 4 gradë celcius! Të mërkurën fillojnë shirat -Çkemi News

Ditëve të ngrohta e temperaturave të larta duket se po u vjen fundi. Java e ardhshme pritet të shoqërohet me ulje të temperaturave, që të hënën do të kapin vlerën minimale -3 gradë në zonat malore, në Tropojë e Gjirokastër. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se ditët e hënë e martë dhe të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa ditët e mërkurë e enjte moti pritet të kenë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera - herës me shkarkesa elektrike.      
Durova për hir të fëmijëve, mohova dhe veten”- Xhensila Myrtezaj thyhen heshtjen pas divorcit nga Bes Kallaku: Do trembesha nëse…-Çkemi News
Albania

Durova për hir të fëmijëve, mohova dhe veten”- Xhensila Myrtezaj thyhen heshtjen pas divorcit nga Bes Kallaku: Do trembesha nëse…-Çkemi News

  Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka thyer heshtjen lidhur me divorcin nga aktori Bes Kallaku, me të cilin përflitet se ka pasur një ndarje konfliktuale. Përmes një videomesazhi të gjatë në rrjetet sociale, drejtuar grave dhe vajzave, Xhensila është shprehur duke thënë “nuk e dija që isha kaq e fortë”. Teksa ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri, këngëtarja ka treguar se ky projekt i është kushtuar shumë Xhensilave që përjetojnë probleme të mëdha, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten. “Ky album që nuk është vetëm për Xhensilën, po për shumë Xhensila që përjetojnë probleme më të mëdha. Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijës kanë ...