Albania

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe
Albania

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Pas ngjarjes së rënde ku një foshnje u gjet i pajetë i futur ne një valixhe në dollapin e shtëpisë, dalin rezultatet e ekspertizës. Burime pranë insitutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë. Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor. Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.   Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.
Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat
Albania

Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre. Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.     Fushë Arrëz/ Informacion paraprak Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat)...
Tragjike! Mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit në Tiranë, polumbarët në kërkim të trupave
Albania

Tragjike! Mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit në Tiranë, polumbarët në kërkim të trupave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshave 11 dhe 13 vjeç janë mbytur duke u larë. Policia njofton se trupat nuk janë nxjerrë akoma dhe drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e dy të miturve. Bëhet me dije në liqen janë futur për tu larë një grup fëmijësh, ku katër kanë dalë nga uji ndërsa dy prej tyre mungonin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  
Tragjedia në Devoll/ Nëna kryente punët e shtëpisë, ndërsa i mituri konsumoi rakinë në vend të ujit
Albania

Tragjedia në Devoll/ Nëna kryente punët e shtëpisë, ndërsa i mituri konsumoi rakinë në vend të ujit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 2 vjecar humbi jetën mesditën e sotme pasi konsumoi një sasi rakie. Top Channel mëson se i mituri, i seksit mashkull, ka marrë një shishe për të pirë ujë, por në fakt shishja ishte e mbushur me raki. Mësohet gjithashtu se nëna e 2-vjecarit ishte duke kryer punë e shtëpisë, ndërsa e ka gjetur të voglin të shtrirë në dysheme. Familjarët e kanë cuar menjëherë 2-vjecarin në spital, por fatkeqësisht për të ka qenë shumë vonë. Sipas mjekëve, konsumimi i rakisë i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes 2 vjecarit c’ka ka sjellë më pas humbjen e jetës. Njoftimi i policisë Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.     Nga të dhënat e p...
Kapën në flagrancë nusen e djalit me të dashurin, në ndjekje penale vjehrri dhe vjehrra
Albania

Kapën në flagrancë nusen e djalit me të dashurin, në ndjekje penale vjehrri dhe vjehrra

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23- vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit. Përveç dhunimit, familjarët e bashkëshortit e kanë filmuar 23 vjeçaren dhe të gjitha videot janë bërë virale. 23-vjeçarja ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.     Bashkëshorti ishte emigrant në Londër. Kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e kapte nusen me të dashurin.
Shqiptari tenton të përdhunojë polaken që njohu në Facebook: I grisi rrobat dhe i gjuajti me grushta
Albania

Shqiptari tenton të përdhunojë polaken që njohu në Facebook: I grisi rrobat dhe i gjuajti me grushta

Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar pasi akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje polake. Sipas mediave greke polakja ishte njohur me shqiptarin në Facebook dhe pasi kishin folur me njëri-tjetrin e kishte ftuar në shtëpinë e saj. Por në këtë moment ai ka tentuar ta përdhunojë dhe kur vajza ka rezistuar ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe tentoi të arratisej. Por doreza e derës është thyer dhe shqiptari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe është arrestuar, ndërsa vajza është transportuar me autoambulancë në spital. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi rreth orës 23:00. Vajza ka treguar në polici se ajo e kishte ftuar shqiptarin në shtëpinë e saj për të pirë dhe kur po bisedonin papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja refuzoi...
Luftë’ huliganësh në Tiranë/ 12 efektivë në spital, shoqërohen 60 tifozë
Albania

Luftë’ huliganësh në Tiranë/ 12 efektivë në spital, shoqërohen 60 tifozë

Tifozët holandezë dhe italianë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme para finales së Conference League. 60 tifozë janë shoqëruar në polici deri tani, ndërsa 12 efektivë raportohet të jenë në spital. Numri i të lënduarve shkoi në 20, ndër ta12 policë, 4 të rinj shqiptarë, 3 italianë dhe një holandez. Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.     Tifozi holandez do të dërgoheat në Sanatarium, për të shmangur përplasjen mes tifozëve kundërshtarë. Tiranë/Informacion paraprak Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet...
AFP: Historia e nëndetëses shqiptare që refuzon të mbytet!
Albania

AFP: Historia e nëndetëses shqiptare që refuzon të mbytet!

Me një film të dedikuar asaj, duke e çuar në kufijtë e legjendës, 105-sa apo “Stuhia”, është nëndetësja e fundit e mbijetuar nga projekti sovjetik 613 në Shqipëria, e braktisur prej Moskës në ujrat tona në 1961, pas shembjes së marrëdhënieve të saj me Enver Hoxhën. Nëndetësja që refuzon të mbytet, e ka quajtur AFP që është interesuar për fatin e këtij mjeti lundrues kryeneç. E ndryshkur dhe gjysmë e zhytur në ujë në bazën e Pashalimanit, nga ku Rusia dikur shpresonte të vinte nën kontroll Mesdheun, ajo pret që autoritetet të vendosin se c`do të bëjnë me të. Kapiten Sabri Gjinollari: Baza e Pashalimanit ka pasur gjithmonë një rëndësi të madhe për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik, pasi ndodhet në hyrje të Kanalit të Otrantos, nga ku mund të kontrollohet i gjithë tr...