Hodhi akuza ndaj Berishës për masakrën e 21 janarit/ Hoxha: Po duket nervozizmi i Bashës karshi humbjes së pushteteve
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel komentoi deklartën e Bashës, kur tha sot para gazetarëve se ai nuk iu përgjigj dmokratëve që mësynë sot në selinë e PD-së, sikurse ju përgjigj Berisha qytetarëve në 21 janar.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryetarit të PD-së, Hoxha u shpreh se kjo është vetëm një shenjë e nervozizmit të Bashës karshi humbjes së pushteteve që i mendonte të tijat personale.
“Ka filluar të duket nervozizmi i zotit Basha karshi humbjes së pushteteve që i mendonte të tijat personale dhe sa më shumë afrohet dita e referendumit do dëgjoni zotin Basha të bëjë jo këtë deklaratë, që foli me gjuhën e një socialisti dhe jo një demokrati se ka qenë ministër i Brendshëm Basha, në 21 janar.
&n...








