Albania

Kam frikë se do jetë shumë vonë” Alfred Cako paralajmëron zhvillime të bujshme: Ja çfarë po përgatitet për muajin tetor
Albania

Kam frikë se do jetë shumë vonë” Alfred Cako paralajmëron zhvillime të bujshme: Ja çfarë po përgatitet për muajin tetor

Sipas tij vaksina do të bëhet me detyrim në muajin tetor, madje dhe për fëmijët mbi 12 vjeç. Cako është shprehur gjithashtu se nëse njerëzit nuk dalin për protestë deri në shtator, atëherë do të jetë shumë vonë.         REAGIMI I PLOTE: Para 15 muajsh ju kerkova ne shesh por sme ndoqet aq sa duhej; nje pjese me talli, nje pjese e madhe sehirxhinjsh dyshoi, nje pjese frikacakesh me besoi por s’me ndoqi se jane mesuar t’i nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve, nje pjese me ndoqen dhe ai grup i vogel prej 500-600 njerezish qe doli me mua ne shesh dy here rresht ne kohen e Lockdoënit mes disa dhjetra falangave te policise injorante jane luanet e kombit tone e do mbeten ne histori, nese njerezit do mbijetojne; ne tetor do t’ja u kerkojne femijeve mbi ...
Alfred Cako jep parashikimin: Nuk e dini ju cfare do te ndodhe 30 ditet e ardhshme
Albania

Alfred Cako jep parashikimin: Nuk e dini ju cfare do te ndodhe 30 ditet e ardhshme

Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”. Cako parashikoi sipas tij se çfarë do të ndodhë në Botë për 30 ditët e ardhshme.Fillimisht sipas Cakos do të ndërpritet për disa ditë interneti dhe do të shk.atër.rohen platformat e rrje.teve so.ciale. Ndërsa më tej shtoi se shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet nga “bankierët” (një grup prej disa personash për të cilët ai mendon se janë më të pasurit në botë), do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan. “Do të ndërpritet për disa ditë interneti, do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. Do të merret shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet sot nga bankierët dhe do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar, e jo nga korporatat”, tha C...
I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Albania

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në       Republikën e Shqipërisë. Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.   Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës...
Mjeku nxjerr të dhënat nga Kina: Kush është vaksinuar me Coronovac dhe është mbi 60-vjeç duhet të bëjë dozën e tretë (Afati i fundit Nëntori për t’i bërë ballë dimrit)
Albania

Mjeku nxjerr të dhënat nga Kina: Kush është vaksinuar me Coronovac dhe është mbi 60-vjeç duhet të bëjë dozën e tretë (Afati i fundit Nëntori për t’i bërë ballë dimrit)

Nga Ilir Alimehmeti “CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe 2 në Kinë! Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.           Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se: 2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutrali...
Shkodër/ Po udhëtonte me makinë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri. Policia jep detajet
Albania

Shkodër/ Po udhëtonte me makinë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri. Policia jep detajet

Një 23-vjeçar ka përfunduar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit. Policia bën me dije se i riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri. Fatmirësisht gjendja e tij raportohet e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, njofton policia.       Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të n...
Sherr mes të miturve në Tiranë, 14-vjeçari plagos me biçak bashkëmoshatarin
Albania

Sherr mes të miturve në Tiranë, 14-vjeçari plagos me biçak bashkëmoshatarin

Një konflikt mes të miturish që ka degraduar në plagosjen e njërit prej tyre ka ndodhur në rrugën “Demokracia“ në Tiranë. I mituri A. C., 14 vjeç, u vu nën hetim pasi goditi me biçak bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Tiranë Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër,  për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. T., 25 ...
Rritet numri i pacientëve në Klinikën Infektive, shkak varianti delta
Albania

Rritet numri i pacientëve në Klinikën Infektive, shkak varianti delta

Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë për KosovaPress, se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin delta, për çka potencon se ky variant veçse është në fillimet e tij. Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ndihmë mjekësore, për çka kapacitetet e Klinikës Infektive kanë nisur të mbushen. “Në Klinikën Infektive tani për tani kem...
Nesër protestohet në Korçë kundër Bregoviçit
Albania

Nesër protestohet në Korçë kundër Bregoviçit

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar një protestë kundër pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë. Kjo është bërë e ditur nga Faqja “Korça Report”, ku thuhet se kanë dorëzuar në polici njoftimin për protestë, që pritet të zhvillohet nga ora 11:00. Sipas qytetarëve protestues protesta është paqësore dhe do të mbahet te katedralia ortodokse në Korçë. Përndryshe, një numër i madh i këngëtarët të tjerë kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival. Së fundmi ishte Dafina Zeqiri ajo që e ka tërhequr pjesëmarrjen.       Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.