Trondit me deklaratën vëllai i Pëllumb Metës: Blerina më ka vrarë dhe nënën, vdiq papritur!
Vëllai i Pëllumb Metës ka hedhur dyshime duke thënë se vëllanë e vrau bashkëshortja e tij, Blerina Meta.
Ai theksoi se për këtë të fundit është i bindur se ka vrarë dhe nënën e tij pak vite më parë.
Mes tjerash ai tregoi se familja e tij me familjen e të vëllait Pëllumb Meta, nuk kishin hyrje dalje dhe sipas tij shkak për këtë është bërë po Blerina.
Vëllai i viktimës tregoi dhe rastin kur Blerina kishte ikur nga shtëpia e burrit dhe kishte shkuar të shtëpia e prindërve për t’u kthyer pak ditë më vonë.
“Nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur burrin. Ka dashur t’i vras të dy. Se ca halli ka pasur nuk e di. Nusja e Pëllumbit nuk na respektonte. Vëllai nuk është ankuar asnjëherë për nusen.
Nuk kam shkua...








