Albania

Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij
Albania

Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij

Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit thotë se fatura e energjisë elektrike është kosto tepër e lartë për fermerin shqiptar. Për të mos paguar këtë faturë që rëndon tek xhepi i fermeri Qerimi mbi makinë e tij ka vendosur dy panele nga të cilat energjinë e tyre e shfrytëzon për të vaditur fasulet. “Ne fermerët shqiptar e paguajmë energjinë elektrike si biznes që është kosto shumë e madhe. Atëherë mua këtu me lindi idea për të futur panelet e diellit që të shfrytëzoj energjinë e tyre për vaditje. Kështu ul koston. Sa para mund të kursesh ti më këtë gjetje? Unë mendoj të kursej deri në 2 milion lekë në vit. Tani momentalisht po përdor makinë por po punoj të përdor një rimorkio fikse që të vendos panelet, bateritë dhe të bëj një sistem më të rregullt.”     &nb...
Zbulimi arkeologjik në Fier/ Neritan Ceka: Gjetjet janë 2400-vjeçare
Albania

Zbulimi arkeologjik në Fier/ Neritan Ceka: Gjetjet janë 2400-vjeçare

Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë. Zbulimet në rrugën e re turistike, qe do të lidhë by-pass-in e Fierit me Apoloninë, bllokuan punimet. Sot, në zonë ishte dhe arkeologu Neritan Ceka. Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të erës sonë, ndërsa furra e qeramikës me teknikën e harqeve, mund të jetë ndërtuar rreth shekullit 4-5 përpara erës sonë.         Mes objekteve ka rreth 800 vite diferencë. Pas gërmimeve arkeologjike, që do të zgjasin rreth një muaj, pritet të vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re.
Vajza që bëjnë histori! Kush janë dy pilotet e para shqiptare në stërvitjen e NATO-s (FOTO LAJM
Albania

Vajza që bëjnë histori! Kush janë dy pilotet e para shqiptare në stërvitjen e NATO-s (FOTO LAJM

Ambasada e SHBA në Tiranë ka prezantuar dy pilote shqiptare të helikopterëve, që po marrin pjesë në stërvitjen e madhe të NATO-s.       Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë,       bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në “Defender Europe 21”.  
Zbardhet vendimi i gjykatës, Adriatik Llalla do të vuajë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme
Albania

Zbardhet vendimi i gjykatës, Adriatik Llalla do të vuajë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme

     Një ditë pasi u dënua me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, Gjykata e Posaçme zbardh arsyetimin për vendimin ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në vendim theksohet se Llalla do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, menjëherë sapo të marrë formë të prerë. GJKKO e shpalli fajtor Adriatik Llallën për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Ndërsa pasuritë që i ishin konfiskuar nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, me vendim të datës 20 korrik 2018, i kaluan shtetit. “Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adriatik Llalla fillon nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike p...
Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i konfiskohet dhe pasuria. Kyç gojën pas vendimit
Albania

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i konfiskohet dhe pasuria. Kyç gojën pas vendimit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, si dhe i ka konfiskuar pasurinë e tij, ndërsa për 5 vite me radhë nuk do të ushtrojë funksione publike.     Mësohet se ish-kryeprokurorit i është konfiskuar një apartamet prej 67 metra katrorë në Durrës, si dhe një sipërfaqe prej 22 mijë metra katrorë tokë, të ndarë në 4 parcela, në periferi të Tiranës. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja e posaçme Daniela Shirka, e cila e vonoi verdiktin për rreth një orë nga parashikimi fillestar.       Llalla nuk preferoi që të bënte asnjë koment pas vendimit që ka dhënë GJKKO ndaj tij, ndërsa në sallë ka pllakosur heshtja, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë. ...
Sali Berisha ”non grata”, Departamenti i Shtetit: Do të vazhdojmë me persona të tjerë
Albania

Sali Berisha ”non grata”, Departamenti i Shtetit: Do të vazhdojmë me persona të tjerë

Pas shpalljes person non grata të ish-kryeministrit Berisha, Politiko.al ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit në Washington me pyetjen ‘nëse ka zyrtarë të tjerë shqiptarë në listën e zezë amerikane?’.     “Departamenti i shtetit do të vazhdojë të përdorë autoritetin dhe të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsion në rrafsh global”, sqaron DASH. “Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publikisht dhe disa të tjera privatisht“, shtohet në komunikimin për Politiko.al. Zyrtari i DASH shton se sapo Sekretari i Shtetit merr informacione të besueshme që një zyrtar është i përfshirë, direkt ose indirekt, në korrupsion domethëns, ai është i detyruar ta identifikojë atë zyrtar bashkë me familjarët nën seksionin 7031c.     Pyetjes tjet...
E FUNDIT/ Paratë tufa-tufa, dalin pamjet nga sekuestro marramendëse në Portin e Durrësit
Albania

E FUNDIT/ Paratë tufa-tufa, dalin pamjet nga sekuestro marramendëse në Portin e Durrësit

Janë në sekuestruar në Portin e Durrësit 1 mln paund cash në një furgon që vinte nga Anglia. Albeu.com ka siguruar fotografinë ku paratë duken tufa-tufa, të mbledhura me llastiqe.     Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00. Dyshohet se sinjalizimi për furgonin ka ardhur që nga Anglia, prandaj dhe furgoni duhej të kontrollohej në ccdo kalim në Portin e Durrësit.     I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.
Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, Yuri Kim i pret në Rinas
Albania

Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, Yuri Kim i pret në Rinas

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka treguar se në Aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur avioni me 276 ushtarë amerikanë. Ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.         Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria. “Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit.       Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonom...