Albania

Gati të hapet spitali Covid 3, spitali Covid 1 po mbushet nga të sëmurët e ditëve të fundit
Albania

Gati të hapet spitali Covid 3, spitali Covid 1 po mbushet nga të sëmurët e ditëve të fundit

Kjo javë që po lëmë pas rezultoi me një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me Covid 19, të cilët u shtruan në spitalin Infektiv duke bërë që kapaciteti i tij t’i afrohet ezaurimit dhe që të bëhet gati të hapet Covid 3. Spitali Covid 1 ka një kapacitet prej 120 shtretërish ku aktualisht janë mbi 90 të shtruar. Autoritetet shëndetësore i druajnë rritjes së mëtejshme të shifrave kur të kthehen pushuesit dhe po kështu me freskimin e motit, ndaj vijojnë të bëjnë apel për vaksinim. Ndërkohë që maskat në ambiente të mbyllura duhet të përdoren edhe nga personat e vaksinuar, të cilët jo vetëm mund të infektohen, por e transmetojnë edhe tek të tjerët, edhe kur e kalojnë pa simptoma. Javën që vjen pritet të nisë mësimi në shkolla dhe ekspertët janë në pritje për ...
Aksidenti me 5 viktima në Gjirokastër/ Momenti kur furgoni nxirret nga gremina
Albania

Aksidenti me 5 viktima në Gjirokastër/ Momenti kur furgoni nxirret nga gremina

Vetëm pak minuta më parë është bërë e mundur nxjerrja nga gremina e mjetit tip furgon, ku humbën jetën pesë persona, mes tyre edhe një çift ukrainas. Mësohet se nxjerrja e furgonit kërkoi mjete të posaçme për shkak të terrenit të vështirë ku kishte rënë, ndërsa eksperiza teknike pritet të vlerësojë forcën e goditjes që e ka shtyrë furgonin jashtë rrugës.       Furgoni u përplas nga një mjet tip “Land Rover” ku ishin duke udhëtuar 4 vajza. Ato janë transportuar në spital ku janë duke marrë ndihmën mjekësore.
Gjysma e të shtruarve në Infektiv me Covid janë mosha të reja”
Albania

Gjysma e të shtruarve në Infektiv me Covid janë mosha të reja”

Gjysma e personave të shtruar në spitalin Infektiv me Covid-19 janë mosha të reja. Ky fakt u bë publik gjatë konferences për shtyp të Komitetit Teknik, nga Profesor Dhimiter Kraja.       “Të shtruarit në spitalin infektiv janë grupmosha të ndryshme. 50 % janë mosha relativisht të reja, rreth 25 % janë forma të mesme dhe më shumë madje 50 dhe 55 % janë mosha të rritura, mosha e tretë që quhet dhe 8 % mosha e katërt. Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që janë forma të lehta, serioze ose me ndonjë ndërlikim ose në subjekte që rëndojnë në mënyrë patologjike situatën shëndetësore të rasteve. 30 % janë forma të rënda dhe forma kritike, ose me forma të rrezikshme kërcënuese për jetën”, tha prof. Kraja.    ...
Rriten frikshëm infektimet/ Ministria e Shëndetësisë: 844 raste të reja dhe 3 viktima, humb jetën 20-vjeçari nga Korça
Albania

Rriten frikshëm infektimet/ Ministria e Shëndetësisë: 844 raste të reja dhe 3 viktima, humb jetën 20-vjeçari nga Korça

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë rritur frikshëm rastet e reja si dhe janë shënuar 3 viktima si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre vetëm 20-vjeç. Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë rritur frikshëm rastet e reja si dhe janë shënuar 3 viktima si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre vetëm 20-vjeç. Kështu, nga 7725 testime të kryera 844 qytetarë janë konfirmuar pozitivë, ndërsa numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana me 246 raste. Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Fatkeqësisht tre persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, mes tyre një 2...
Vaksinim i detyruar edhe në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini
Albania

Vaksinim i detyruar edhe në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini

Në Shqipëri pritet një valë tjetër e rritjeve të infektimve. Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, thotë se më të rrezikuara do të jenë grupet e pavaksinuara.     “Parashikohet valë tjetër për shkak se kemi ende individë të pavaksinuar që nuk e kanë kaluar Covid dhe pritet një valë tjetër me tendencë në rritje, por duhet të vijohet me masat”, tha Tomini për Tv Klan. Rritja e infektimeve të ditëve të fundit vjen si rezultat i mbizotërimit të varinatit “Delta”. Por sipas autoriteteve edhe pse ka një rritje, situata mbetet e qëndrueshme.       “Aktualisht po ndodh e njëjta gjë, varianti “Delta” po sundon qarkullimin e varianteve të tjera në vend dhe parashikon tendencë në rritje. Është një rritje e qëndrueshme për faktin e ardhjes së emigrantëve, lëv...
FOTO/ Himara pushtohet nga flakët gjatë natës
Albania

FOTO/ Himara pushtohet nga flakët gjatë natës

Një vatër zjarri është ndezur gjatë natës në Himarë. Është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ka publikuar pamjet në rrjetet sociale. Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Ndërkohë, duket se flakët kanë marrë përmasa të mëdha. “Himara e pushtuar nga flakët vetëm pak minuta më pare! Në zbritje nga qafa Vishës drejt Himarës!!” shkruan Vasili.  
522 raste të reja me COVID në 24 orë, 2 humbje jete! Rritje infektimesh në qytetet bregdetare
Albania

522 raste të reja me COVID në 24 orë, 2 humbje jete! Rritje infektimesh në qytetet bregdetare

Prej ditësh kemi rritje të rasteve me COVID në vendin tonë që prej shfaqjes së variantit Delta. Tirana kryeson me numrin më të madh të rasteve, si qyteti me numrin më të madh të banorëve, por me dyndjen e pushuesve në bregdet, infektimet ditore janë rritur edhe në qytetet bregdetare si Durrësi, Lezha, Vlora apo Saranda. Nga 6662 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, 193  në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, ...
Shkruan: Refik HASANI   Jo vetëm në mesë të Kosovës me Serbin, Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi do të duhej më shumë Vendkalime Kufitare.
Albania

Shkruan: Refik HASANI Jo vetëm në mesë të Kosovës me Serbin, Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi do të duhej më shumë Vendkalime Kufitare.

Më shumë vendkalime kufitare Sepse janë shqiptarët në dy anët e kufirit që është domosdoshmëri e kohës të hapen më shumë vendkalime kufitare. Kosova me Serbin dhe Maqedoninë e Veriut, do të duhej më shumë Vendkalime Kufitare         Shkruan: Refik HASANI Jo vetëm në mesë të Kosovës me Serbin, Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi do të duhej më shumë Vendkalime Kufitare. Të ndërpriten pengesat dhe vështirësitë për komunikimet ndërkufitare dhe të hapen sa më shumë pika të vendkalimeve kufitare sepse këto janë rregulla, norma dhe konventa Evropiane që duhet plotësuar. Është domosdoshmëri e kohës që të zyrtarizohen disa pika kufitare në mesë të Rajonit të Anamoravës në njërën an me Rajonin e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovë e Liko...