Bullizmi nis në familje/ Psikologët: Prindërit bullizojnë fëmijët duke u dhënë modelin e keq
Bullizmi është dhunë fizike apo psikologjike, ose edhe të dyja bashkë. Në shoqërinë tonë po hasim jo vetëm raste të bullizmit mes fëmijëve dhe adoleshentëve , por edhe të prindërve vetë ndaj fëmijëve të tyre.
Almeida Xhaferi: Bullizmi nuk vjen papritur dhe papandehur. Së pari ai modelohet me sjelljet brenda mjedisit familjar, ku prindërit bëjnë krahasime të papërshtatshme midis fëmijëve të tyre apo të tjerëve përreth që mund të jenë anëtarë të komunitetit nga shtresa vulnerabël, dhe kështu që fëmija edukohet për të stigmatizuar personat që janë të pabarabartë.
Nga ana tjetër jetojmë në një shoqëri që imponon të bukurën, dhe prindërit dashur padashur, në pavetëdijen e tyre kërkojnë një formë perfekte të fëmijës. Të jetë talent, të shpërthejë në një fushë të caktuar, të je...







