Albania

Dy vizita, një infektim, virusi përhapet me shpejtësi! Gati 50% shkalla e dyshimeve dhe e zbulimit
Albania

Dy vizita, një infektim, virusi përhapet me shpejtësi! Gati 50% shkalla e dyshimeve dhe e zbulimit

Vala e 7 e pandemisë e shkaktuar nga nën variantet e reja e të Omicron, po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri. Nëpër qendra shëndetësore po ndihet rritja e fluksit pasi 1 në dy paciente që shkon për tu testuar rezulton pozitiv, ndërkohë që ka shumë te tjerë të cilët edhe pse janë me covid, nuk shkojnë për t’u testuar  pasi i justifikojnë simptomat me luhatjen e temperaturave gjatë fundjavës që lamë pas, duke mos u distancuar nga të tjerët, e duke e përhapur më shumë virusin. Nën variantet  e reja të Omicron duket se kanë ndryshuar edhe simptomat krahasuar me vetë omicronin . Tanimë pjesac me madhe e personave të prekur kalojnë temperaturë të lartë, por qe zgjat vetëm pak ditë.     Sipas mjekes Violeta Kacori, ka shumë raste te cilët rezultojnë me tampon...
Rikthehet i nxehti ekstrem, me Europën “përvëlohet” dhe Ballkani!
Albania

Rikthehet i nxehti ekstrem, me Europën “përvëlohet” dhe Ballkani!

Temperaturat mbytëse po rikthehen në disa pjesë të Europës, e cila sa po e merrte veten nga vala e pazakontë përvëluese e kohëve të fundit. Thatësira të mëdha e zjarre pyjore kanë pllakosur Spanjën e Portugalia, ndërsa zhiva e termometrit shënoi rritje edhe në Francë e Mbretërinë e Bashkuar. Piku i temperaturave atje pritet të enjten; autoritetet franceze po mendojnë të anulojnë spektaklin tradicional me fishekzjarrë të ditës së pavarësisë nga frika se kjo mund të shtojë rrezikun e zjarreve. Valët e të nxehtit thotë BBC, po bëhen më të shpeshta, më intensive e më të zgjatura, dhe kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike. Planeti është ngrohur tashmë me 1.1 gradë Celsius që prej fillimit te erës industrial. The Guardian thotë se në disa pjesë të gadishullit Iberik, janë mb...
Petkoviq ndalohet të hyjë në Kosovë
Albania

Petkoviq ndalohet të hyjë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se edhe sot, njëjtë si dje, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Kryenegociatori i Serbisë në dialog thotë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi. “Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, deklaroi ai për TV Pink. Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.     “Ardhja ime sot në Konçul është para së gjitha...
Tragjike në Greqi! Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, babai ishte duke punuar
Albania

Tragjike në Greqi! Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, babai ishte duke punuar

Një djalë tre vjeçar, shqiptar, është mbytur në një pishinë në fshatin Pazinos të Akrotirit, në Greqi. Fëmija, sipas informacioneve, ndodhej pranë pishinës me të atin me origjinë shqiptare, i cili po punonte. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë dhe është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më vonë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka gjetur vogëlushin në gjendje kome. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimi dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë.
962 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit/ 33 të prekur në spital, ndërron jetë 84-vjeçarja nga Tirana
Albania

962 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit/ 33 të prekur në spital, ndërron jetë 84-vjeçarja nga Tirana

Vendi ynë sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar të prekur 962 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 404 qytetarë në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogoz...
Albania

Vetëvritet me armën e shërbimit 54-vjeçari në Delvinë

Eduard Beqiri, polic në komisariatin e Delvinës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ai punonte prej vitesh si efektiv sigurie në objekte publike ndërsa së fundi është parë të kishte gjendje psikologjike të rënduar. Dëshmitë paraprake flasin për marrëdhënie të komplikuara familjare. 54 vjeçari Beqiri ishte i martuar dhe familja e tij jetonte mes Gjirokastrës dhe Delvinës e kushtëzuar edhe nga pozicioni i tij i punës. “Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, sipas policisë.   Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për z...
Koncesioni i laboratorëve mjekësorë nën hetim për korrupsion
Albania

Koncesioni i laboratorëve mjekësorë nën hetim për korrupsion

Nga Aleksandra Bogdani, Reporter.Al Në fund të muajit maj, në telefonët celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mbërriti një urdhër me mesazh, përmes së cilit u kërkohej që të mos referonin analiza për pacientët e tyre, me përjashtim të rasteve tejet urgjente.     “Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët, që deri më datë 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me Kod të Kuq,” shkruhet në mesazhin e publikuar në media. Prej muajsh, lajmërime të ngjashme nuk janë të rralla edhe për mjekët e familjes, shërbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale të vendit. Presioni mbi sistemin shëndetësor vjen si pasojë e kontratës koncesionare të laboratorëve mjek...
Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, nën hetim autori në Vlorë
Albania

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, nën hetim autori në Vlorë

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një preson, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Policia bën me dije se personi nën hetim ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.