Albania

Sërish shifra alarmante nga covid/ Rreth 1 mijë të infektuar 24 orët e fundit, ja sa viktima u regjistruan
Albania

Sërish shifra alarmante nga covid/ Rreth 1 mijë të infektuar 24 orët e fundit, ja sa viktima u regjistruan

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5724 testime, 982 raste të reja, 3 humbje jete dhe 475 të shëruar në 24 orët e fundit       Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, B...
Aksident në Gramsh. Makina përplas këmbësoren që përfundon në spital
Albania

Aksident në Gramsh. Makina përplas këmbësoren që përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kodovjat të Gramshit, ku një mjet në lëvizje ka përplasur një grua.     Paraprakisht mesohet se gjendja shendetesore e të plagosures eshte stabël. Ajo eshte derguar në spitalin e Gramshit për të marre ndihmë mjekesore.       Policia ka bëre të mundur shoqerimin e drejtuesit te mjetit drejt komisariatit për ta pyetur rreth rrethanave te aksidentit.
A do të hiqen nga puna mësuesit që nuk pranojnë të vaksinohen? Zbulohet plani B i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të testohen çdo javë (40% e arsimtarëve ende të pa vaksinuar)
Albania

A do të hiqen nga puna mësuesit që nuk pranojnë të vaksinohen? Zbulohet plani B i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të testohen çdo javë (40% e arsimtarëve ende të pa vaksinuar)

Me vendim të qeverisë Rama, i cili u komunikua në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të gjithë mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri në datën 30 Shtator, datë që përkon pak a shumë dhe me nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor (27 Shtator).         Pavarësisht se pjesa më e madhe e stafeve akademike (60%) tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, në mesin e tyre ka dhe persona që hezitojnë në kryerjen e vaksinave, për të cilët pritet të ketë edhe sanksione deri në pezullim nga puna. Me përfundimin e afatit të vendosur, 30 Shtator, çdo mësues duhet të paraqesë kartën e vaksinimit në mënyrë që të hyjë në klasë, dhe e vetmja mundësi për t’u justifikuar është një raport nga mjeku i familjes që argumenton arsyen e mosvaksnimit. E pyet...
Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO
Albania

Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO

Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO , eshte nje artist i ri ne tregun muzikor shqipetar! Rryma e cila e karakterizon eshte ajo HIP-HOP! Lindur më 1 Mars 2003 ne qytetin e Elbasanit ku edhe jeton e vepron akoma , muzika e ka shoqeruar gjithmone!       Me 8 Gusht 2021 ai publikoi projektin e tij , titulli i se cilit eshte 'ILEGAL' me tekst te realizuar nga vete artisti. Ndertimin vizual eshte i bere nga GL PRODUCTION dhe producimi i kenges eshte bere nga KED BEATS!
Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë
Albania

Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë

Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërbimeve do të ofrohen nëpërmjet kësaj forme, të rriturit shqiptarë kanë njohuri të dobëta në krahasim me vendet të tjera të Europës.         Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane. Pas nesh vjen Bosnja ku, 24 për qind e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, me pas Kosova me 28 për qind të popullsisë së rritur, Bullgaria me 29% etj.         Në krahun tjetër të grafikut, vjen Islanda me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85 për qind e të ...
Varianti ‘Delta’ dhe rihapja e shkollave, sa të rrezikuar janë fëmijët?
Albania

Varianti ‘Delta’ dhe rihapja e shkollave, sa të rrezikuar janë fëmijët?

Nxënësit në mbarë vendet po kthehen në mjediset shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor, në një kohë kur numri i infektimeve me variantin ‘Delta’ është shtuar. Ekspertët thonë se fëmijët duket se janë më të rrezikuar nga ky variant. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Daria Dieguts, ndan disa nga shqetësimet e prindërve, të cilët duan të dinë si të mbrojnë fëmijët, sidomos ata që janë nën moshën e lejuar për vaksinime.         Që kur pandemia goditi Shtetet e Bashkuara, mbi 36 milionë amerikanë janë infektuar, rreth 4 milionë prej tyre fëmijë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Pas një qetësie relative për disa muaj, varianti ‘Delta’ po shkakton rritje të re infeksionesh, ndërkohë që fillon së shpejti viti shkollor. “Askush nën moshën 12 vjeç nuk ës...
Çmimi i miellit u rrit me 15% brenda javës, parashikohet rritje e çmimit të bukës
Albania

Çmimi i miellit u rrit me 15% brenda javës, parashikohet rritje e çmimit të bukës

Çmimi i miellit u rrit me 15 për qind brenda një jave në tregun vendas, duke reflektuar zhvillimet në tregun ndërkombëtar dhe sidomos të korrat e dobëta në hemisferën veriore të globit.     Pikat e shitjes me pakicë i shitën dje 100 kilogram miell kundrejt 5,500 lekëve nga 5,000 lekë që ishte çmimi para një javë. Tregtuesit e shumicës pohuan se rritja po vjen për shkak se furnizimet e reja nga importi po bëhen me çmime më të larta. Një ton grurë u shit me 273 dollarë në tregjet ndërkombëtarë me datën 23 gusht 2021. Kjo ishte vlera më e lartë që nga vjeshta e vitit 2012. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve referojnë se çmimet e larta po vijnë si rrjedhojë e prodhimit te dobët këtë vit në Rusi dhe Kanada, furnizuesit kryesorë të tregut global me grurë. Prodhimi në hemisferën...
Bilanci i Covid-19/ MSH: 905 raste të reja dhe 3 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit
Albania

Bilanci i Covid-19/ MSH: 905 raste të reja dhe 3 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Varianti Delta ka përkeqësuar situatën e Covid-19 në vendin tonë duke shënuar një rritje të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar 905 të infektuar nga 4063 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë kanë humbur jetën 3 persona,  dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Sa i takon infektimeve, vatra kryesore mbetet Tirana me 200 raste, më pas vijojnë 158 raste në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Div...