Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë komunizmit, konsiderohej si “xhelati” i regjimit
Ndahet nga jeta ish-prokurori dhe gjyqtari i kohës së komunizmit Aranit Çela.
I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagandë, apo tradhëti ndaj atdheut, 98-vjeçari ishte një nga njerëzit më të besuar të regjimit komunist.
Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”
Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shteti...








