Do të të publikoj fotot intime në rrjete sociale”, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për shantazh
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim sepse shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.
Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ai po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Strukturat hetimore të DVP Durrës në bash...








