U rritën nga gjyshërit pas divorcit të prindërve, mesazhi i motrave: Do t’ju mbajmë ashtu si ju ne! -Çkemi News
Divorci i prindërve është drama e dhimbshme familjare që i ka bërë Aleksandrën dhe Rubinën të rriten para kohe. Motrat ndanë përjetimin e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty” ku treguan për jetën pas divorcit, largimin e nënës, jetën me gjyshërit dhe takimin e shumëpritur me nënën që rezultoi në vendimin e saj për të mos mbajtur më kontakte me vajzat.
Një rrëfim me shumë lot e sakrifica, por në këtë histori kanë qenë gjyshërit ata që janë përpjekur që dy vajzave mos t’u mungojë kurrë asgjë. Kjo është arsyeja pse prej 3 vitesh ato i shkruajnë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për t’i falenderuar me zemër për gjithçka e për t’u dhënë një premtim.
Nexhmije: Mbesat e mia që i kam rritur. Jam shumë krenare për to, jam shumë krenare!
Ardit Gjebrea: Ta dëgjojmë mesazhin e tyre?...








