Gjuetia e firmëtarëve të Pavarësisë në diktaturë
irma dënimesh u hodhën për firmëtarët e Pavarësisë gjatë diktaturës. Ata u pushkatuan, iu dorëzuan komunistëve serbë, u burgosën, u përndoqën familjarisht dhe u damkosën si armiq sepse nuk u bënë miq të komunistëve
Kur komunistët erdhën në pushtet, në Shqipëri, jetonin 31 prej figurave kryesore që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë, duke numëruar ata që firmosën aktin e 28 Nëntorit dhe të tjerët që, të vonuar nga rrethanat, mbërritën në Vlorë në ditët në vijim. E megjithatë ata nuk shërbyen kurrë si pika të gjalla kontakti mes aktualitetit dhe ngjarjes së madhe të 1912-ës.
Disa prej tyre ishin dënuar me pushkatim si Lef Nosi ose ishin futur në burg ku kishin ndërruar jetë si Shefqet Daiu etj. Disa ishin të detyruar të qëndronin larg shtetit që shpallën të pa...








